![Jona Hoxhaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Jona-235x300.jpg)
Jona Hoxhaj
1- Ringjallja!
Shtatori, ndryshe nga muajt e kaluar, gjeti MMP dhe ministren Felaj më aktivë në media e në Parlament.
Fillim i punës nisi me 1 shtator, kur MMP, në faqen e saj zyrtare, na lajmëroi se Ëeb faqja e tyre mbahet vullnetarisht nga ta dhe informacionet për punën e tyre duhet të kërkohen me email. Faleminderit MMP-së që mori mundim të përgjigjet, pas gjithë këtyre muajve përpjekje për të gjetur informacion! Kritikat dhe pikëpyetjet për punën e MMP-së ndihmuan që ata të aktivizohen dhe të vënë në lëvizje motorrët e tyre!
Mund të aludohet se dhe punojnë “vullnetarisht” ndoshta, siç e mbajnë Ëeb faqen, prandaj nuk i japin shumë rëndësi punës së tyre… Përveç kësaj, në faqen zyrtare të MMP-së gjatë shtatorit u lajmërua dhe për Konferencën e Kryetarëve e gjithashtu u uruan dhe nxënësit që filluan vitin e ri shkollor! Stafi i MMP-së, i përbërë nga ministrja vetë, që e quan veten më shumë si një Sekretare shteti dhe 3 Këshillëtarët e saj, siç i quan ajo, filluan të ringjallen pas pushimeve verore, që nisën në pranverë!
Në një nga daljet e saj publike Znj. Felaj thotë se ministria për Marëdhënie me Parlamentin akoma nuk është e perceptuar në Shqipëri ashtu siç duhet dhe ajo po lufton dhe pothuajse ka arritur objektivin e saj që të pozicionojë atë ashtu sic duhet! Përkundër faktit që pyetja për objektivat dhe aktivitetet e saj ditore ishin kryefjala e intervistës, ajo refuzonte me diplomaci të përgjigjej, duke dhënë informacione të përgjithshme për menaxhimin e takimeve të Këshillave të ndryshme me ministrat, sikur ajo është mbajtëse axhendash! Shpresoj të kenë objektiva vërtet dhe të jenë pothuajse duke i përmbushur… Gjithashtu ndoshta dhe janë syri i Kryeministrit, siç thotë ajo…
2- Edhe Qeveria ndihmojë Felaj-n për t’u dukur!
Ministrja Felaj prezantoi draftin për Legjitimitetin e personave që emërohen, zgjidhen dhe ushtrojnë funksione publike para parlamentit. Projektligj që lidhet me dekriminalizimin e personave që punojnë në Institucionet Shtetërore. Kjo dalje e saj para parlamentit bëri që Znj. Felaj të ishte aktive në media dhe të fliste për këtë draft ligj.
Referencat:
Web Faqja Zyrtare e MMP. Shtator 2015.
http://www.marredhenietmeparlamentin.gov.al/al/neësroom/lajme/njoftim1441284839
Channel 1. Emisioni Debati. Shtator 2015
https://www.youtube.com/ëatch?v=0Vmo4gkUyZ4
Top Channel Albania. Lajme 00:00. Shtator 2015.
https://www.youtube.com/ëatch?v=slO9fCS22ëo