![](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Blerina-Lalla.jpg)
Blerina Llalla
1- Shtator i punës apo reflektiv?
Në muajin Shtator 2015 ç’lajm vjen nga MIAP?
Ajo që kemi mundur të mësojmë nëpërmjet mediave ka qenë lakimi i ministres Harito mbi qëndrimin gjatë dy seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku shfaqej duke mbajtur kufjet për të mos dëgjuar diskutimet gjatë seancës; arsyet i ka bërë të ditura për mediat e shkruara vetë Ministrja.
Nëse do të shohim ëebsajtin e Kësaj Ministrie nuk do të gjejmë më tepër se një postim mbi miratimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin 10273, datë 29. 04. 2015 ‘Për dokumentin elektronik”, të hartuar nga Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik, agjenci në vartësi të MIAP. Ligji që krijon kuadrin e duhur ligjor pëe vertetimin e kopjeve në letër të dokumenteve elektronike nëpërmjet teknologjive inovative në Republikën e Shqipërisë dhe posaçërisht kodit dydimensional.
Projektligji vjen në kuadrin e përmbushjes së programit të qeverisë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në sektorin publik dhe verifikimit të cilësisë së tyre nëpërmjet teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Nga informacioni i publikuar mësojmë se ligji është hartuar duke iu referuar modeleve të aplikuara në vendet e BE-së. Lehtësirat që do të krijojnë janë të konsiderueshmë. Siguria që ofron teknologjia e kodit dydimensional është e lartë: Integriteti dhe autenticiteti i përmbajtjes së kodit dydimensional garantohet nga teknikat e gjenerimit dhe kodimit të informacionit të paracaktuara në standarde ndërkombëtare.
Miratimi i këtij ligji thuhet se do të sjellë tashmë lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga të gjitha institucionet shtetërore, që mund ta përdorin për vetë qytetarët shqiptarë. Pra gjendemi përballë vijueshmërisë së proçeseve të konkretizimit të projekteve mbi shërbimet inovative dhe lehtësuese për qytetarët, por më tepër? S’ka asnjë të re tjetër. Ndërkohë që s’mund të harrojmë se MIAP duhet të jetë modeli i teknologjisë, transparencës dhe inovacionit, që synon të aplikojë dhe promovojë, pasi ia kërkon vetë karakteri institucional dhe profili i punës.
2- Asnjë lajm nga Administrata Publike?
Që prej ditës së marrjes në drejtim të kësaj ministrie, sikurse e kemi përmendur dhe në raporte paraardhëse të muajve të shkuar, është folur shumë mbi reformën në Administratë. Se si po vijojnë konkretisht këto proçese është disi jo e lehtë për t’u verifikuar. Janë ndërmarë iniciativa, të mbështetura dhe nga ndërkombëtarët, por ende nuk kemi një raportim konkret. Për këtë mjafton të shohim dhe vetë ëebsajtin e DAP, ku raporti i fundit i publikuar daton 2013. Asnjë raport nga ky institucion kaq i rëndësishëm për vendin tonë në 2014 e në vijim. Asnjë publikim, asnjë statistikë konkrete, gjë që çon në rritjen e hijes së proçeseve të transparencës përgjatë proçedimeve përkatëse dhe arritjeve të realizuara deri më sot.
Nuk mund të harrojmë të përmendim që, pas njoftimeve të muajve paraardhës mbi shpalljen e 300 vendeve të lira në lira në administratë, kemi konstatuar se për rreth dy javë ëebsajti i DAP ka qënë totalisht i paaksesueshëm, pasi nuk ishte funksional. A është ky një rast lehtësimi për aplikantët, apo ata që duan të informohen rreth mundësive të punësimit në Administratën Publike? Natyrisht që jo. Sikurse kemi përmendur dhe në raportet parardhëse, për ne shqetësim mbetet mënyra e funksionimit të DAP dhe mënyra e proçeseve aplikuese e selektuese. Sa efiçente janë këto nisma?
Kjo, sepse, nëse do të flisnim me qytetarë të ndryshëm, punonjës apo ish punonjës të administrates, problem mbetet transparenca e këtyre konkurimeve, nga ku në pjesën më të madhe flasin për konkurse fiktive dhe formale, pasi vendet mund të jenë zënë që para publikimit të shpalljeve për konkurentë. Prandaj, sipas kontestimeve nga ana e vetë qytetarëve, mund të themi se situata mbetet ende kritike apo e paqartë, pasi nuk gjendemi ende në kushtet e uljes së nivelit të papunësisë në vend. Gjë që mund të sjellë mendimin se nuk po arrihet ende të luftohet konkretisht nga ana institucionale tkurrja e fenomeneve si militantizmi, mitëmarrja etj. Kështu që, referuar konstatimeve, progresi dhe reforma ne AP e më gjerë vijon të mbetet një sfidë e hapur dhe problematikë aktuale. Raportimet mbi një mosmenaxhim të mirë të proçeseve selektive dhe kompetitive, si dhe mungesa e transparencës nga ana institucionale nëpërmjet proçedimeve online, sjell një hije dyshimi mbi respektimin e kritereve dhe meritokracisë.
Referenca:
http://www.inovacioni.gov.al/al/neësroom/lajme