Aktivitete artistiko-kulturore si; festivale, shfaqje artistike dhe promovuese për disa gjini të artit në Shqipëri, në zona të ndryshme të vendit në kuadër dhe të sezonit turistik, kjo është panorama e muajit korrik pothuaj në të gjithë vendin si aktivitete të realizuara nga institucione të kulturës dhe artit në Shqipëri, me partneritete të ndryshme dhe nën varësinë apo mbështëtjen e Ministrisë së Kulturës. Aktivitete të cilat i shojnë ngjyrat stinës më të gjallë në vendin tonë dhe alegrinë përballë turistëve vendas apo të huaj po aq sa dhe komuniteteve pranë të cilave zhvillohen.[1]
Muaji Korrik për MK fillon me shpalljen e listës së fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, për vitin 2016.
Ky fond, i hapur për herë të parë, ka për qëllim mbështetjen financiare të përkthimeve të veprave të rëndësishme të letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, promovimin e autorëve shqiptarë dhe të letrave shqipe jashtë vendit, gjithashtu ai synon t’u vijë në ndihmë përkthyesve të huaj që janë të interesuar të përkthejnë nga gjuha shqipe, si t’u lehtësojë kostot e botimit botuesve që marrin përsipër t’u ofrojnë lexuesve të huaj vepra të letërsisë shqipe. Ministria e Kulturës vuri në dispozicion të këtij Fondi shumën prej 2.000.000 lekësh.
Në total nga dhjetë aplikime të shtëpive botuese të huaja, në përfundim u përzgjodhën gjashtë prej tyre, propozime të cilat kanë kaluar me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.[2] Kjo nisme vlen të përshëndetet si një mbështetje dhe një hap i rendësishëm drejt promovimit të letërsisë dhe letrarëve shqiptarë jo vetëm brenda kufijve të vendit tonë, por dhe më gjeresisht. Distancimi dhe trajtimi në një thirrje të veçantë do të sjellë dhe feedbackun më të mirë pas realizimit të këtyre punimeve si dhe shpresojme se ne te ardhmen nuk do të mungoje një mbështetje akoma më e gjerë edhe për autorë të tjerë të rinj të cilët mund të kenë nevojë për akoma më tepër mbështetje, si në kontekstin formal financiar ose moral, po aq edhe në atë të përfaqësimit.
Vijojnë punimet për një Ligj Trashegimie
Sikurse e kemi përmendur dhe në raporte të muajve paraardhës, prej rreth dy vitesh mbetemi në pritje të riformulimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. Pas një periudhe relativisht të gjatë heshtjeje dhe asnjw informimi pwr publikn rreth proçesit të punës mbi këtë çështje Ministria e Kulturës na bën me dije më së fundmi rreth njw Marrëveshjeje të re midis MK dhe AADF (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim)[3].
“AADF na bashkohet serish duke mbeshtetur me ekspertize ligjore fazen finale te projektligjit.” (cit. lajm)
Nga kjo frazë mund të kuptojmë nga larg, ose anës e anës se projektligji i ri për TK gjendet në fazën finale, gjw qw mund të nënkuptojë se së shpejti do të kemi mundësinë për ta shqyrtuar në publik, ose duke qenë se mareveshja konsiston në një ekspertizë ligjore (dhe financiare) mund të kërkojë ende kohë për ndonjë rishqyrtim apo riformulim përpara publikimit të draftit final për shqyrtim. Ajo që vijojmë të shpresojmë është realizimi në një kohë sa më të shpejtë dhe shqyrtimi i këtij projektligji dhe venia e tij në efiçencë, kjo duke marrë shkas dhe nga shumë ngjarje të muajve të fundit në sektorin e trashëgimisë apo metodat e reja të trajtimit të monumenteve sipas dhe praktikave bashkëkohore të cilat natyrisht kërkojnë dhe një adaptim ligjor mbi tw drejtat e veprimit dhe mbrojtjes së tyre.
Humbja e Gjyqit për Kalanë e Lezhës
Lajmi më trazues për muajin Korrik nga Ministria e Kulturës është ai i humbjes së Gjyqit për Kalanë ë Lezhës, Si u Humb Kalaja?
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka njoftuar disa ditë më parë se ministria që ajo drejton ka humbur gjyqin për Kalanë e Lezhës. Prej dy vitesh ministria ishte në gjyq me një kompani, së cilës i ishin dhënë të drejta mbi kalanë nga qeveria e kaluar. Pas dy vitesh, Kumbaro njoftoi se “Me këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa licencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparencës së kësaj vendimmarrje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë”.
