![Elena Pici](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/02/Elena-300x300.jpg)
Elena Pici
1- “Impulse të reja”
Ashtu sikurse vetë ish-Ministri Naco përmendi gjatë muajit Tetor, data 13 e këtij muaji e gjeti Ministrinë e Drejtësisë me impulse të reja. Pas dorëheqjes për arsye personale të Ministrit Naco, një drejtues i ri është caktuar në këtë pozicion, por ndryshe nga zërat se ai do ishte Ministri Tahiri, në fakt është ish zv-Ministri i Transportit, z. Ylli Manjani. Duke qënë se figura e Ministrit mbart një rëndësi të vecante në politikëbërjen shqiptare, madje edhe me shumë se vetë puna e institucionit që përfaqëson në disa raste, ky ndryshim (të cilin ne urojmë për mire) përbën dinamikën e muajit.
Muaji nisi me sfida për Ministrin e ri, i cili fillimisht duhet të dëgjonte kritikat e ambasadoreve në lidhje me sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ambasadori Lu u shpreh në një intervistë se shumë zyrtarë i tremben reformës në drejtësi dhe këtu përmendi persona si: Arben Frroku apo Emiljano Shullazi, të cilëve lidhjet politike ju mundësojnë ecjen lirisht në rrugë cdo ditë. Nga ana tjetër, edhe Ambasadoria Vlahutin ka ngritur, gjatë konsultimeve për reformën në drejtësi, pikëpyetjet e saj në lidhje me pasuritë shumë-milionëshe të gjyqtarëve që paguhen vetëm 1500 eur.
Gjithashtu, dorëzimi i projekligjit për reformën në drejtësi, është shoqëruar me komente nga palë kompetente, nga të cilat shkëpusim komentin e znj. Sefa nga fondacioni SOROS, e cila u shpreh ende për më shumë dialog mes paleve për këtë cështje, apo atij të z. Hoxha nga Unioni i gjyqtarëve, i cili evidentoi zgjedhjen e modeleve të gabuara për hartimin e kësaj reforme, modele të cilat pasqyrojnë demokraci më pak të konsoliduara se ajo e Shqipërisë. Megjithatë, ne lidhje me këtë koment të fundit, ne kemi rezerva, duke pasur parasysh angazhimin intensiv të SHBA dhe BE në këtë reformë.
Së fundi, gjatë këtij muaji u be publik progres raporti për Shqipërinë, i cili nuk duket se solli shumë “të reja nga fronti i perëndimit”. Shteti i së drejtës, sistemi gjyqësor dhe korrupsioni në nivele të larta, mbeten ceshtje problematike. Megjithatë, Ministri i ri, karaktezuar dhe nga zelli i angazhimeve të reja, u shpreh se këto rekomandime do të jenë “bibla” e punës së tij. Ministri Manjani premtoi jo më llafe dhe deklarate boshe, por më shumë punë dhe nisma antikorrupsion.
Dhe në fakt, apatia që kishte zënë website-in zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë këtë muaj nuk është me evidente. Janë pasqyruar shumë takime të Ministrit Manjanit, si psh: takim konsultativ më gjykatën administritave dhe përfaqësues të biznesit, takim me drejtuesit e burgjeve (takim pas të cilit “ u be një shembull” – drejtorë te Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korcë dhe në Bënçë, Tepelenë u shkarkuan për Menaxhim jo të duhur të punës dhe Shkelje në Detyre) dhe Zyrave për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme, pjesemarrje në Komisionin e Ligjeve, për Ligjin e ri për Pronat, takime me noterë etj. Megjithatë me më rëndësi, vlen të përmendet takimi më Presidentin e Republikës, pas të cilit Manajni u shpreh se ka gjetur të gjithë mirëkuptimin e nevojshëm tek Presidenti i Republikës për të krijuar një Këshill të Lartë të Drejtësisë bashkëpunues dhe reagues ndaj fenomeve të korrupsionit. Ministri Manjani ka nxjerrë edhe nje urdhër për respektimin e afatave të shërbimeve publike, të cilin ai e konsideron tejet të rëndësishëm.
Në tërësi për një gjysëm muaji, figuara e tij ka qënë aktive (dhe urojmë të vazhdojë të jëtë me më shumë punë dhe më pak deklarata), megjithëse pak bëhet e ditur për arritjet e institucionit si të tillë.
Referenca:
Ministria e Drejtesise. Nentor 2015. Lajme
http://www.drejtesia.gov.al/al/newsroom/lajme&page=2
NewsBomb. Nentor 2015. Progres raporti-bibla ime
Reporter.al. Nentor 2015. Reforma ne Drejtesi mbi modele te gabuara
http://www.reporter.al/gerd-hoxha-reforma-ne-drejtesi-bazuar-ne-modele-te-gabuara/
Perqasje. Nentor 2015. Vlahutin heq dorezat diplomatike
http://perqasje.com/2015/11/romana-vlahutin-heq-dorezat-diplomatike/
Telegraf.al. Nentor 2015. Ambasadori Lu per drejtësinë