1- Rendi… ose mungesa e tij
Sikundër është vënë në dukje edhe në raportin e muajit shkurt, rivendosja dhe sigurimi i standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të rendit dhe sigurisë në Shqipëri përbëjnë shtyllat themeluese të programit të Partisë Socialiste, tashmë program i qeverisë shqiptare prej më tepër se 1 viti. Më konkretisht, premtohet ‘’
Normalizim i situatës së rënduar të rendit publik, që në vitin e parë të qeverisjes. Ndoshta premtimi vlente vetëm për vitin e parë, jo ato në vijim? Për ta ilustruar këtë skepticizëm është kryer një monitorim i kronikës në media të ndryshme për të regjistruar situatën e rendit dhe sigurisë në Shqipëri. Duke marrë parasysh që mund të ketë raste të tjera të pa raportuara, shifrat e renditura shkurtimisht më poshtë reflektojnë prirjet shqetësuese të shkeljes së ligjit dhe mungesës së sigurisë në Shqipëri. Vetëm në muajin mars janë vëzhguar gjithsej rreth 114 raste krimesh të ndryshme, që variojnë nga grabitjet me armë, aksidentet rrugore, vënie tritoli dhe vrasje e deri tek arrestimet për korrupsion e shpërdorim detyre. Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se në pjesë të ndryshme të vendit ndodhin mesatarisht 4 krime në ditë (shifër që sipas të dhënave zyrtare mund të jetë edhe më e madhe).
Një prej fenomeneve më problematike, që ka ngritur me të drejtë shqetësime të mëdha për gjendjen e rendit dhe të sigurisë në Shqipëri është vënia, posedimi apo alarmi për vënie tritoli (bombash etj.). Vetëm këtë muaj ka patur 8 raste të vënies së tritolit në automjete të ndryshme (me pasoja shpesh plagosje, por jo vdekje) dhe 9 raste të tjera për alarm për vendosjen e lëndës plasëse, që në shumicën e rasteve ka rezultuar i rremë. Përtej dëmeve të shkaktuara, pasiguria dhe frika që ka prodhuar kjo valë shpërthimesh prej mëse dy muajsh mjafton për të hedhur poshtë pretendimet e shpeshta të Ministrisë së Punëve të Brendshme për punën e mrekullueshme që është bërë për uljen në maksimum të krimeve.
Pjesa tjetër e kronikës së monitoruar përfshin:
1- Grabitje të armatosura – 13 raste
2- Arrestim për posedim droge – 13 raste
3- Arrestim për prostitucion/trafikim – 3 raste
4- Dhunë e formave të ndryshme ndaj grave – 6 raste
5- Aksidente rrugore – 24 raste
6- Vrasje – 10 raste
7- Plagosje – 7 raste
8- Arrestim për korrupsion/shpërdorim detyre – 10 raste
9- Marrje peng – 2 raste
10- Arrestim për kontrabandë – 3 raste
11- Mashtrim financiar – 3 raste.2
2- Iniciativa…jo vetëm estetike
Në datë 5 mars Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën ‘’Për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri’’.
Përtej gabimeve të shumta drejtshkrimore të relacionit (!) iniciativa në vetvete duhet përshëndetur pasi ngre një problematikë mjaft shqetësuese që kërkon qasje të institucionalizuara.3 Fatkeqësisht, një ndër shprehjet më së shumti të përdorura nga studiuesit në Shqipëri është se ligjet dhe politikat në këtë vend duken mirë në letër por çalojnë në zbatim, aq sa procesi i integrimit është konsideruar ndonjëherë thjesht si përkthim dhe përshtatje e ligjeve me ato të Bashkimit Evropian, pa menduar dhe planifikuar zbatimin e tyre. Kjo duket qartë edhe nga një paragraf i raportit mbi projektrezolutën sipas të cilit ‘’ Nënkomisioni “Për të drejtat e njeriut”, në një mbledhje të përbashkët me Nënkomisionin “Për çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunën në Familje” dhe deputetë të qarqeve ku problemi i vrasjeve për hakmarrje dhe gjakmarrje përbën një shqetësim, mori në shqyrtim Raportin e Veçantë të Avokatit të Popullit
“Për gjakmarrjen”, duke përmbushur edhe një nga kërkesat e Progres raportit të Komisionit Evropian për vitin 2014’’. Një tjetër shembull ilustrues i kësaj të fundit është fakti që 10 vite më parë Parlamenti shqiptar aprovoi Ligjin nr. 9389, datë 04.05 .2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes”, i cili nuk ka funksionuar as edhe një ditë të vetme, sipas raportit të Avokatit të Popullit, por edhe të pasqyruar në vetë rezolutën e miratuar pak ditë më parë. 4 Me të drejtë Kuvendi ngarkon një sërë institucionesh, ndër to Policia e Shtetit, “që të marrin masa për parandalimin e konflikteve, për zbulimin dhe dërgimin e personave të akuzuar tek organi i prokurorisë, duke forcuar bashkëpunimin me organet homologe dhe me Interpolin për ekstradimin e personave në kërkim ose të dënuar nga gjykatat shqiptare për veprat penale me motive gjakmarrjeje ose hakmarrjeje.”
