![Jona Hoxhaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Jona-235x300.jpg)
Jona Hoxhaj
1- Pa buxhet, pa punë dhe pa aktivitete!
Ministria e Shtetit për Mardhënie me Parlementin përveçse pa buxhet, me një program të mangët dhe pa aktivitete duket sikur punën kryesore e ka të përgëzojë Kuvendin për ligjet që miraton, janë apo jo ato për përgëzime.
Në Web faqen e tyre zyrtare MMP publikoi lajmin e diskutimit në Kuvend me 22 Prill për ligjin e sektorit të energjisë elektrike. Duke shprehur “simpatinë” dhe vlerësimin për këtë ligj dhe duke e quajtur atë një ndër reformat më të rëndësishme dhe më radikale që Partia Socialiste ka sjellë në vendin tonë që nga fillimi i qeverisjes në 2013-tën.
Në këtë lajm MMP-ja publikoi disa bilance të së kaluarës duke arritur deri në 3-mujorin e parë të 2015-ës, bilance me të cilat shprehej ndryshimi që Rilindja ka sjellë sipas tyre.
“Në 3-mujorin e parë të 2013 arkëtoheshin vetëm 9,4 miliardë lekë nga ky sektor. Në 3-mujorin e parë 2014 , u arkëtuan 11,4 miliardë lekë, dhe që pas nëntorit 2014 kur ne shpallëm këtë reformë, në 3-mujorin e pare të 2015, janë arkëtuar plot 19,7 miliardë lekë!”
Por Ministria duket sikur qenka “hipnotizuar nga dashuria” për programin e rilindjes, duke harruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike që solli polemika dhe pakënaqësi të shumta nga populli, dënimin e të varfërve me burg për faturat e papaguara, sikur ato fatura kishin efektin më të madh në këto bilance dhe mbi të gjitha duke mos gjykuar që “të pasurit” u harruan dhe ngelen të pa prekur, ata vazhdojnë të shpërdorojnë energjinë elektrike në kurriz të popullit. Po sikur të bëhej një bilanc tjetër se sa shumë do të rriteshin arkëtimet nëse të gjithë, pa dallim social, do t’i nënshtroheshin ligjit të sektorit të energjisë elektrike?!
MMP-ja gjatë gjithë prillit kishte mungesë të theksuar aktivitetesh. Duke mos anashkaluar faktin që kjo Ministri me mungesë të buxhetit e ka të pamundur të aktivizohet, prilli e gjeti ministren dhe kabinetin e saj më të qetë se muajt e kaluar. Nëse nga Janari deri në Mars ajo kishte takime me Ambasadorë e përfaqësues të shteteve të tjera në përmbushje të programit për integrimin europian, këtë muaj munguan edhe “takimet e muhabeteve” të Znj. Felaj. Duke pasur parasysh dhe programin e MMP-së, përveç divizionit të Integrimit në Bashkimin Europian, i cila ka një plan veprimi dhe objektiva për të arritur, as Shqipëria Europiane, në rajon dhe në botë e as Shteti i së Drejtës dhe demokratizimi i shoqërisë që janë pjese të programit, nuk përmbajnë asnjë plan veprimi dhe aktivitetesh, kurse preambula shpreh të gjitha objektivat, vizionet dhe çështjet mbi të cilat e gjithë qeveria, “Rilindja”, vepron. Si rrjedhojë mund të konkludohet se perveçse pa buxhet, pa plan konkret pune dhe pa aktivitete në mbështetje të marrëdhënieve të qeverisë me parlamentin, kjo ministri nuk justifikon ekzistencën e saj. Alternativë e mosshuarjes së kësaj Ministrie do të ishte kalimi i saj nën patronazhin e Kryeministrisë. Mardhëniet e Shtetit me Parlementin do të mund të menaxhoheshin shumë mirë nga një Drejtori që do të ishte institucion nën Kryeministrinë.
Referenca:
Ligji per energjine elektrike
http://www.marredhenietmeparlamentin.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/sot-ne-kuvend&page=1
http://w.oranews.tv/vendi/ligji-i-ri-per-energjine-kur-sekuestrohet-banesa-nese-spaguan-dritat/