
Mirilda TILI, BA
- Kur reformat nuk justifikojnë më poziocionin si ministër apo ministri
Nuk është më as e para herë dhe as e dhjeta që APPA denoncon dhe rrjedhimisht edhe kërkon që Ministritë e Shtetit të mund të kalojnë në nivele agjencish. Nuk është fjala vetëm për një ministri të këtij niveli, por i të trijave. Në këtë rast Ministrija e Shtetit për Çështjet Vendore duket se ka filluar pushimet. Muaji korrik thuajse nuk shënon asnjë aktivitet publik. [1] Madje postimi i fundit i kryer nga zyrat e shtypit pranë kësaj ministrie i përkasin datës 30 maj 2016. Pra, analiza më e thjehsta nga ajo se çfarë kjo ministri ka dashur të publikojë, është një punë dhe aktivitet publik zero. Madje ajo që vihet re, është që për të nuk ka ende urdhëra dhe udhëzime që vetë ky institucion duhet të zbatojë. Pra në të nuk ka asnjë urdhër dhe udhëzim që ky institucion është i detyruar me ligj të publikojë. [2]
Nuk ka më vend të thuhet se trasparenca është qartësisht e munguar. Rrjedhimisht edhe llogaridhënia. Nëse në muajt paraardhës kjo ministri shënonte si aktivitete publike pjesëmarrjen në aktivitete dhe jo organizatore e tyre (bashkangjitur bëni verifikimin me muajin pararendës të raportit të ëëë.appa.al), këtë muja nuk ka bërë asgjë ASGJË.
- Urime për hartën unike dixhitale
Jo pa qëllim vetë titulli i këtij paragrafi është “urime”. E themi këtë sepse më në fund pas 4 muajsh kur edhe është publikuar harta unike dixhitale me kufinjtë e rinj administrative[3], ajo është e plotë. Më në fund çdo i interesuar mund të sigurojë informacionet që dëshiron për sa i përket informacionit gjeohapësinor të territoreve dhe kufinjve të rinj të administratës. Kjo është një nga punët kur APPA vlerëson punën e kryer nga ana e këtij digasteri.
[1] Postimi i fundit nga kjo ministri http://ëëë.ceshtjetvendore.gov.al/al/neësroom/deklarata-per-shtyp/nenshkrimi-i-protokollit-shtese-te-kartes-europiane-per-veteqeverisjen-vendore
[2] Pjesa bosh e linkut http://ëëë.ceshtjetvendore.gov.al/al/neësroom/urdhera-dhe-udhezime
[3] Harta unike dixhitale http://ëëë.ceshtjetvendore.gov.al/al/neësroom/urdhera-dhe-udhezime