Megjithatë mbetet ende për t’u parë nëse iniciativa të tilla ligjore dhe institucionale do të adresohen vërtetë sipas kërkesave të parashtruara në rezolutë apo do të duhet të kalojnë edhe 10 vite të tjera për të kuptuar se organet e ngritura dhe të rregulluara me ligj në fakt nuk kanë funksionuar aspak dhe na duhet një tjetër rezolutë për të adresuar këtë problem.
Iniciativa e dytë ligjore e muajit mars që prek punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme është Vendimi i Këshillit të Ministrave për Kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit për shkak të nevojave të punës dhe shërbimit. Vendimi, i ilustruar edhe në media pretendohet se rrit pagesat dhe shpërblimet për këtë kategori (madje edhe paraqiten tabelat e reja të pagesave). Nga një krahasim i VKM-së së vitit 2011 me VKM-në e miratuar në datë 26 mars, mund të arrihet lehtësisht në përfundimin se:
1- Pagesa për kompensimin e udhëtimit nuk ka ndryshuar aspak. Në të dyja rastet fillon me 3000 lekë në muaj për largësi nga 36 deri në 60 km dhe shkon 15000 për largësi mbi 200 km.5
2- Ajo që ka ndryshuar është numri dhe shumëllojshmëria e dokumentacionit që punonjësi i Policisë së Shtetit duhet të paraqesë për përfitimin e këtyre pagesave (duke shtuar me vendimin e ri vërtetim për pronë të paluajtshme në pronësi të tij/saj dhe vërtetim nga ALUIZNI që kjo pronë e paluajtshme është e legalizuar ose në proces legalizimi – nuk është e qartë përse një dokumentacion i tillë shtesë është i nevojshëm dhe çfarë qëllimi i shërben).
3- Ai që ka ndryshuar ndjeshëm është kompensimi i bashkëshortit/bashkëshortes në rast se punonjësi i policisë transferohet, çka rezulton në humbjen e marrëdhënies së punës për të parin. Ndryshimet nga VKM e vitit 2011 janë si më poshtë:
a. Nëse në VKM e vitit 2011 bashkëshorti/bashkëshortja përfitonte 50% të pagës minimale nëse kishte 3 muaj deri në 1 vit eksperiencë pune, me vendimin e ri ai/ajo përfiton 50% të pagës minimale nëse ka mbi 1 vit eksperiencë pune.
b. Nëse në vendimin e vitit 2011 bashkëshorti/bashkëshortja përfitonte 100% të pagës minimale kur ky i fundit kishte 1 deri në 10 vjet eksperiencë pune, me vendimin e ri kjo pjesë është hequr dhe bashkëshorti/bashkëshortja përfiton 100% të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës vetëm nëse ka mbi 10 vite. Kjo në terma absolutë nënkupton se pagesat për këtë kategori do të jenë më të vogla, jo më të mëdha.
c. Së fundi duhet theksuar se masa 100% e pagës për bashkëshortët me mbi 10 vite eksperiencë pune kufizohet nga fakti që kjo shumë nuk duhet të jetë më e madhe se 150% e pagës minimale në rang vendi. Kjo do të thotë se sado të ketë qenë paga e këtij të fundit, ajo nuk mund të jetë më e lartë se 33 000 lekë (meqë paga minimale e re është 22 000 lekë).
d. Së fundi periudha e përfitimit të kësaj pagese shkurtohet nga 15 vite në vendimin e vitit 2011, në 7 vite në VKM-në e 2015.
1) Artikulli i plotë mund të aksesohet në: http://www.punetebrendshme.gov.al/al/te- rejat/lajme/celet-zyra-per-sherbimin-unik-ne- komisariatin-nr-1-ne-tirane-video&page=1
2) Rastet i referohen monitorimit të Balkanweb online: http://www.balkanweb.com/site/
3) Rezoluta dhe materialet shoqëruese mund të lexohen online në faqen e Kuvendit të Shqipërisë në linkun në vijim: http://www.parlament.al/ëeb/5_Mars_2015_Rezolute_ Per_parandalimin_e_fenomenit_te_gjakmarrjes_ne_Sh qiperi_19446_1.php si edhe botuar në fletoren zyrtare në datë 18 mars: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PD F-2015/38-2015.pdf.
4) Mosfunksionimi i Këshillit Koordinues për këtë çështje për vite me radhë tregon se fenomeni nuk është adresuar si duhet nga institucionet shtetërore, lidhur me parandalimin dhe zhdukjen e fenomenit.’’ – Marrë nga rezoluta e miratuar në parlament mbi parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.
5) Vendimi i Këshillit të Ministrave të 2015 http://www.punetebrendshme.gov.al/files/neës_files/V endimi_per_KOMPENSIMIN_P%C3%8BR_PRIVACIONET_ DHE_HUMBJET_Q%C3%8B_I_SHKAKTOHEN_PUNONJ%C 3%8BSIT_T%C3%8B_POLICIS%C3%8B_S%C3%8B_SHTETI T,_P%C3%8BR_SHKAK_T%C3%8B_NEVOJAVE_T%C3%8B _PUN%C3%8BS_DHE_T%C3%8B_SH%C3%8BRBIMIT.pdf që shfuqizon Vendimin e Këshillit të Ministrave 9.2.2011: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2011/PD F-2011/40-2011.pdf