
Sokol Kondi
1- “Superdrejtoresha” “Non-Grata” Bis
Agjencia Kombëtare Turizmit ka marrë pjesë në dy Panaire të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit muajin e fundit, sikurse janë ata që zhvillohen çdo vit në Paris dhe në Londër. Mirëpo, ndërkohë që në të parin ishte pjesmarrëse, në të dytin, që është edhe më i rëndësishëm, drejtoresha e përgjithshme e AKT-së mungoi. Ky është viti i dytë radhazi në të cilin Znj. Julinda Dhame mungon në këtë panair. Një gjë e tillë vjen si pasojë e faktit se asaj ju refuzua dhënia e vizës nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë një vit më parë. Në një prononcim për media, ajo u shpreh vjet se një gjë e tillë kishte ardhur si pasojë e një problemi teknik në përpilimin e dokumentave, mirëpo pë standardet e vendeve të BE-së ku duam të integrohemi, një pohim i tillë është i barazvlefshëm me dhënien e informacionit të rremë apo edhe falsifikimit të të dhënave personale.
Nuk dihet nëse drejtoresha ka tenatuar ta marrë apo jo vizën sivjet, sidoqoftë, fakti që ajo nuk ka qenë przente në Londër, dëshmon se institucioni më i rëndësishëm i promovimit të turizmit shqiptar, nuk përfaqësohet dot në nivel zyrtarësh të lartë në evente të rëndësishme ndërkombëtarë, për shkak të drejtuesve jo të sinqertë në dhënien e informacioneve personale. Një gjë e tillë me sa duket kosndierohet si shkelje e rëndë dhe serioze për standardede e Bashkimit Europian ku Shqipëria synon të integrohet, por jo për qeverinë shqiptare, që përkundrazi përvëç postit të drejtoreshës së AKT e ka shpërblyer “superdrejtorshën”, në kundërshtim me çdo ligji për konfliktin e intersit, edhe me një post tjetër si drejtore në Bashkinë e Tiranës.
Ajo vazhdon t’i reklamojë publikisht në rrjetete sociale dhe internet të dyja postet e saj pas asnjë kokëçarje dhe duke sfiduar plotësisht ligjet. Drejtoresha Dhame nuk i ka të reja problemet me institucionet e rëndëisshme publike. Në fakt, gjatë muajit tetor ajo është marrë në pyetje nga Prokuroria e Përgjithshme, për kallzimin që i ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre.
2- Ministri sheh vetëm njërën anë të mëdaljes
Duke folur për buxhetin faktik të 2014-s, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj është shprehur se “aktiviteti ekonomik pati rritje në vitin 2014”. Sipas tij “Rritja ekonomike vjetore arriti në 2.8% në tremujorin e parë të vitit 2015, pjesërisht falë një rritje të fortë të investimeve”. Lidhur me rritjen e shkallës së papunësisë, ministri është justifikuar se kjo ndodhi për shkak të rritjes së pjesëmarrjes së fuqisë punëtore. Pra sips tij shkalla e papunësisë u rrit nga 15.9% në 17.5% në vitin 2014, përpara se të binte në 17.3% në tremujorin e dytë të vitit 2015 (çka mbetet gjithsesi goxha e lartë në krahasim me çfarë ishte), jo për faj të politikave ekonomike të qeverisë, por të numrit të shtuar të njerëzve që duan punë. Me këtë logjikë, çdo faktor pozitiv konsiderohet si sukses i ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi, ndërsa faktorët negativë, janë elementë të jashtëm që nuk varen nga ndërhyrja shtetërore.
Por krejt të kundërtën dëshmon fakti që të ardhurat e qeverisë shënuan një rekord të ri negativ gjatë muajit tetor, duke treguar se ndërhyrja shtetërore në ekonomi, sikurse ishin arrestimet dhe kërcënimet për gjoba ndaj bizneseve, bashkë me kontrollet shtesë të tatimorëve, nuk dhanë rezultat. Sipas Birn, si pasojë e kësaj, u dëshmua se gjatë muajit tetor, qeveria arkëtoi 31.6 miliardë lekë të ardhura, plot 4.5 miliardë lekë më pak se sa plani i rishikuar. Sakaq, ministri vinte në dukje se “Numri i shoqërive të reja u rrit me 43% në vitin 2014 dhe arriti normën më të lartë në gjashtë vjet. Ndërsa në vitin 2015, regjistrimet e biznesit kanë vazhduar të rriten, duke reflektuar përpjekjet përformalizmin e ekonomisë.”
Por sa efikas është një formalizim që ul vendet e punës dhe rrit numrin e të papunëve? Në fakt, revista Monitor ka sjellë në vëmendje se janë rreth 73 mijë largime nga puna të deklaruara të punonjësve për shtatorin dhe tetorin 2015, shumë prej të cilëve i përkasin industrisë së këpucëve e veshjeve dhe të call center, dy sektorët që kanë qenë gjeneruesit kryesorë të punësimit në vend, pas aksionit të gjerë anti-informalitet të ndërmarrë nga qeveria. Sipas Z. Ahmetaj buxheti për 2016-n “Bën të mundur atë që po ndodh në 2015-ën dhe bën të mundur që në 2016-ën të aspirojmë mbi 3 për qind rritje”.
Por nuk dihet se si do të përtkehet kjo rritje në përmirësimin e jetesës së nejrëzve të thjeshtë, kur listat e të larguarve nga puna për periudhën shtator-tetor të këtij viti tregojnë një situatë vërtet alarmante dhe kur në buxhetin e vitit 2016, qeveria i shkurtoi me 40 përqind fondet për transportin rrugor duke i çuar ato në nivelin më të ulët të dekadës, që do të thotë shumë më pak investime publike, dhe shumë më pak vende pune, qoftë edhe afat-shkurtëra dhe afat-mesme.
Referime:
Progres Raporti, Pronincim i Ministrit Arben Ahmetaj
Buxheti faktik,fjala e ministrit Ahmetaj
Artikull, shkrutimi i vendeve te punes nga biznesi, Gazeta Mapo
http://www.mapo.al/2015/11/alarmuese-biznesi-shkurtoi-73-mije-vende-pune-ne-2-muaj
Artikull, Monitor, Shuhen findet per rrugët
http://www.monitor.al/shuhen-fondet-buxhetore-per-rruget/
Agjencia Kombetare e Turizmit, Panairi i Londres
http://www.albania.al/sq/content/agjencia-komb%C3%ABtare-e-turizmit-n%C3%AB-london-fair-ëtm-2015
Agjencia Kombetare e Tuurizmit, Panairi i Parisit
Dështimi i anti-informalitetit, Artikull Birn
http://www.reporter.al/deshtimi-i-antiinformalitetit-4-5-miliarde-leke-deficit-vetem-ne-tetor/
Agjencia Kombëtare e Turizmit, Stafi
http://www.akt.gov.al/al/akt/stafi/
Agjencia Kombetare e Turizmit, Artikull, Tv Klan, Drejtoresha merret ne pyetje ne Prokurori
http://tvklan.al/drejtoresha-e-agjencise-se-turizmit-pyetet-ne-prokurori
Agjencia Kombëtare e Turizmit, Artikull, Tv Klan, Drejtoresha Non Grata në Britani
http://tvklan.al/drejtoresha-e-akt-person-non-grata-ne-britani-2/