![Brenton Kotorri](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/02/Brentoni-300x300.jpg)
Brenton Kotorri
1- Reforma A-T
Muaji nëntor solli edhe progres-raportin e BE-së ku flitej sidomos për reformën në administratë, edhe në atë vendoren. Sigurisht që gjatë fjalimit ministri nuk ngurroi aspak ta interpretonte raportin si një rrahje të ngrohtë shpatullash prej BE-së, për punën e tij të mrekullueshme. Ndërkohë që me ardhjen në pushtet, ministri, tek prioritetet e publikuara në web, kishte denigruar qeverinë e kaluar për punën e tmerrshme dhe nivelin e lartë të korrupsionit, I cili e kishte zbritur Shqipërinë 16 vende në renditjen e Transparency International. Në këtë tekst, dënohet qeveria e kaluar, e cila kishte marrë vetëm 33 pikë në indeks. Ndërkohë, që nëse shohim raportin për vitin 2013, Shqipëria, ka një zbritje në nivelin 31 pikë, dhe në 2014-ën, një kthim në nivelin w pikë. Që do të thotë, 2 vitet e para të qeverisë Rama, janë të njëllojta me dy vitet e fundit të qeverisë Berisha. Kjo praktikisht do të thotë, që të njëjtat fjalë, të vetë ministrit, me të cilat është analizuar qeveria e kaluar, vlejnë edhe për këtë qeveri. Specifikisht, në web shkruhet: “Në vitin 2012, Shqipëria zbriti 18 vende në renditjen e Indeksit të Korrupsionit të organizatës prestigjioze Transparency International, duke u klasifikuar si vendi më i korruptuar në Evropë.” Shqipëria, në këtë raport renditet e 110-a në botë, dhe mbetet shumë prapa vendeve si Xhibuti, Moldavia, Kolumbia, Senegali, etj. Ndërkohë që jo vetëm në Europë, por edhe në rajon, Shqipëria e dy viteve të para të kësaj qeverie mbetet 30 vende prapa Bosnjës, 32 vende prapa Serbisë, 34 vende prapa Malit të Zi, dhe 46 vende prapa Maqedonisë. Ky është suksesi I luftës antikorrupsion të kësaj qeverie.
2- stopkorrupsionit.al shyqyr që e kemi
Në vijim të sa më sipër, duhet të rikonfimojmë se ende ministri, nuk ka bërë një raportim publik lidhur me të dhënat e këtij portali. Deri në fund të muajit nëntor, ky portal ka marrë 10380 denoncime, dhe ende nuk ka publikuar asnjë zyrtar kriminel, që të ketë shkelur ligjin. Kjo do të thotë se ose nuk ka korrupsion, dhe çdo herë, verifikohet se është thjesht keqkuptim. Ose sido që të shkojë puna, asnjë prej 10380 zyrtarëve që do të denoncohen në vazhdim nuk do të procedohet penalisht. Ndaj, në të dyja rastet qytetarët lodhen kot me denoncime, online dhe offline. Ndaj dhe ky portal ka dështuar, ndaj dhe kjo ministri ka dështuar, ndaj dhe kjo qeveri ka dështuar.
Referenca:
Fjalimi I Ministrit mbi progres-raportin
Ministri, mbi korrupsionin e qeverisë së kaluar
http://www.ceshtjetvendore.gov.al/al/prioritetet/lufta-kunder-korrupsionit
Renditja e Shqipërisë për nivelin e korrupsionit 2012, 2013, 2014.
http://issuu.com/transparencyinternational/docs/2014_cpibrochure_en/5?e=2496456/10375453
https://www.transparency.org/cpi2014/results#myAnchor2
Harta me 61 Bashki
http://www.ceshtjetvendore.gov.al/files/userfiles/Harta_61_bashki.pdf
Ndryshimet ne Ligjin Per Pushtetin Vendor
http://www.ceshtjetvendore.gov.al/files/pages_files/15-04-03-04-31-40ligj_nr._30,_dt._2.4.2015.pdf
Ligji I RAT ne Fletoren zyrtare 2014
http://reformaterritoriale.al/images/presentations/Ligji%20ndarja%20territoriale_Fletore_zyrtare.pdf