![Elena Pici](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/02/Elena-300x300.jpg)
Elena Pici
*Muaji Shkurt ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në organizimin dhe kompetencat e kësaj Ministrie duke përfshirë edhe sektorin e Turizmit.
Ne miqësi me rajonin dhe jo vetëm…
Muaji Shkurt ka qenë muaji i takimeve të ministrit Ahmetaj me disa homologë nga rajoni. Sipari ishte takimi i datës 5 Shkurt 2015 me Zv. Kryeministren dhe Ministren e Ndërtimit, Transporteve dhe Infrastrukturës të Serbisë, Znj. Zorana Milajloviç. Vizita zhvillohet në kuadër të procesit të iniciuar në Berlin, me qëllim interkontektivitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimit, të dy delegacionet ranë dakord që të punohet mbi një dokument të përbashkët mbi projektet rajonale, i cili do t’i prezantohet Komisionit Europian nga vendet e rajonit.
Takimet vijuan me atë të datës 9 Shkurt 2015 me Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë z, Bekim Neziri. Dy delegacionet kanë diskutuar çështje me rëndësi për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, rritjen e shkëmbimeve tregtare, nxitjen e investimeve, zhvillimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit, shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme që secili nga vendet ka pasur por edhe mbi çështje më specifike si riaktivizimi i Komisionit të Përbashkët për Ekonominë. Vizitat zyrtare ne Tirane i pasoi Ministrin e Ekonomisë së Malit të Z. Vladimir Kavaric. Palët në takim theksuan se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë më në konkurrencë me njëri-tjetrin, por të gjithë si bashku si një rajon dhe treg i unifikuar duhet të konkurrojnë vendet e BE dhe më gjerë. Gjatë takimit, u theksua nevoja e marrëdhënieve te mira ekonomike mes dy vendeve dhe nevojën për rritjen e volumit të shkëmbimeve tregtare, inkurajimin e investimeve dypalëshe dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e turizmit. Pas gjithë takimeve zyrtare në Tiranë, ministri Ahmetaj udhëtoi ne fund te muajit Shkurt drejt Berlinit, ku dhe u takua me Zv. Kancelarin gjerman, Sigmar Gabriel. Ky i fundit konfirmoi se Autostrada e Kaltër, një projekt tejet i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin, jo vetëm për konektivitetin por edhe për dimensionin e ri që i jep zhvillimit ekonomik dhe të turizmit në rajon, do të ketë të gjithë mbështetjen e Qeverisë Gjermane për të marrë financime nga Komisioni Europian. Autostrada e Kaltër, ose Adriatiko-Joniane lidh disa shtete si Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria e deri në Greqi dhe konsiderohet një urë tejet e rëndësishme lidhjeje e rajonit me Bashkimin Europian Vizita u mbyll me forumin e biznesit me kompanitë shqiptare dhe gjermane të Landit, ku Ministri Ahmetaj prezantoi para bizneseve të pranishme mundësitë dhe avantazhet e investimit në Shqipëri. Një forum i ngjashëm, me një pjesëmarrje të gjerë biznesesh gjermane do të zhvillohet në Tiranë në muajin shtator.
Në te gjithë këtë kontekst, muaji do të mbyllej me një tjetër takim të rëndësisë se larte ne zemër te Bashkimit Evropian, ne Bruksel, ku ministri Ahmetaj firmosi marrëveshjen COSME, program që synon rritjen e konkurrueshmërisë dhe inovacionit të bizneseve të vogla dhe të mesme. Pas firmosjes së Marrëveshjes, Komisionerja Bienkowska i uroi mirëseardhjen Shqipërisë në grupin e vendeve që mund të përfitojnë nga fondet e Programit COSME. Sa i përket programit dhe politikave të SME-ve, Bienkowska shtoi se “Aksesi në financë mbetet një nga problemet kryesore me të cilat përballen SME-të. Unë dëshiroj që të përdorim mundësitë për financim që ky program ofron, në mënyrë sa më efiçente për të mbështetur SME-të dhe në të njëjtën kohë, të marrim ide prej vetë bizneseve lidhur me mënyrën më të mirë për t’i promovuar ato”.