![Endrit KAPAJ, LLM](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/E.-Kapaj-300x300.jpg)
Endrit KAPAJ, LLM
1-Drejtësia dhe presioni politik.
Në përgjigje të interesit të medias lidhur me qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani mbi vendimet e Gjykatës së Tiranës, përfshirë edhe atë për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Haki Çako, Ministri Manjani bën me dije se këto janë çështje të zbatimit të ligjit dhe nuk mund të komentohen nga ana e tij, sikurse edhe ligjërimi politik nuk do të ndihmonte aspak për ecurinë e çështjes. [1]Megjithatë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, rikthehet të ushtrojë detyrën e tij, për shkak se Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin e Gjykatës se rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga ana e Qeverisë, u konstatua një qëndrim tejet agresiv ndaj gjyqtarëve të cilët gjykuan çështjen. Ky qëndrim, u shoqërua me akuza për korrupsion ndaj gjyqtarëve, të cilët jo se janë engjëj por ne frymën e ndarjes së pushteteve në vendet demokratike, akuza dhe qëndrime të tilla shkelin hapur parimet kushtetuese.
2- Ndërmjetësimi dhe Arbitrazhi, potenciale të pashfrytëzuara në shërbim të qytetarëve.
Në Strategjinë e Sektoriale për Reformën në Drejtësi , autoritetet shqiptare janë duke synuar mënyra më të shpejta, efektive , të thjeshta dhe shpesh më pak kontradiktore të zgjidhjes së konflikteve dhe mosmarrëveshjeve.[2]
Zgjidhja e alternative konflikteve duhet të shihet si një pjesë integrale e çdo sistemi modern të drejtësisë civile. Qytetarët duhet dhënë një sërë opsionesh për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në një mënyrë që më së miri i plotëson interesat dhe qëllimet e tyre.
Zbatimi në praktikë e metodave alternative do të sillte:
- Përmirësimin e qasjes në drejtësi
- Reduktim të proceseve gjyqësore të prapambetura ,
- Reduktim të formaliteteve dhe kompleksitetit të proceseve ekzistuese ,
- Rritje të besimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve , etj.
Miratimi i ligjit të ri “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve “, në Shkurt 2011 ka krijuar mundësi më të gjera për ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit , si një qasje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë gjykatës . Sipas ligjit për ndërmjetësim ,shërbimi i ndërmjetësimit mund të ofrohet për kontestet civile , familjare dhe ato penale .
Ndërkohë, pak ose aspak është bërë në drejtim të arbitrazhit. Kur ky I fundit do ti shërbente mjaft komunitetit të biznesit, duke pasur parasysh se arbitrazhi është një alternative për të zgjidhur jashtëgjyqësisht konfliktet me natyrë tregtare. Progres Raporti I vitit 2015 I BE-se thekson se[3]:
“Nuk është konstatuar përparim në drejtim të paanësisë dhe është bërë progres i kufizuar në lidhje me efikasitetin e gjyqësorit. Menaxhimi i gjykatave mbetet i dobët për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe financiare, në mënyrë të veçantë në gjykatat e shkallës së parë të rretheve. Numri i rasteve gjyqësore vazhdon të mbetet problematik.
Nuk ka sistem ankesash në vend për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet konsumatorëve dhe ofruesve të shërbimeve , edhe pse ka disa mekanizma për zgjidhjen e tyre jashtë gjykatës, siç është arbitrazhi.”
Bazuar në eksperiencat e vendeve të tjera, si dhe nga identifikimi I nevojave gjithmonë e në rritje nga komuniteti I biznesit për procesin e arbitrazhit tregtar, janë identifikuar sfidat e mëposhtme për zgjidhje:
-Miratimi I draft-ligjit “Mbi arbitrazhin” si dhe akteve nënligjore për te mundësuar ofrimin e shërbimit mbi bazë ligjore, si dhe përgatitjen e ekspertëve të fushës. Ky draft-ligj është hartuar ne konsultim të gjerë me grupet e interesit si dhe me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.
– Rishikimi i praktikes ligjore, vendimeve gjyqësore, ne përputhje me konventat ndërkombëtare për arbitrazhin të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
– Rritja e ndërgjegjësimit të publikut , për të kuptuar më të mirë shërbimin e arbitrazhit , si një alternativë ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve .
– Përfshirja e një numri më të madh të grupeve të interesit si: komuniteti I biznesit, Dhomat e rajonale apo kombëtare te biznesit, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, Gjyqtarë, Magjistratë, komuniteti I gjerë I juristëve etj. ne trajnim për te përthithur sa me mirë konceptet dhe praktiken e arbitrazhit.
– Angazhim në përpjekjet e përgjithshme për të kapërcyer hezitimin e palëve për të përfshirë klauzolat e arbitrazhit ne marrëveshjet e tyre
[1] Qëndrim I Ministrit të Drejtësisë në lidhje me vendimet e gjykatës http://ëëë.drejtesia.gov.al/al/neësroom/lajme/sqarim-lidhur-me-qendrimin-e-ministrit-manjani-mbi-vendimet-e-gjyk-se-tiranes&page=1
[2] Ndërmjetësimi dhe biznesi http://ëëë.mapo.al/2015/02/ndermjetesimi-nje-hallke-me-rendesi-per-zgjidhjen-e-mosmarreveshjeve/1
[3] Progres Raporti për Shqipërinë http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2015/20151110_report_albania.pdf