Diskutimet e para për dhënien me qira të kësaj kalaje i takojnë vitit 2010. Atëkohë, lajmi i botuar në “Gazeta Shqiptare” solli reagimin e menjëhershëm të Lorenc Bejkos. Më pas, të gjithë specialistët e trashëgimisë morën pjesë në një debat të gjerë. Në vitin 2013, qeveria në ikje Berisha miratoi dhënien e disa monumenteve me qira, mes të cilave ishte edhe Kalaja e Lezhës.
Me ardhjen në pushtet të qeverisë aktuale, çështja u ridiskutua dhe dhënia me qira u anulua nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kombaro, në vitin 2014 doli në një konferencë për shtyp dhe njoftoi vendimin, çka çoi në një proces gjyqësor pothuaj dyvjeçar. Kumbaro e dha kështu të enjten njoftimin për humbjen: “Ju kujtohet debati i madh për ndërtim motelesh brenda zonës arkeologjike të Kalasë së Lezhës në vitet 2012-2013? Ju kujtohet që Ministria e Kulturës në vitin 2014 arriti ta shpëtojë atë thesar të trashëgimisë kulturore nga motelizimi dhe rrënimi i arkeologjisë?
Në ato kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në vitin 2013- 2014 rimori në shqyrtim të gjitha dosjet dhe urdhrat e lëshuar për këtë projekt dhe i shfuqizoi ato, pasi konstatoi shkelje të rënda të procedurave dhe me profesionalizëm dhe analizë ligjore dhe teknike, vuri në vend një situatë emergjente duke shpëtuar një vlerë të çmuar të pasurisë së brezave. Por subjekti privat e dërgoi këtë vendimmarrje në gjyq dhe Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi pa argumentim dhe pa marrë fare në konsideratë arsyetimin e MK.
Pas dy vjet zvarritjesh në dyert e gjykatave pa zë e pa vesh për vlerat kombëtare, edhe Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr.2097, në datë 07.07.2016, në dhomë këshillimi, e në mungesë të palëve dhe pa asnjë njoftim për prezencë, vendos: Mospranimin e ankimit të paraqitur nga Ministria e Kulturës në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore. Me këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa licencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparencës së kësaj vendimmarrje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë”.
Edhe pse justifikimet dhe reagimet janë nga më të ndryshmet duke arritur deri tek ai i deklarimit të mbi neglizhencën e juristit të çështjes, asgjë nuk mund ta tolerojë këtë humbje, ose deklaratat e fryra pas miratimit të urdhrit të disa muajve më parë mbi dhëniet në përdorim apo me qera të monumenteve të Trashëgimisë Kulturore nga vetë Ministria në fjalë.[4] Për humbjen e kesaj sfide argument si të sipërpermendurat nuk e justifikojnë plotësisht intefritetin e punës së bërë nga ky dikaster ne lidhje me çështjen në fjalë, ndaj do të shpresonim në zgjidhjen sa më parë të kësaj ngjarjeje për të mos humbur asnjë grimë nga monumentet e trashëgimisë kulturore, kudoqofshin anembanë shqipërise, dhe kjo ekperience të vleje gjithashtu si një shtysë për t’u përqëndruar më fort në punën për mbrojtjen e këtyre monumenteve dhe menaxhimit të tyre.
P.S: Më Poshtë do të gjeni bashkangjitur qëndrimin e Ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro, një deklaratë e publikuar në rrjete sociale (profili zyrtar) po ashtu e transmetuar dhe në mediat vizive gjatë deklaratës për shtyp.
SKANDALOZE:
Kur sistemi gjyqësor vendos në të kundërt të interesit të Trashëgimisë Kulturore dhe të vlerave kombëtare!!!
Ky nuk është denoncimi i një pale të humbur në një proces gjyqësor!
Këto nuk janë fjalët e një politikani në kontekstin e reformës në drejtësi!
Këto janë faktet e shëmtuara të një realiteti që ka humbur orientimin e vlerave që mbart!
Ju kujtohet debati i madh për ndërtim motelesh brenda zonës arkeologjike të kalasë së Lezhës në vitet 2012-2013?
Ju kujtohet që Ministria e Kulturës në vitin 2014 arriti ta shpëtojë atë thesar të Trashëgimisë kulturore nga motelizimi dhe rrënimi i arkeologjisë?
Në ato kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në vitin 2013- 2014 rimori në shqyrtim të gjitha dosjet dhe urdhërat e lëshuar për këtë projekt dhe i shfuqizoi ato, pasi konstatoi shkelje të rënda të procedurave dhe, me profesionalizëm dhe analizë ligjore dhe teknike, vuri në vend një situatë emergjente duke shpëtuar një vlerë të çmuar të pasurisë së brezave.
