Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e zotuar që gjatë mandatit 4 vjeçar të vendosë reforma dhe të bëjë ndryshme të dukshme në vend, vazhdoi dhe gjatë muajt Mars me aktivitete të shumta pa harruar postimet në rrjetet sociale. Qeveria aktuale vazhdimisht vë në dukje gatishmërinë për të qenë transparente dhe e drejtë me publikun, në kuadër të informacioneve publike dhe atyre të “gërmuara në thellësi të transparencës”. U evidentua nga të dhënat në raportin e buxhetit të vitit 2015 publikuar nga Ministria e Financave se MMSR ka shumën më të madhe të shpenzimeve mëse 25% të totalit të shpenzimeve të të gjitha Ministrive të tjera.
Shtrohet pyetja, ”a ja vlen barra qeranë”?
Përgjatë Marsit 2015 çështjet kryesore të evidentuara janë:
1- Reforma e pensioneve: Mosha mesatare e daljes në pension drejt mesatares europiane.
Në fillim të vitit 2015 filloi aplikimi i skemës së re të pensioneve, përveç të tjerash një ndër stimulimet kryesore që pritet të arrihet me skemën e re janë deklarimet reale të të ardhurave nga të gjithë punonjësit që janë aktualisht në marrëdhënie pune, në mënyrë që e ardhmja t’i shpërblehet me pensione më të larta. Ministri Veliaj shprehet se me reformën e re dhe rritjen e moshës (65 vjeç për femra e cila do të arrihet në vitin 2032 dhe 67 për meshkuj që do të filloj të rritet me nga 1 muaj nga 2025 dhe do të arrihet në vitin 2052) së pensionit të gjithë pensionistët aktualë dhe ata në perspektive do të përfitojnë pensione më të larta, i mbështetur nga drejtoresha e institutit të sigurimeve shoqërore, (ISSH) Znj. Vjollca Braho, e cila në raportin e publikuar në Mars 2015 cilëson miratimin e reformës si një ndër arritjet kryesore të këtij institucioni për vitin 2014.
Qeveria aktuale në fund të vitin 2014 shfaqi detajet kryesore të reformës së pensioneve duke theksuar se reforma do të realizohet gradualisht për të shmangur efektet sociale dhe për të rritur pranueshmërinë nga masa. Gjatë muajit Mars Kryeministri Rama dhe Ministri Veliaj përuruan edhe zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në kuadër të reformës për pensionet dhe sigurimet shoqërore. Kryeministri në fjalën e mbajtur tha se shërbimet ndaj pensionistëve do të përmirësohen gradualisht duke filluar me daljen nga “strofullat e errëta” ku ata shërbeheshin dikur. Në muajin Mars pensionistët aktualë filluan ta ndjenin ndryshimin në të ardhurat e tyre duke përfituar një shumë më të madhe se sa përfitonin gjatë viteve të kaluara.
Pjesë konstruktive e reformës është dhe heqja e tavanit. Në bazë të përllogaritjeve me formulën e re, heqja e tavanit çon në rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë dhe sektorët e pensionistëve (Reforma e plotë dhe përllogaritja e reformuar e pensioneve e bashkangjitur tek referencat). Vlerë e shtuar e kësaj reforme janë pensionet për grupin e të moshuarve mbi 70 vjeç të cilët nuk përmbushin kriterin e 15 vite përvojë pune, duke përfituar pensione sociale prej 6750 lekë në muaj. Këto pensione janë domosdoshmërisht standard europian për të siguruar mirëqenie për qytetarët e vendit. Efikasiteti dhe efiçenca e reformës është akoma herët të cilësohet duke qenë se implementimi përfundimtar do të shihet në perspektive. Sfidë e madhe për implementimin e reformës është korniza e kohëzgjatjes së realizimit të reformës. A do të vazhdonte implementimi i reformës nëse qeveria aktuale humb në zgjedhjet e ardhshme? Nga ana tjetër nga buxheti shtetëror i vitit 2015 qeveria ka ndarë 12 milionë USD për rritjen e pensioneve gjithashtu duke rënë dakord që të mos aplikojnë rritje prej masës së inflacionit.
2- Papunësia në rritje?!
Në mars INSTAT publikoi raportin e fundit të statistikave në të cilin evidentohet rritje në numrin e qytetarëve të Shqipërisë qe nuk kanë një vend pune. Në tre mujorin e katërt të muajit 2014 papunësia arriti në 18% nga 17.4% që ishte në tremujorin e tretë. Në kontradiktë me këtë shifër Z.Veliaj në të gjitha deklaratat e tij dhe daljet në publik “mburret” për arritjen dhe realizimin e reformave, duke qenë të informuar se prioritet në programet e MMRS-së ka punësimin e të rinjve. Rritja e papunësisë dhe deklarimi (dhe nga Kryeministri Z. Rama) se numri i të punësuarve total si dhe punësimi legal është rritur gjatë periudhës së qeverisjes së tyre, nuk është etike. Deri në këtë pikë përderisa papunësia është shtuar, përkundër faktit që Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur, gjithashtu raporti i tranzicionit shpreh rritje të standardeve sociale dhe ekonomike në vend, programi i MMRS-së është drejt dështimit. Vazhdimësia e produktivitetit të programit të punësimit të kësaj ministrie ngelet të shihet në raportet e INSTAT për 2015-n.
