1- Reforma dhe progresi, një histori suksesi.
Muaji nëntor shënon notat e entuziazmit në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike përsa i përket Progres Raportit 2015 të hartuar nga Komisioni Europian dhe publikuar me datë 10 nëntor 2015. Menjeherë pas publikimit, Ministrja Harito ka dhënë edhe një konferencë për shtyp, disa fragmente nga fjala e mbajtur përpara gazetarëve: “-Progres Raporti i Bashkimit Europian ishte një lajm shumë i mirë për atë se çfarë kemi arritur deri tani në drejtim të reformimit të administratës Publike. -Është një konfirmim i progresit të qartë që kemi arritur në këto dy vite qeverisje. -Progresi në administratën publike vlerësohet me nivelin më të lartë, ndër 5 prioritetet si mesatarisht i pregatitur, por është i të njëjtit nivel ekzaktësisht me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilët i kanë çelur negociatat. -Këtë hap thelbësor në reformimin e administratës progress raporti e evidenton qartësisht me shprehjen: “Vazhdoni të demonstroni proces transparent dhe meritokratik në rekrutimet dhe shkarkimet në Shërbimin Civil”
Por më e rëndesishmja për qeverinë, është se kjo arritje që reflektohet në rikthimin e besimit të publikut në konkurset e zhvilluara nga Departamenti i Administratës Publike, në të cilat përgjatë 1 viti kanë aplikuar për të marrë pjesë rreth 24 mijë vetë, duke u berë dëshmitarët e një sistemi që u ofron të gjithëve mundesi të barabarta. Sidoqoftë konfirmimi nga ana e BE është mjaft domethënës edhe për ata që janë ende skeptikë për reformën e ndërmarrë, apo më keq akoma për ata që synim të vetëm kanë të hedhin baltë mbi punën e bërë. Sigurisht që ky vlerësim na bën të ndihemi mirë, pasi është një notë pozitive për punën e stërmundimshme që kemi bërë. Por ne jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka asnjë vend për vetkënaqësi, pasi rruga drejt qëllimit final është ende shumë e gjatë. Fjalimin e plotë e gjeni në faqen zyrtare të MIAP.
Tani, le të kthehemi pak në kohë, disa ditë përpara këtij publikimi. Pas ironizimit nga Kryeministri Rama, gjatë konferencës “Profesionet e Kërkuara” ndaj punonjësve të shtetit, ku sipas tij stresi më i madh i këtyre punonjësve është, nëse fitojnë apo jo lojën me letra, dhe përkundër fitoreve që korr atje në “solitare” merr rrogën. Pra, (vijon), ajo që duket qartë është që, shumë nga këta njerëz që kërkojnë punë në shtet nuk duan punë. Duan një pension të sigurt, që pastaj të bëjnë jetën e tyre midis kafenesë dhe thashethemeve, “solitare-ve dhe opinioneve profesionale politike”. Menjëherë mëndja të shkon tek reformat dhe aktualiteti shqetësues i cituar, pasi njëkohësisht gjendemi përballë një paragjykimi të nëpunësve, pretendentëve për të qenë të tillë, po aq sa edhe një gjykim i administratës aktuale. Kështu që mund të kemi të drejtë të jemi skeptikë mbi arritjet apo reformat, duke qenë se rotacioni ka sjellë dhe zëvëndësimin në masë të nënpunësve dhe funksionarëve dhe nuk do të dinim kujt t’ia atribuonim gjithë progresin e shumëpërfolur. Pas kësaj deklarate te fortë, një përgjegjësi publike mund të bjerë haptazi drejt për së drejti mbi DAP, istitucioni qëndror që merret me proceset selektive dhe konkurset përkatëse, ndoshta padashur si një akuzë indirekte.
