
M. Tili
Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, gjatë muajit prill, komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) duke e cilësuar një thirrje për politikën shqiptare që të miratojë sa më parë reformën në drejtësi. “Raporti shpreh me nota pozitive përpjekjet që qeveria shqiptare ka bërë në luftën kundër korrupsionit, por tani kryefjala është reforma në drejtësi. Sa më shumë të zgjasë mos bërja e saj, aq më e vështirë do të jetë për ne që të marrim rezultatet e pritshme. Raporti i DASH duhet lexuar me kujdes dhe si një thirrje që vjen nga partnerët tanë amerikanë”, tha ministri Çuçi, njëkohësisht koordinator kombëtar kundër korrupsionit. Ndërsa faqja zyrtare kundër korrupsionit nuk pasqyron asnjë nga denoncimet që qytetarët bëjnë. Pra edhe transparenca në denoncimet e rasteve nuk është transparente. Mjafton të vizitoni stopkorrupsionit.al dhe mund ta vërtetoni lehtësisht mungesën e transparencës.
Kjo ministri së bashku me atë të Inovacionit duhet të shkrihen me njëra tjetrën, të kthehen në agjenci ose të kenë një ndarje më të qartë të përgjegjësive të tyre.