3- Hapja e dosjeve, fokusimi në lustracion apo në transparencë?!
Çështja e hapjes së dosjeve dhe lustracionit është në rend të ditës që kur filloi procesi i dekomunistizimit në vitin 1991. Pas zgjedhjeve të vitit 1992, një grup pune pjesë e të cilit ishte dhe Aleksandër Meksi, siguruan të hartonin një projektligj që më pas u vu në jetë me vendimin nr. 407 te K.M datë 21.09.1992 “Për njohjen e shkallës së ruajtjes dhe gjendjes e dokumentacionit të ish ministrisë së Punëve të Brendshme”, ky ishte hapi i parë i domosdoshëm për të arritur në të ardhmen te hapja e dosjeve. Një numër i madh dosjesh janë asgjësuar në bazë të ligjit 55 ( Ligji nr. 7380 datë 08.05.1990) duke konsideruar të pa nevojshme nga qeveritarët e asaj kohe. Në një nga debatet në mediat tona televizive drejtori i Sigurimit Shtetëror Fatos Klosi, u shpreh qartë se dosjet mund të hapen por një numër i madh i tyre mund të jenë eliminuar.
“Zhurma” për hapjen e dosjeve jo pa qëllim është rindezur tani për publikun, ndërkohë që zgjedhjet lokale janë fokusi kryesor i partive politike. Fitimi i elektoratit duke shfrytëzuar arritjet në nivel parlamentar ka qenë gjithmonë pjesë e politikbërjes në Shqipëri. Deklarata nga Z. Rama me 22 Nëntor në inaugurimin e BUNKART për hapjen e dosjeve, ishte rifillimi i këtij debati “të vjetër”. Hapja e dosjeve çuditërisht është propozim i Ministrisë së Mirëqenies, kurse zbardhja e drejtësisë mbi çështjet dhe problematikat e sigurimit të shtetit në kohën e komunizmit duhet të zgjidhet nga Ministria e Drejtësisë, dhe nëse dikush duhet të përfshihej në këtë proces është Ministria e Brendshme, ku ruhen dhe dosjet në arkiva. Pikëpyetje ngrihet mbi iniciativën dhe “tendencën me forcë” që ka MMRS-ja për këtë çështje dhe përfitimet që mund të vinin nga ky proces?! Ministri Veliaj shprehet se; “hapja e dosjeve dhe lustracioni do të bëhet në bazë të modelit gjerman”. Gjermania prej 25 vitesh vijon procesin e hapjes së dosjeve të STASS-it. Por ne nuk jemi në situatën e njëjtë të Gjermanisë, e cila në atë kohë qe gjysma e Gjermanisë, pra Gjermania Perëndimore, që ishte “e pastër shpirtërisht”. Kurse në Shqipëri demokracia dhe transparenca janë akoma në nivel tranzicioni.
Domosdoshmërisht hapja e dosjeve është një proces i cili do të ndodhë herët a vonë, pasi ndarja nga e kaluara duke u përballur me të vërtetat është zgjedhja më e mirë për të vazhduar qeverisjen në demokraci të vendit. Por duhet një model specifik nga një grup profesionistësh që njohin qeverinë komuniste dhe demokratike të Shqipërisë dhe të kenë analizuar të gjitha modelet e ish vendeve komuniste që kanë kryer këtë proces, duke arritur në një model efikas dhe specifik për Shqipërinë.
Referime
Hapja e dosjeve
http://www.oraneës.tv/analiza/mbi-dosjet– hapjen-e-tyre-dhe-lustracionin/
http://www.mapo.al/2014/11/hapja-e– dosjeve-te-sigurimit-ligji-shkon
http://www.top– channel.tv/neë/tv/videot.php?id=54355
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=2303
09
https://www.youtube.com/ëatch?v=QHUzË
RIc1SQ
Punësimi dhe Buxheti 2015
http://www.oraneës.tv/ora-english/instat– there-ëas-an-increase-of-unemployment– in-the-last-quarter-of-2014/
http://www.financa.gov.al/al/buxheti/buxh eti-ne-vite/buxheti-2015 , Tabela nr. 1
Reforma e Pensioneve
http://acp.al/news/723/Pensionet,-ja– kategorite-qe-do-te-marrin-29,700-deri– ne-34-mije-leke-ne-muaj/
http://www.panorama.com.al/ndryshon– skema-pensionet-rritja-e-moshes-nis-ne– 2015/
http://www.mapo.al/2014/11/projektbuxh eti-12-milione-usd-per-rritjen-e– pensioneve-2015
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=2315
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=2313