![Jona Hoxhaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Jona-235x300.jpg)
Jona Hoxhaj
1- Rëndësi ka kush duhet të jetë Ministër… se Ministrinë e “sajojmë” !
Sikur të kërkosh dhe të kesh dëshirën e mirë për të gjetur arsyen e ekzistimit të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, përsëri është shumë e vështirë të gjesh argumente për ta mbështetur… Duket sikur më shumë rëndësi kishte “dikush” që duhet të ishte Ministër se sa vetë ekzistenca e Ministrisë në fjalë qe nuk kryen asnjë shërbim, nuk ka program të paracaktuar dhe nuk ka buxhet…
– A thua i justifikojnë pagat që marrin njerëzit që “punojnë” në këtë institucion?
– Po Znj.Felaj a thua ka axhendë, apo vetëm ndonjëherë kur ka kohë “bosh” bën ndonjë takim me ndonjë Ambasador apo përfaqësues të ndonjë institucioni të huaj që viziton Shqipërinë…?
– Për të mos harruar dhe urimet ndaj Qeverisë për miratimet e ligjeve, që duket janë “puna” kryesore e kësaj Ministria, por VKM-të që u miratuan me 27.05.2015 ka ngelur pak vonë për t’i përshëndetur…
Gjatë gjithë muajit maj emrin e Znj. Felaj është vështir ta gjesh të lakuar në ndonjë lajm, event apo aktivitet të Ministrisë apo jashtë saj. Gjithë maji vazhdoi i vakët dhe pa punë e pa “takime për kafe”.
Puna e vetme që Ministria e ka bërë publike, sepse ndoshta ata dhe mund të bëjnë punë por nuk kanë transparencë, ka qenë promovimi i Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër në web faqen e saj zyrtare, që u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe u realizua nga datat 10-16 Maj.
Referenca:
- Ministria e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin. Maj 2015. http://www.marredhenietmeparlamentin.gov.al/al/newsroom/lajme/argjirofest-on