
Brenton Kotorri
1-Të mbulosh statistikat duke zbuluar shifrat.
Në fillim të muajit prill, Ministria për Çështjet Vendore u përball me katër pyetje nga APPA. Pyetje për të cilat ende nuk është kthyer përgjigje. Këto pyetje në kuadër të verifikimit te t ë dhënave të publikuara rreth portalit ëëë.stopkorrupsionit.al janë si më poshtë:
Ministria tregon se denoncime të mbyllura janë 2086.
1- Çfarë domethënë në këtë rast “të mbyllura” ?
2- Sa është raporti i pasverifikimit kur të drejtë ka pasur qytetari denoncues me rastet kur nuk ka pasur të drejtë (në pretendimin e tij)
3- Nëse ka pasur ndonjë rast (në këto 2086 raste të mbyllura), në rastet kur qytetari ka pasur të drejtë, si është proceduar me zyrtarin përkatës?
4- Sa zyrtarë, të verifikuar si të korruptuar janë paralajmëruar, sa janë pezulluar dhe sa janë pushuar nga shërbimi?
Këto statistika, dhe të tjera shifra tek të cilat nuk po ndalemi për momentin, do të na hidhnin dritë mbi dobinë e vërtetë të këtij portal. Ndërkohë, në dt 3 prill, është publikuar pa rënë shumë në sy edhe një raport i dytë rreth portalit antikorrupsion. Në këtë raport, 4 pyetjet e mësipërme sigurisht që nuk sqarohen por duket se numri i denoncimeve që konsiderohen “të zgjidhura” ka shkuar në 2384. Mirëpo, në mungesë të marrjes së informacionit në rrugë elektronike, që do të ishte edhe fakt i gatishmërisë së kësaj ministrie për transparencë të plotë, do të duhet që të paraqitet një kërkesë për informacion bazuar mbi të drejtën për informim publik.
2- Reforma “Take it easy”.
Nga ana tjetër, më datë 3 prill, u prezantua dokumenti i politikave për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të mirëmbajtjes së rrugëve rajonale dhe lokale. Ky dokument, që nuk u sqarua as gjatë konferencës se çfarë termash bashkëpunimi dhe sidomos çfarë kostoje do të kishte, pretendohet si iniciativë e ministrisë përkatëse. Në njoftimin për shtyp, thuhet: “Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, ndanë me aktorët dhe grupet e interesit, materialin që do të shërbejë si një pikë fillestare në të ardhmen për të krijuar sistemin efektiv, në nivel qendror dhe lokal, të mirëmbajtjes së rrugëve.” Ndërkohë që po të kthehemi në kohë, kujtojmë se fillesat e këtij plani dhe të gjithë iniciativave të tjera të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, janë një kërkesë që Shqipërisë i lind që prej nënshkrimit të Paktit të Stabilitetit me BE-në, në kuadër të politikave të koherencës që kjo e fundit promovon. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është nga të paktat njësi që i kanë mbijetuar disa qeverive të dyja kampeve politike, mirëpo tani, duket se MCV kërkon ta patronizojë.
Një ditë më pas, Bled Çuçi, ministri, mblodhi në një tryezë ata që ai i quan donatorët e Reformës Territoriale Administrative. Ku në krye pozicionohet informalisht ambasada e Zvicrës në Shqipëri. Ende nuk janë publike shifrat e fondeve që këta donatorë kanë dhuruar.
Ndërkohë, nëse konsultojmë “Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore”, shohim se në pikat 7 dhe 8 të planit të veprimit të kësaj strategjie, thuhet se në muajin prill 2013, ky draft do të dërgohej për konsultim dhe më pas do të miratohej në Këshillin e Ministrave. Ky miratim ende nuk ka ndodhur. Administrata lokale mbetet thellësisht e panjohur me këtë reformë, ashtu sikurse edhe publiku i thjeshtë. Ende nuk gjendet në asnjë memo, udhëzim apo dokument, ndonjë përshkrim pune i institucioneve dhe drejtorive të tyre kyç të reformuara pas zgjedhjeve të 21 qershorit 2015. Asnjë përgatitje serioze për rritjen e kapaciteteve njerëzore, në një kohë kur kryeministri Rama në një vizitë në fier deklaroi me krenari : “…Riorganizim të plotë të gjithë hartës territoriale të Republikës së Shqipërisë nga pikëpamja administrative dhe do të kemi pas 21 qershorit, bashki të cilat do të kenë shumë më tepër përgjegjësi, do të mbulojnë shumë më tepër territor, por dhe shumë më tepër nevoja dhe do të përballojnë shumë më tepër sfida.” Sidoqoftë, ende nuk ka një parashikim të gjithë pozicioneve që do të pushojnë së ekzistuari në administratën lokale, e aq më pak një strategji për ri integrimin e këtyre personave që do të humbin punën në treg.
Teksa gjithë ky proces zë vend me hapa tejet të ngadaltë, opozita politike shqiptare, duket se e harroi shpejt bojkotimin e parlamentit me qëllim refuzimin e kësaj reforme. Duhet theksuar se gjatë gjithë kohës së këtij qëndrimi politik, opozita me në krye Partinë Demokratike, nuk ofroi asnjëherë një alternativë ndaj reformës. Madje shpesh duke mos e pranuar fare nevojën për reformë.
Referenca:
1- http://ëëë.ceshtjetvendore.gov.al/al/neësroom/lajme
2- http://ëëë.ceshtjetvendore.gov.al/al/program/harta-me-61-bashki
3-http://ëëë.kryeministria.al/al/neësroom/lajme/arsimi-profesional-alternative-reale-punesimi&page=1