
M. Tili
1- Arritjet lokale të Shqipërisë, modeli që i ofrohet bujarisht botës
Muaji prill filloi dhe u mbyll me deklarata të bujshme të kryeministrit Edi Rama. E para deklaratë kishte të bënte me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast se qytetarët amerikanë votojnë Donald Trump, për President të Amerikës.[1] Kjo deklaratë e cila u pasua edhe me vizitën e kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë, ndezi shumë debate në vend në rangje të ndryshme politike.[2] Shumë e konsideruan një “lajthitje” të kreut të qeverisë, ndërsa pati edhe nga ata që e cilësuan si një deklaratë të guximshme.[3]
E parë me kujdes, vizita që kishte në delegacion, përveç kryeministrit, edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahirin, si edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin, ishte një sukses relativ. A i vleu vendit tonë kjo vizitë? Cila ishte kontrata që u nënshkrua mes zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryeministrit të Shqipërisë? Çfarë do të ndodhë me 2000 muxhahedinët që pritet të hyjnë në vend? Të gjitha këto pyetje duan përgjigje, përgjigje që duhet t’i japë institucioni kryeministror.
Të ndalemi tek aspekti përmbajtjesor i vizitës, deklaratave të bëra në publik, si edhe në studiot e CNN, apo shkrimet në Foreign Policy, duke i ballafaquar ato me atë se çfarë u tha në Shqipëri, ka një hendek shumë të madh. Në thelb vizita ishte një aset për vendin, por si gjithmonë, edhe në këtë rast vlerësuam si shumë më të rëndësishme marketingun që u bë mbi të, sesa vlerën në të vërtetë e kësaj vizite.
2- Feja në shkolla
Një festë në Komunitetin Musliman na dha rastin të dëgjonim nga kryeminsitri idenë për përfshirjen e një lënde fetare në shkolla. Edhe pse ai, prej disa muajsh, ka urdhëruar Institutin e Zhvillimit Arsimor dhe Ministrinë e Arsimit për të filluar punën për hartimin e një programi për mësimin e fesë në shkollat publike. Ndërkohë, mes specialistëve që po merren me këtë detyrë, ka paqartësi e pasiguri dhe nuk është vendosur ende nëse mësimi rreth fesë do të jetë një lëndë më vete apo modul i veçantë në lëndën e edukimit qytetar. Sipas tyre, me shumë gjasa kjo çështje do të vendoset nga kryeministri në ditët e ardhshme.[4] Ndërkohë, zbatimi i një vendimi të mundshëm do të krijonte një sërë problemesh të mprehta, duke pasur parasysh vështirësinë e mësimit të fesë në një vend që njeh zyrtarisht gjashtë besime fetare. Ai është shprehur: “Ky projekt konsiston jo në cënimin e laicitetit të shkollës sonë, por në forcimin e themeleve të kulturës laike, e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit te dhunshëm apo ekstremizmit me kostum e kravatë nëse nuk arrin dot të pajisë fëmijët e të gjitha besimeve me instrumentin njohës për faktin fetar si gjenerues dhe me vëmendjen e mprehur për të mos rënë pre ndaj tundimeve të mëdha, që joshin dhe që kthejnë në xhihadizëm vajza e djem pikërisht se mungojnë këto instrumenta.”
Ky është projekti i rradhës në serinë e një sërë projektesh me fokus tek feja që kryeministri Rama ka vendosur të ndërmarrë. Para Piramidës, në qendër të Tiranës, do të ndërtohet Parku i Besimit, një sipërfaqe e mbjellë me të gjitha llojet e pemëve dhe bimëve që përmenden në librat fetare, përfshi Biblën, Kuranin dhe Torën. Puna ndërtimore pritet të nisë shtatorin e ardhshëm. Po kështu, përveç pemëve, do të ketë edhe “tempuj”. Në Parkun e Liqenit në Tiranë është parashikuar ndërtimi i një shëtitoreje të re, të quajtur Shëtitorja e Besimit. Që pas ardhjes së tij në pushtet, kryeministri Rama e shndërroi çështjen e fesë dhe harmoninë fetare të vendit në një nga temat kryesore të diskutimit të tij publik, kryesisht në bisedimet me të huajt. Këtu vlen të përmendim edhe performancën e kryeministrit në Paris, pas sulmeve terroriste në “Charli Hebdo”. Ajo ishte një reklamë pozitive për vendin tonë në Evropën Perëndimore, mirëpo reklamë mbetet. Ndërkohë që nga portale të ndryshme është ngritur pyetja: “Ky lloj fokusimi kaq i madh në këto çështje nga kryeministri duket si përdorim i fesë për të mbuluar dështimet e qeverisjes së tij apo si një tjetër abuzim i fesë për imazh personal?”
