![Mirilda TILI, BA](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/M.-Tili-300x300.jpg)
Mirilda TILI, BA
1- Reformën territoriale e “bëjmë” por ligjin nuk e zbatojmë
Nuk themi asnjë gjë të re, nëse ministritë pa portofol duhet të mbyllen sepse në ditën e tyre të punës nuk regjistrojnë asnjë aktivitet. Nuk është përjashtim nga rregulli as Ministria e Shtetit të Çështjeve Vendore. Për muajin maj, zyrtarisht shënon vetëm një pjesëmarrje të organizuar nga Këshilli i Europës. Në konferencën kombëtare “Reformat në Qeverisjen Vendore dhe Administratën Publike – Mundësi të Reja për Administratën Publike”, organizuar sot nga Këshilli i Europës, Ministri i Çështjeve Vendore, Ministri i Inovacionit dhe Administratës Publike, dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim u diskutuan arritjet e reformave në qeverisjen vendore dhe administratën vendore, si edhe sfidat dhe mundësitë e administratës vendore në vijim të fuqizimit të strukturave të vetëqeverisjes vendore në Shqipëri. Në këtë konferencë morën pjesë ekspertë dhe donatorë me kontribut të veçantë në qeverisjen vendore dhe administratën publike si dhe përfaqësues të nivelit të lartë të Qeverisë Shqiptare, bashkitë, qarqet dhe organizatat ndërkombëtare.[1] Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij i bëri thirrje pushtetit vendor që të bëjë të gjitha përpjekjet për te çuar përpara zbatimin e reformës territoriale dhe asaj të decentralizimit, për të rritur performancën e ushtrimit të përgjegjësive të tyre në të njëjtën qasje dhe vizion që po ecën qeveria. Deri këtu duket sikur gjithçka shkon mirë. Por nëse i referohemi asaj se çfarë po ndodh konkretisht shohim që reforma territoriale nuk po zbaton një nga prioritetet e saj, siç është ligji i ri për Informimin Publik.[2] Ligji i ri “Për të Drejtën e Informimit” nuk gjeti zbatim të menjëhershëm në nivel të qeverisjes vendore për shkak te RAT. Ai ishte i kushtëzuar objektivisht të fillonte pas bërjes efektive të ndarjes së re admisnitrativo-territoriale, praktikisht pas Zgjedhjeve Vendore të 21 Qershorit 2015. Konstituimi i organeve të reja vendore përfundoi në Korrik-Shtator 2015, ose rreth një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për të Drejtën e Informimit”. Me konstituimin e organeve drejtuese në Bashki, ri-filloi edhe ecja e afateve për caktimin e koordinatorëve të të drejtës së informimit dhe adoptimin e programeve institucionale të transparencës. Nëse për institucionet e tjera afati ligjor për marrjen e masave për implementimin e Ligjit për të Drejtën e Informimit skadonte ne 3 maj 2015, për bashkitë e reja të krijuara, me analogji, ai skadon në datë 3 maj 2016…
[1] Pasqyrim aktiviteti http://www.ceshtjetvendore.gov.al/al/neësroom/deklarata-per-shtyp/konferenca-kombetare-reformat-ne-qeverisjen-vendore-dhe-administraten-publike
[2] Studimi i publikuar http://www.infocip.org/al/ëp-content/uploads/2016/05/RTI-implementation-albania-2016-Final-sëeden-OPC.pdf