
Mirilda TILI, BA
1. Kryeministri part time
Kreu i qeverisë së Shqipërisë, përveç arrogancës dhe nepotizmit po merr edhe një akuzë të re. Bëhet fjalë për ushtrimin e detyrës në kohë të pjesshme. Në të vërtetë, kryeministri Edi Rama, nuk ka marrë “mungesa” për sa i përket prezencës në ekranet e televizioneve, faqeve të gazetave apo lajmet në website. Mungesa e kryeministrit ndihet në mbledhjet e qeverisë dhe në firmosjen e Vendimeve të Këshillit të Ministrave. Për muajin qershor patëm fatin, që me gjithë axhendën e ngarkuar të kryeministrit, Edi Rama, për promovimin e ekspozitave të pikturave, ndjekjes së ndeshjeve të kombëtares live, apo edhe takimet politiko-ekonomike-diplomatike, sërish vendimet janë firmosur nga kryeministri në tre mbledhje. Por duke filluar nga muaji janar dhe deri më tani, në masën 80 për qind, Vendimet e Këshillit të Ministrave[1] janë firmosur nga zëvendës kryeministri, Niko Peleshi. Kjo sigurisht nuk është e paligjshme, por në fakt të le shijen e një mungese të kreut të qeverisë. Pra, nëse një ndër akuzat e ish-kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kur garonte përballe Edi Ramës, ishte se Edi Rama nuk kishte mendjen të bënte punët e bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka më hallin e qeverisë, por të artistit dhe të asaj se çfarë pune do të bëjë pasi të largohet nga ky pozicion.
2. Shpërblim për humbjen dhe temena pa shije
Entuziazmi për kombëtaren tonë të futbollit, kryeministri i vendit e përjetoi nga pozicioni i të zotit të shtëpisë, rrjedhimisht edhe nga vulosësi i shpërblimit prej 1 milion euro, i cili do të merrej nga fondi rezervë[2]. Në këtë rast lind pyetja, nëse kombëtarja u shpërblye për një gol çfarë do të ndodhë nëse vjen ajo ditë që do të fitojnë kampionatin? Shpresojmë të mos jetë si rastet e kampionëve të botës së mundjes dhe peshëngritjes, të cilët e kanë ngritur flamurin shqiptar si triumfatorë, kanë sjellë medalje ari, argjendi e bronzi në vend, dhe jo vetëm që nuk janë shpërblyer, por janë lënë në aeroport të kthehen në shtëpi si emigrantë të thjeshtë. Nuk po përmendim që sportistët e peshëngritjes, edhe pse me tituj kampion nuk ju paguhen dietat jo më të kenë trajtime speciale[3], [4].
Ndërkohë që një reagim tjetër, krejtësisht i pakëndshëm ka qenë edhe “mikpritja e kombëtares”.[5] Përveç pritjes në aeroport, më një autobus të hapur në mes të ditës, fjalimeve të stërzgjatura, elozhet e pakontrolluara, dhënia e “çelësit të qytetit” kur të gjithë lojtarët jetojnë jashtë, dhënia e pasaportave diplomatike, ndërkohë që të gjitha kanë dyshtetësinë për shkak të skuadrave ku luajnë, janë të gjitha të pajustifikuara. Po kështu edhe darka luksoze[6] dhe reklamimi kudo i tyre, a thua se tani çdo gjë do të jetë më frutdhënëse se më parë.
3. Kur harrohet një tjetër Kombëtare
E dhimbshme, pa etikë dhe pa profesionalizëm, ishte edhe pritja e një tjetër kombëtareje, e cila edhe pse nuk jep spektakël sa futbolli, ka vlerën edhe më të madhe. Por në këtë rast kryeministrit nuk i duhet kjo kombëtare, pasi nuk luhet me emocionet e votuesëve. E kemi fjalën për forcat komando, të cilat mbërritën në të njëjtën ditë në atdhe, në të njëjtin aeroport, por me orare të ndryshme[7]. Ata ktheheshin nga fronti i luftës, Afganistan. Për ta nuk pati fjalime mirëseardhjeje, as ndjenjë krenarie të shoqëruar me pritje VIP. Ata u pritën nga të afërmit e tyre. Vetëm kaq.
4. Kur profesionet nuk kanë lidhje me detyrën
Vetëm për muajin qershor, kryeministri Edi Rama, ka qenë në disa qytete europiane për hapjen e ekspozitave të tij. Përtej kësaj, ka pasur edhe axhendë të ngarkuar me pritje protokollare. Por çfarë ndodh! “Ai është një piktor me famë ndërkombëtare; artist i artit bashkëkohor i njohur në gjithë botën për lyerjen e fasadave të Tiranës; dizajnues i shumë mjediseve të brendshme e jashtme në Shqipëri, përfshi zyrat dhe sallat e Kryeministrisë, mjediset e qendrës COD, sallën e pritjes në Aeroportin e Rinasit, mjediseve të brendshme të stadiumit të ri kombëtar; ditët e fundit, Kryeministri Rama na ka bërë me dije se ai është edhe kritik arti, stilist, arkitekt e inxhinier ndërtimi”[8].
Më poshtë janë disa nga deklaratat e vetë Kryeministrit që i pohojnë këto aftësi.
Si kostumograf, 21 qershor 2016:
I thashë Presidentit [të FSHF-së Armando Duka], ‘po më dëgjuat mua bëjeni gri e jo të zi kostumin [e kombëtares], sepse është shumë më elegant për një skuadër futbolli dhe për më tepër, në qershor është shumë më i përshtatshëm. Do ta kisha dashur edhe pak më të hapur në fakt, po prapë është shumë mirë!’
Si kritik arti, 21 qershor 2016:
Shikoni se çfarë tmerri estetik është ajo shëmbëlltyra e shqiponjës së flamurit, e vendosur tek hyrja e Tiranës. S’ka asgjë nga pesha dhe finesa e origjinalit në fushën e kuqe të flamurit, zero! Përkundrazi, është një alterim vrastar për sytë, një siluetë agresive në boshllëk!
Si arkitekt dhe inxhinier ndërtimi, 8 qershor 2016:
Tiranën e pas 1900, që ka respektuar në frymë dhe në gërmë të gjitha kushtet e përshkruara në projektin e zbatimit.
[1] Publikimi i vendimeve të qeverisë http://ëëë.kryeministria.al/al/neësroom/vkm
[2] Shpërblimi i Kombëtares http://ëëë.monitor.al/vendimi-qeveria-nje-milion-euro-shperblim-per-kombetaren/
[3] Medaljet e Daniel Godelli, peshëngritje http://shqiptarja.com/sport/2726/pesh-ngritje-godelli-shpallet-kampion-bote-n–kazakistan-251843.html
[4] Një tjetër kampion http://ëëë.kohajone.com/2016/02/19/gjetan-keta-fiton-duelin-me-turkun-uzun-shpallet-kampion-interkontinental/
[5] Kush e turpëroi kombëtaren http://opinion.al/kush-e-turperoi-kombetaren/
[6] Darka për djemtë e kombëtares http://ëëë.balkanëeb.com/site/rama-shtron-darke-per-kombetaren-i-pranishem-edhe-mustafa/
[7] Forcat Komando në Atdhe http://ëëë.tiranaobserver.al/nje-tjeter-kombetare-mberrin-ne-tirane-rinas-lot-gezimi-ne-rinas-foto/
[8] Qëndrim në ëëë.exit.al