2- “Recetë çaji” për anglezët
Duke qenë se po vinte fundi i muajit dhe kujtuam se nga ëebsit-i i kryeministrit apo i Këshillit të Ministrave do të kishim një njoftim më konkret se çfarë u bë me reformën në drejtësi, me Byronë Kombëtare të Hetimit, apo edhe me problemet e tjera madhore që ka vendi , pamë të lakohej emri i kryeministrit për një letër të hapur drejtuar shtetasve anglezë. Ky artikull i botuar në “The Times” u bë edhe objekt i shakave të hidhura në rrjetet sociale.[5]
3- Vendet e punës – kryeministri mund të lërë postin për një rrogë më të mirë
“Këtë vit panairi ka risinë e një bashkëpunimi mes Ministrisë së Mirëqenies dhe Bashkisë së Tiranës dhe ka nja dyfishim të numrit të sipërmarrjeve të pranishme. Nga 70 sipërmarrje që ishin të pranishme vitin e kaluar, sot, në këtë hapësirë janë të pranishme 130 sipërmarrje; Sipërmarrje të suksesshme, sipërmarrje që janë në zgjerim të vazhdueshëm dhe që vijojnë të kërkojnë njerëz të kualifikuar dhe të kenë problem mungesën e njerëzve të kualifikuar, që janë të gatshëm për të marrë një punë.Në këtë panair marrin pjesë të gjithë aktorët, nga biznesi te qeveria dhe një numër institucionesh publike të arsimit dhe formimit profesional, si dhe nga bota universitare.Këtu në këtë hapësirë janë në dispozicion të punëkërkuesve, 8 mijë vende pune. 130 sipërmarrje, të mbledhura këtu të gjitha sëbashku, ofrojnë 8 mijë vende pune, që nga sektori i telekomunikacioneve dhe shërbimeve, tek industria përpunuese, sektori i ndërtimit, sektori bankar, sektori i sigurimeve dhe sektori i industrisë ushqimore. Kjo është një provë shumë kokëfortë e faktit se Shqipëria ka punë, por kërkohen punonjës të kualifikuar dhe se përtej nevojës për punonjës të kualifikuar qëndron nevoja për të vazhduar të përpiqemi të gjithë sëbashku, që të thyejmë barrierën e madhe psikologjike të shumë njerëzve në nevojë për punë, që të vetmen rrugë për t’u punësuar shikojnë rrugën e punësimit në sektorin shtetëror.Ne kemi shumëfishuar fondet për nxitjen e punësimit. Këtë vit kemi objektivin që të shtatëfishojmë numrin e të punësuarve nga programet specifike të punësimit, – numër që tre vite më parë ishte disa qindra persona, faktikisht, më pak njerëz sesa ata që shteti paguante për gjithë sistemin e punësimit – dhe të shkojmë këtë vit në 6500 persona, vetëm nga programet e nxitjes së punësimit. Pa llogaritur ndërmjetësimet që zyrat e punës janë të gatshme të bëjnë në të gjithë territorin e Shqipërisë për 31 mijë vende pune.31 mijë vende pune që janë të hapura dhe që presin të mbushen me punonjës të të gjitha kategorive, nga kategoria më e ulët deri te kategoria më e lartë, nga punonjësit në sektorin e manifakturës deri tek punonjësit me diploma dhe kualifikime të larta pasuniversitare”.[6]
Jo pa qëllim e lamë këtë pjesë të fjalimit të pacënuar. Në të gjithë ligjeratën e vet, Edi Rama duket se tallur hapur ndaj votuesëve të vet. Madje shkoi aq larg sa u shpreh edhe për një sponsorizim mbi dembelizmin masiv. Në këtë situatë kur të diplomuarit nga universitet apo edhe me master punojnë në call center, madje në kushte aspak të favorshme, i kujtojmë kryeministrit se premtimi i tij në zgjedhejt e 2013-ës nuk ka asnjë probabilitet matematikor e politik që të realizohet deri ne fund të mandatit.
[1] Artikull: “Rama e krahason Donald Trump me terroristët islamike. http://exit.al/2016/04/14/rama-e-krahason-donald-trump-terroristet-e-shtetit-islamik/
[2] Artikull: “Ku gaboi Rama me Donald Trump?”http://www.lapsi.al/ide/2016/04/09/ku-gaboi-rama-me-donald-trampin#.Vë-bXdR96M9
[3] Artikull: “Rama s’tha asgjë të gabuar në lidhje me Donald Trumpin”http://www.gazetatema.net/ëeb/2016/04/14/rama-ska-thene-asgje-te-gabuar-ne-lidhje-me-trump/
[4] Artikull: “Kryeministri urdhëron mësimin e fesë në shkollë – rrezikohet laiciteti.”http://exit.al/2016/04/09/kryeminsitri-urdheron-mesimin-e-fese-ne-shkolle-rrezikohet-laiciteti/
[5] Artikull: “Kryeministri Rama u shkruan letër me këshilla britanikëve.”http://exit.al/2016/04/26/kryeministri-rama-u-shkruan-leter-ndricuese-britanikeve/
[6] Artikull: “Tetë mijë vende pune në Panairin e Punës 2016; 31 mijë në zyrat e punës.”http://www.kryeministria.al/al/neësroom/lajme/tete-mije-vende-pune-ne-panairin-e-punes-2016-31-mije-ne-zyrat-e-punes