Po ashtu mund të themi se gjendemi edhe përpara paragjykimeve mbi kërkesat për punesim dhe motivacionet e punësimit, duke arritur deri tek siguria e pensionit, një siguri për të cilën lufton çdokush, i madh e i vogel gjatë gjithë jetës. E drejte e çdokujt që punon dhe investon me korrektesi. Dhe për ta arritur këtë siguri, nuk mjafton vetëm suksesi apo aftësitë por edhe politikat e çdo pushteti që ushtrohen mbi subjektin privat apo shtetëror. Po gjatë këtij muaji, disa ditë më pas, në një intervistë dhënë për ATSH Ministrja Harito është prononcuar mbi vazhdimësinë dhe mbarëvajtjen e reformave të ndërmara gjatë këtij viti sipas prioriteteve të vendosura me synimin për të dhënë një panoramë sa më të qartë të punës së bërë. Njëra nga pyetjet që do të veçonim do të ishte kjo:
Por ndërkohë ka ende akuza dhe dyshime për mënyrën se si rekrutohen nënpunësit në Administratën Publike. Si po funksionon realisht zbatimi i ligjit të ri të nënpunësit civil? Përgjigja nga Ministrja Harito: “Sigurisht që ka ende ndonjë që hedh akuza, apo ngre dyshime mbi mënyrën e rekrutimit në Shërbimin Civil por ne jemi të qetë, sepse nuk ka asnjë provë që të mund të vërtetojë qoftë edhe dyshimin më të vogël, për parregullsi apo më keq për korrupsion në këto konkurse. Ne jemi të ndërgjegjshëm se është një sfidë e vështirë, veçanërisht për të ndryshuar mentalitetin e rrënjosur keqazi për 25 vjet me radhë se administrata u përket atyre që kanë miq, lidhje farefisnore, apo para për të korruptuar drejtuesin e radhës.”
Por sot procedurat e konkurseve janë të hapura. Ato mund të ndiqen nga fillimi e deri në fund nga kushdo që është i interesuar. Madje edhe pasi kanë përfunduar konkurset procedurat e tyre mund të verifikohen dhe kontrollohet nga kushdo, që është i interesuar. Ndaj ne vazhdojmë punën tonë konform ligjit dhe nuk shqetësohemi shumë nga akuzat e pabaza, që shpesh herë i bëjnë ata që në 8 vitet e kaluara e katandisën Administratën Publike në një lloj reparti ushtarak të partisë në pushtet. Ligji i ri për administratën Publike po zbatohet me korrektësinë dhe saktësinë më të madhe, çka është vlerësuar me nota pozitive edhe nga partnerët tanë strategjikë.
Kësaj pyetje i vjen vetvetiu dhe një përgjigje nga Kryeministri Rama, i cili në një nga daljet e tij publike po gjatë kësaj jave pranon ekzistencë e fenomenit të korrupsion në Administratë, sikurse disa muaj më parë në një interviste online ka deklaruar se korrupsioni nuk mbaron kurrë, sikurse është shprehur se: “sot ka shumë më pak se ç’ishte po ka ende shumë probleme të lidhura me korrupsionin që zgjidhen me modernizim e me kohë.” Prandaj ekzistencën e këtij fenomeni nuk mund ta mohojmë në asnjë kohë. E rëndësishme do të ishte strategjia dhe mjetet e përdorura për të reduktuar fenomenin.
Po aq sa ekziston korrupsioni mund të themi që ekziston dhe fakti që në administratë gjejmë dhe njerëz me lidhje farefiznore apo miqësore të cilat në sipërfaqe nuk mund të evidentohen nga çdokush për efekt mbiemrash apo njohjesh të pakta që mund të kenë të tjerët që punojnë rreth tyre. Ndaj shprehjet më adekuate mund të ishin se vijon puna dhe përpjekja për sfumimin e këtyre fenomeneve dhe reduktinim në masë në emër të transparencës dhe meritokracisë. Përsa i përket dyshimeve, jemi të mendimit do të këte në çdo kohë, pa dallim dhe përballë çdo qeverie. Kjo sepse njëkohësisht dime se shumë reforma apo ndryshime rregulloresh deri tek ato legjislative ndodh te kryhen edhe në funksion të ngritjes së aferrave të reja korruptive po aq sa edhe ne funksion të progresit, ndaj këto koncepte dhe strategji i ndan një teh i hollë. Meqënëse dhe kryefjala e progres raportit mbetej korrupsioni në disa fusha, është një fenomen që nuk duhet injoruar asnjë moment. Ndaj nuk do të ishim dakord më indiferentizmin e shprehur në frazën: “nuk shqetësohemi shumë nga akuzat e pabaza, që shpesh herë i bëjnë ata që në 8 vitet e kaluara e katandisën Administratën Publike në një lloj reparti ushtarak të partisë në pushtet.” Kjo sepse na bën të mendojmë se shumë raste kontestimi nga opinioni publik mbi ekzistencën e fenomenit nuk shqetwson, nuk nxit, dhe nuk ushtron presionin e duhur mbi institucionet shtetërore të politikbërjes që të ushtrojnë kontrollin e duhur në mënyre konstante mbi institucionet e vartësisë për të verifikuar mbarëvajtjen dhe për të siguruar mirëfunksionimin e tyre. Ne kemi qenë dhe mbetemi pozitivë kundrejt çdo reforme në emër të progresit që flet më terma dhe arritje konkrete, po aq sa me raporte, analiza dhe statistika. Sikurse kemi vlerësuar si pozitive çdo nismë në përputhje të plotë me standartet e Bashkimit Europian ku synojmë të aderojmë denjësisht. Por nisma dhe implementimi janë dy ngjarje të ndryshme po aq sa edhe përgjegjësi dhe sfida konkrete, ku edhe niveli i riskut duhet të merret në konsideratë në çdo hap të punës.
