Rigels XHEMOLLARI, Msc
Çfarë ofruan partitë për rininë dhe arsimin në fushatën zgjedhore 2017?
Partitë politike në Shqipëri përbëhen nga baza e partisë dhe organizatat partnere që janë forumi rinor dhe forumi i gruas. Këto forume zhvillojnë zgjedhje, krijojnë struktura dhe përfaqësojnë rininë si pjesë integrale e partisë. Ndërtimi i listave nga kryetarët e partive këtë radhë solli edhe delegjitimitet të përfaqësimit të forumeve rinore në listat e kandidatëve për deputete. Nëse i referohemi rezultatit të 2013 dhe pritshmërive që kanë secila parti për kandidatët e sigurt apo të mundshëm rezulton se Partia Demokratike nga 145 anëtarë të Këshillit Kombëtar, 4 nënkryetarë, të gjithë sekretarët e FRPD nuk ka përfshirë në listën e deputetëve të mundshëm asnjë anëtar potencial për tëqenë deputet i kuvendit të Shqipërisë. Por Basha kishte bërë një premtim se 35 % e deputetëve do të ishin të rinj dhe këtë e justifikoi duke përfshirë në lista njerëz pa asnjë kontribut apo lidhje me strukturat e forumit rinor, fakt që deformon përfaqësimin rinor dhe delegjitimon zgjedhjet brenda strukturave të tyre. Partia Socialiste, me përjashtim të ish-kryetares së FRESSH, rivalizon PD duke mos përfshirë asnjë nga strukturat e zgjedhura nga një proces që zgjati gati një vit me reklama dhe përdorime politike nga drejtuesit e PS duke e promovuar FRESH Voice si procesi që do na sjellëliderët e rinj. Rezultati është 0 të rinj të strukturave të FRESSH kandidatë të mundshëm për deputetë në 25 qershor.
Premtimet e partive për arsimin–Premtimet e partive në lidhje me arsimin lënë për të dëshiruar sa i takon përmirësimit cilësor të sistemit. Partia socialiste premton se do të ndërtojë më shumë shkolla profesionale dhe të përgjithshme duke përfshirë edhe bizneset private në ndërtimin e tyre, në modelin e 3 P-ve. Ky premtim në themel është më shumë infrastrukturor sesa tekniko – politik. Gjithashtu PS nuk ka një vizion të qartë për reformën në arsimin e lartë ku dhjetëra akte nënligjore që kanë bllokuar reformën në arsim nuk u miratuan në 4-vjet. Partia Demokratike premton drekë falas për nxënësit e të gjitha shkollave të mesme dhe 9-vjeçare. Ky është një premtim absurd në një situatë ku shkollave u mungojnë gjerat elementare si ngrohja, rruga, bankat e ambientet në ato me dy turne. PD kapërcen gjithë këto problematika për të investuar nëndërtimin e kuzhinave. Përtej kësaj edhe nëse gjenden fondet kjo ngjan më shumë me një politike të majtë. Sa i takon arsimit të lartë, lideri i PartisëDemokratike ka deklaruar se ditën e parë të qeverisjes së tij do të shfuqizojë ligjin e arsimit të lartë, duke e cilësuar si klientelist por nuk është ende e qartë në asnjë deklaratë apo dokument të shkruar se kush është alternativa e PD për arsimin e lartë.
Premtimet e partive për punësimin e të rinjve -Një risi e premtimeve të PD sepse nuk mund ta quajmë dot program politik, është edhe mbështetja monetare e studentëve pas mbarimit të universitetit për të kryer praktika pune. Ka një element pozitiv, problem mbetet financat e pamjaftueshme për ta realizuar. Partia Socialiste këtë fushatëështë me këmbë në tokë duke pranuar edhe dështimin e premtimit për 300.000 vende të reja pune, premton se 4-vjetarin e ardhshëm do të risë me vetëm 5% numrin e tëpunësuarve të rinj deri në 20 vjeç. Por ajo që bie në sy tek të dyja partitë është mungesa e platformave të studiuara dhe të shkruara për këto premtime, pasi mos-lidhja me buxhetin e shtetit dhe vizionin ekonomik të dinamikës së taksave i bën të pabesueshme ofertat e secilës palë politike. Programi i LSI për punësimin e tërinjve nuk ka ndonjë risi ndryshe nga partitë e mëdha, përveç elementëve të cilat i ka aplikuar gjatë vitit 2015 – 2017 bashkia Tiranë të cilat ndihmojnë të rinjtë për të hapur një biznes “Start Up” me grant qeveritar dhe mbështetjen e bizneseve që punësojnë të rinj me lehtësi taksash. Ka dy elementë të paqartë në këtë premtim. E para nuk dihet ende kush quhet i ri, pra mosha e personit që do përfitojë nga programet politike dhe nuk është i qartësërish burimi i financimit nga buxheti i shtetit, çfarë do hiqet dhe si do të shtohet.
Prandaj për ta përmbledhur tëtrija këto parti premtojnë ide që ja vjedhin njëra tjetrës por që nuk ndërtohen mbi bazën e një programi të ndërtuar mbi studime të posaçme dhe matje afatgjata. Oferta politike e 2017 i gjen të rinjtë larg demokracisë përfaqësuese, në cepat e programeve elektorale dhe në krye të dekorit promocional të partive.
[1]http://kandidatet2017.cec.org.al/Results/LocalAssembly?cs=en-US&r=r&rd=r14