
Sokol Kondi
Do të jetë e vështirë me sa duket që të ketë një qëndrim të përbashkët dhe të gjithëpranuar mbi situatën ekonomike në vend.
E vetmja gjë që mund të bëhet është të vëmë përballë ato që raportohen nga institucionet e specializuara dhe sondazhet e pavaruara nga institucione të besueshme, me deklaratat politike të ministrisë dhe të aleatëve politikë të saj.
Nga ato që ka thënë ministri por edhe një diplomat i rëndësishëm i huaj në Shqipëri, rritja ekonomike dhe klima e biznesit vazhdojnë të jenë në rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Edhe Instat gjithashtu ka raportuar për një rritje të eksporteve, por edhe të importeve.
Deri këtu duket gjithçka në rregull. Për shembull është thënë se është rritur ekonomia 1.9% dhe ka qenë 2014 një nga vitet më të vështirë ekonomikë për të korrektuar atë që u la pas dhe do duhet akoma edhe një vit tjetër për të korrigjuar atë që është bërë në 8 vite rresht të qeverisjes së kaluar.
Doza e optimizmit është shtuar edhe më tepër kur nga një partner i rëndësishëm dhe mik i Shqipërisë është deklaruar se “…klima e biznesit këtë vit (është) më e mirë se vjet apo parvjet… dhe ky është një lajm i madh”. Sipas këtij optimizmi, një gjë të tillë e tregon rritja e indeksit të biznesit dhe se për këtë duhet vlerësuar qeveria shqiptare dhe ministrit Ahmetaj që kanë mbështetur bizneset.
Por nuk e mendon kështu për shembull Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHA).
Sipas saj, në bazë të një sondazhi të kryer, vetëm 23 % e bizneseve deklarojnë se situata e tyre është përmirësuar, ndërkohë që në vitin 2014 kjo shifër arrinte në 36 %. Për 48 % të të anketuarve situata ka qëndruar e pandryshuar, ndërsa 29 % e tyre e shohin si të përkeqësuar.
Kë të besojmë, gjermanët, amerikanët, apo shqiptarët? Zgjedhja është e lirë, fatmirësisht.
Shqiptare është për shembull Banka e Shqipërisë, sipas të cilës treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 4.6 pikë në tremujorin e parë të vitit 2015, duke frenuar kështu prirjen rritëse, të regjistruar që prej tremujorit të katërt të vitit 2013. Treguesi qëndroi mbi mesataren historike gjatë tre tremujorëve paraardhës, por aktualisht është 0.5 pikë nën mesataren afatgjatë.
Ky tregues përfshin sektorë të rëndësishëm të ekonomkisë si Industria, Tregtia, Shërbimet dhe besimi i konsumatorit, besimi i të cilave ka shënuar rënie, me ndërtimin që kryeson me 5.2 pikë përqindje, i ndjekur nga tregtia me 4 pikë përqindje.
Për ta myllur më konkretisht me tregtinë, sikurse përmendëm më lart, treguesit e eksporteve dhe importeve kanë shënuar të dy rritje gjatë muajit mars 2015, si në krahasim me të njëtin muaj të një viti më parë, ashtu edhe me muajin paraardhës të këtij viti. Megjithatë është rritur edhe defiçiti tregtar i këtij muaji, që rezulton në masën 22 mld lekë, duke u rritur me 3.7% krahasuar me marsin 2014 dhe 7.2% në krahasim me shkurtin 2015.
Dhe nuk duhet harruar se rritja ekonimike prej 1.89%, është gjithsesi më e ulët se sa parashikimi i qeverisë dhe FMN-së për rritje 2.1 për qind.
Ç’të thuash, e vërteta qëndron në mes, apo qëndron tek ekspertët dhe jo te politikanët?
2- Turizmi përdor mjetet e NATO-s për shëtitje
Në datat 28-31 gusht ka mbërritur në Shqipëri një shoqatë e agjencive të huaja të turizmit, e cila sipas Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) është elitare.
Mirëpo, sipas KLSH, sikurse është referuar nëpër media, të cilat janë cituar dhe nga APPA, udhëtimi i rreth 30 shtetasve të huaj për në vendin tonë është mbuluar financiarisht nga AKT, në shkelje të ligjit, i cili nuk e parashikon një gjë të tillë.
Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë.
Por nuk mbaron me kaq. Qeveria aktuale me të drejtë lëshoi kritika të forta ndaj qeverisë së kaluar për përdorimin e disa helikopterëve të Forcave Ajrore shqiptare, të cilat kishin përfunduar si dekor i një kënge RnB nëpër televizionet lokale. Këto mjete përdoren për qëllime ushtarake dhe misione të fisme paqeruajtëse dhe humanitare në kuadër të NATO-s nëpër botë dhe që kushtojnë miliona euro.
Por turizmi (AKT) i qeverisë së re ka mundur të shkojë edhe përtej kësaj, duke përdorur mjetet (anijet) e Rojes Bregdetare shqiptare për shëtitje turistike të shtetasve të huaj.
Në asnjë ligj nuk parashikohet një gjë e tillë. Përkundrazi, roli i Ushtrisë Shqiptare dhe i Forcave të Armatosura është krejt i ndryshëm. Ai ka lidhje me qëllime ushtarake, me mbrojtjen kombëtare dhe me dhënien e ndihmës civile, por kurrësesi me dëfrimin dhe shëtitjen e shtetasve shqiptarë apo të huaj.
Me këtë shkelje, nuk mund të ngarohet gjithsesi vetëm turizmi, i cili nuk i ka të reja aventura të tilla, siç ka raportuar një televizion kombëtar së fundmi, por edhe vetë elita ushtarake e cila e ka lejuar një gjë të tillë ë të ndodhë.
Referime
http://www.mapo.al/2015/04/rritja-ekonomike-2014-qe-poshte-pritshmerive
http://www.mapo.al/2015/04/banka-e-shqiperise-ndjesia-ekonomike-ne-ulje-4-6-pike
http://www.monitor.al/diha-situata-aktuale-e-bizneseve-nuk-inkurajon-investime-te-reja/
http://www.ekonomia.gov.al/al/neësroom/lajme&page=2&page=1
http://www.mod.gov.al/index.php/ministria/baza-ligjore/roja-bregdetare-shqiptare
http://www.aaf.mil.al/index.php/komanda-e-fd/133-misioni-dhe-detyrat/178-misioni-dhe-detyrat
http://www.mod.gov.al/images/akteligjore/rojabregdetare/3.pdf
http://albania.al/content/nta-brings-elite-ëorld-tourism-albania
https://www.youtube.com/ëatch?v=4_pCX2G_pëc
https://www.youtube.com/ëatch?v=rsPRkrt8hMU
Agjencia e Turizmit, ja si vidhen paratë e shtetit me biletat e udhëtimeve…