1- Edhe njëherë për trajtimin me ushqim
Shumë u përfol muajin e kaluar mbi rikthimin e trajtimit me ushqim për ushtarakët, pas Vendimit të Këshillit të Ministrave në vitin 2013, për ta hequr kompensimin e ushqimit duke shfuqizuar ligjin e mëparshëm. Më konkretisht, sipas VKM nr. 184 x ‘’Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, kur nuk trajtohen me ushqim të gatuar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, si dhe kur duhet të trajtohen me ushqim, por nuk kanë infrastrukturën për gatim dhe servirje ushqimi, përfitojnë kompensim në vlerë leku, si më poshtë vijon:
a) Oficerët aktivë të Forcave të Armatosura 2 000 (dy mijë) lekë në muaj;
b) nënoficerët aktivë të Forcave të Armatosura 3 000 (tre mijë) lekë në muaj;
c) ushtarët aktivë të Forcave të Armatosura 4 000 (katër mijë) lekë në muaj;”
Ky vendim shfuqizon VKM-në nr. 668 të vitit 2013 që e hiqte trajtimin me ushqim për forcat ushtarake të Republikës së Shqipërisë. Në fjalimet e saj Ministrja e Mbrojtjes është krenuar më këtë vendim si një nga mënyrat për të rikthyer dinjitetin e forcave të armatosura. Ndërkohë që vendimi është për t’u përshëndetur meqenëse rikthen një të drejtë legjitime për këtë katëgori, nuk kuptohet nga vendimi se ku jane bazuar hartuesit e tij për vendosjen e kompensimit në shifra pothuajse qesharake (imagjinoni nëse një nënoficer aktiv kryen 4 ditë shërbimi në muaj, kompensimi i tij për çdo shërbim të kryer do të ishte vetëm 500 lekë të vjetra). Së dyti shifra të tilla fikse nuk lejojnë fleksibilitet për përshtatjen e kompensimit me ndryshimet në treg. Ndoshta në hartimin e këtij vendimi mund të ishte marrë parasysh VKM nr. 524 i vitit 2004, që e lë në dorë të Ministrisë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, vendosjen e masës së kompensimit vit pas viti bazuar tek çmimet mesatare vjetore.
2- Bashkëpunim ndërinstitucional
Një projekt pilot i ideuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, mundëson të rinj të shkollës Teknike Elektrike Gjergji Canco, të profilizohen më tej në fushën e tyre të zgjedhur duke kryer praktikën shkollorë pranë Forcave të Armatosura. Sikurse deklarohet në një lajmërim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes: ‘’Zhvillimi i këtyre praktikave nën drejtimin e personelit ushtarak do t’u japë mundësi nxënësve të njihen dhe familjarizohen me mjetet në përdorim të FA, si dhe do t’u jepet mundësia të riparojnë dhe vendosin në funksionim sistemet dhe pajisjet e dëmtuara ushtarake.’’xi Duket se investime të tilla në kombinimin e kategorive të ndryshme të profesioneve që kanë pikëtakime, do të ndikojë jo vetëm në vënien në praktikë të njohurive të marra dhe dijeve teorike por mund të ndikojë edhe në punën e vetë Ministrisë së Brendshme/Forcave të Armatosura që do të ishin pritëse të studentëve të përzgjedhur.
Referime
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 668, DATË 7.8.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME
USHQIM TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 524, DATË 30.7.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MASËN DHE MËNYRËN E KOMPENSIMIT TË QIRASË SË BANESËS DHE TË USHQIMIT TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” Online: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/201 5/PDF-2015/34-2015.pdf Fq. 1565.
Artikulii i plote online: http://www.mod.gov.al/index.php/neësroom- 2/1027-nje-projektpilot-qe-do-t-i-sherbeje-te- ardhmes-se-fa