Cdo arritje përpara ndërkombëtarëve mbetet gjithnjë për t’u vlerësuar, por më e rëndësishmë është arritja konkrete dhe përfitimet reale të qytetarëve Shqipëtarë, të cilët në tërësi vijojnë të mbetet skeptikë dhe të pakënaqur në shumë reforma aktuale në sektorë të ndryshëm. Raporti i progresit për AP vlerëson se përgatitja e Shqipërisë është në nivele mesatare. Përparim i mirë është bërë në fushat që që përfshihen në kuadër të reformës së AP si përparësi kyçe, veçanërisht me miratimin e një strategjie përfshirëse dhe Kodit të ri të procedurave administrative”. Megjithatë sipas raportit, përpjekje të tjera janë të nevojshme në fushat që dalin jashtë kësaj përparësie kyçe, veçanërisht në përmirësimin e politikave të zhvillimit dhe koordinimit, dhe në kapacitetet e gjykatës administrative KE thekson se në manyrë që të përmbushet përparësia kyçe të reformës në AP, përgjatë vitit të ardhshëm, Shqipëria duhet në veçanti;
-Të vazhdojë të dëshmojë që rekrutimi dhe shkarkimi i nënpunësve civil të jetë i bazuar në meritë dhe transparent, në mënyrë që të arrihet objektivi i një administrate publike profesionale dhe të depolitizuar.
-Të ketë informacione të sakta mbi vendet e disponueshme në shërbimin publik përmes sistemit informative të menaxhimit të burimeve njerëzore dh eta lidhe atë me sistemin e thesarit.
-Të përgatitet për zbatimin e Kodit të ri të procedurave administrative dhe të ecë paralelisht me rivlerësimin dhe përputhshmërinë e legjislacionit që lidhet me të.”
Prandaj këto sygjerime kaq konkrete mbeten sfida e hapur që në momëntin e nisjes së zbatimit të reformës, ku siç theksohet më sipër i mëshohet informimit të saktë mbi vendet vakante në statistika konkrete dhe në zbatimin e rregullave administrative për çdo procedure, si dhe ruajtjen e transparencës. Pra, gjendemi në fazën e startit, që lidhet ngushtë me teknikalitetet e risive në fazën fillestare të praktikës, dhe nuk duhet të harrojmë që aktualisht kemi dy administrata paralele, një pasive dhe një aktive, për të cilat paguhen: nënpunësit e larguar nga puna dhe ata që aktualisht janë riemëruar në pozicionet e stafit të larguar.
Këto janë disa nga kostot reale që paguajmë në sajë të reformës. Natyrisht këtu nuk duhet të anashkalojmë dhe lajmin tjetër që erdhi pasi kaluam raportin e progresit 2015, ku me miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2016 pritet shkurtimi i rreth 8.1 % të nënpunësve, nje ulje drastike në krahasim me vitin që po lemë pas, sipas këtij projektbuxheti numri i punonjësve në administratën publike do të pakësohet me rreth 7200 vetë. Nga 88. 550 punonjës aktualisht, pritet të shkojë në 81. 350 punonjës në vitin 2016.
Referenca:
http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=190113