- Kur harrnohet bujqësia
Tashmë na është bërë e zakonshme që kryeministri i vendit të flasi mbi çdo temë të mundshme me shumë pathos. Sigurisht që mungesa e kësaj të fundit do të ishte e çuditëshme për një vend agrokultutor si vendi ynë, ku marrë shkak nga të dhënat që kemi, bujqësia është sektori më i rëndësishëm i vendit. Megjithatë, ajo që na bën përshtypje është se kushdo që shkruan fjalimet e kryeministrit e ka bezdi të madhe të lexojë materiale që i kalojnë një faqe nga ajo çfarë shfaqet në motorët e kërkimit. Edhe në këtë rast kemi patur të bëjmë me një “lajthitje” në komunikim të kreut të qeverisë. Në takimin me fermët të bërë gjatë ditëve të fundit nëpër Shqipëri, kryeminsitri Edi Rama, është shprehur: “ Bujqësia rurale”. Si mund tia shpiegojmë kryeministrit që bujqësia është vetëtm e tillë dhe jo urbane[1]?! Në të njëjtin takim të bërë me elektoratin, kryemisnitri nuk harroi te sugjerojë se cilat media ndërkombëtare, fermerët duhet të lexonin. Dhe sigurisht që në atë takim nuk u përmend asnjë gjë konkrete për reformat në bujqësi dhe as fondet e dhëna nga Banka Botërore dhe Bashkimi Europian për të mbështetur këtë sektor të ekonomisë.
Prandaj dhe vendimi i miratuar në datën 26 tetor lë vend për të dëshiruar. Vendimi për rishpërndarjen e fondevepër buxhetin e vitit 2016 në sektorin e bujqësisë është jo vetëm i cekët por edhe diskriminues për këtë sektor.
“1. Programit buxhetor “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”, i shtohen 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë, shpenzime korrente, për financimin e Urdhrit të Mjekut Veterinar.
- Programit buxhetor “Zhvillimi rural duke mbështetur bujqësinë, blegtorinë, agroindustrinë dhe marketingun”, i pakësohen 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë, shpenzime korrente, nga skema mbështetëse për bujqësinë.”
Kjo lëvizje paralele e pa shpjeguar dhe e paarsyeetur se përse po bëhet dhe ku dëshiron të çoje rezultate, duket edhe kësaj here si një nga “çorbat” e rradhës.
- Financojmë të huajt për të na dhënë mend.
Një vendim tjetër jo më pak diskriminiues dhe dashakeqës, ka qenë po vednimi i së njëjtës datë por që kësaj here ka të bëjë me portin e Karpenit. Projekt ky që nuk ka hedhur dyshime të forta për qëllimin dhe mënyrën e investimit. [2] Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, qeveria jonë akordon fonde për këshillimin e të huajvë ndërkohë që këto fonde ja heq buxhetit për sektorin e zhvillimit të turizmit. Më poshtë gjendet vednimi i plotë, ku edhe në këtë rast ka një hije të madhe dyshimi. Për më tepër kur tashmë refreni për pagesën e të huajve dhe largimit të tyre me ceremoni nga vendi, kemi kohë që ja u dëgjojmë këngën.
- Në buxhetin e vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, bëhet rishpërndarje e fondit, ndërmjet programeve, si më poshtë vijon:
- a) Në programin “Planifikim, menaxhim, administrim” shtohet fondi prej 40 000 000 (dyzet milionë) lekësh, përkatësisht: 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në zërin “Shpenzime korrente” dhe 26 000 000 (njëzet e gjashtë milionë) lekë në zërin “Shpenzime kapitale të brendshme”. Fondi prej 26 000 000 (njëzet e gjashtë milionë) lekësh të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të konsulentëve të huaj që do të bëjnë studimin dhe vlerësimin ligjor e financiar për projektin “Projektimi, ndërtimi, operimi, mirëmbajtja dhe menaxhimi i portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike”.
- b) Në programin “Mbështetje për zhvillim ekonomik” pakësohet fondi prej 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”.
- c) Në programin “Zhvillimi i turizmit” pakësohet fondi prej 26 000 000 (njëzet e gjashtë milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale të brendshme”.
- Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
[1] Nga takimi me fermerët e Shishtavecit http://opinion.al/gjithologu-rama/
[2] Dyshimet mbi investimin ne portin e Karpenit http://exit.al/2016/07/26/projekti-i-portit-te-karpenit-delir-vjedhje-apo-thjeshte-paaftesi/