Por subjekti privat e dërgoi këtë vendimarrje në gjyq dhe, gjykata e shkallë së parë e rrëzoi pa argumentim dhe pa marrë fare në konsideratë arsyetimin e MK.
Pas dy vjet zvarritjesh në dyert e gjykatave pa zë e pa vesh për vlerat kombëtare, edhe gjykata administrative e Apelit, me vendimin nr.2097, në datë 07.07.2016, në dhomë këshillimi, e në mungesë të palëve dhe pa asnjë njoftim për prezencë, vendos:
Mospranimin e ankimit te paraqitur nga Ministria e Kulturës në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore.
Më këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa liçencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparencës së kësaj vendimarrje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë.
Vlerat kulturore jane ajo çka i detyrohemi brezave. Detyrimi për të njohur ligjet që i japin një trajtim special këtyre vlerave duhet të njihet, të zbatohet e të interpretohet kryesisht nga trupa e gjyqësorit.
Në vite kemi parë sesi
Butrinti antik është shkëmbyer me tokë djerrë dhe jepej në kompensim!
Kulla e Kalasë së Elbasanit është privatizuar ;
Janë privatizuar parcela e godina në Apolloni e Ksamil, etj.
FAKTI
Në vitin 2010 një subjekt privat ka hartuar një projekt për restaurimin, rigjallërimin dhe rivlerësimin, e kalasë së Lezhës. Kjo iniciativë private është paraqitur pranë sekretarisë Teknike te KKR-se, në IMK e në atë vit, për t’u shqyrtuar dhe më pas për t’u miratuar në KKR.
Nuk ka asnjë justifikim të faktit se në cilin kontekst ligjor, strategjik, moral e profesional një organizëm publik shqyrton një kërkesë private e cila në thelb ka si qëllim ndërhyrjen në një vlere kombëtare.
MTKRS e kishte filluar procedurën për dhënie qeraje ndërkohë që
– nuk e administronte kalane (në atë kohë në administrim të Bashkisë Lezhë);
– nuk kishte një strategji të administrimit të vlerave kulturore
– nuk kishte asnjë vlerësim paraprak mbi fatin e atyre pasurive kulturore qe ishin dhënë me qira megjithese kishte fakte te qarta mbi keqvleresimin e keqadministrim e pasurive kulturore
Theksojmë që ky veprim nuk u zhvillua në kuadër të një procedure rijetëzimi, procesi formal i së cilës, qoftë edhe i paplotë, do të fillonte veç në 2011.
Ato vendimarrje sillnin pasoja shume të rënda për trashëgiminë kulturore
– shfrytëzohej pa asnje kriter pasuria kombëtare – një prej më të vlefshmeve që kemi
– shfrytëzohej në mënyrë ekskluzive nëntoka duke hequr monopolin e caktuar me kushtetutë të shtetit mbi pasurine nëntokësore – kjo në dëm edhe të ekspeditave arkeologjike, nga më profesionalet, të cilat aktualisht janë pezulluar si rezultat i kësaj situate absurde të paligjshme e amorale.
– fitonte të drejtën ekskluzive për të shkatërruar pasurinë e brezave dhe memorien tonë historike (përfshirë të famshmen portë të restauruar nga sulltani )
Në këto kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve me bindje të plotë dhe me procedurë krejt të ligjshme në vitin 2013- 2014 i shfuqizoi ato.
Por fatkeqësisht pas 2 vjetësh nëpër dyert e gjykatave, me dëshpërim mund të them se kjo tentativë e shërbimit publik të administratës për të vënë në vend një padrejtësi kombëtare nuk u krye me sukses.
Interesi privat vazhdon të mbisundojë.
Të paktën në këtë rast që denoncojmë, shërbimi i dhënies së drejtësisë nuk njeh paligjshmëri, parregullsi apo sensibilitet në administrimin e vlerave kombëtare por vazhdon të na zhgenjejë të gjithëve me qëllimet që përndjek.
Shërbimi gjyqesor është shërbim publik. Efikasiteti i tij sigurohet me sigurimin e një tërësie standartesh, zbatim parimesh e rregullash të cilat nuk janë qëllim në vetvete por që kanë vec një qëllim, të sigurojnë respektimin e të drejtave në një shtet të së drejtës.
Në rastin konkret jemi në kushtet evidente të një interesi publik të cënuar rëndë nga mosfunksionimi i një shërbimi publik.
Asnjë rresht i vendimeve të gjata të shkalles së parë dhe apelit që morën kaq kohë për t’i dhënë, nuk merr guximin të thotë se MK në shfuqizimin e vendimit të dhënies për “rijetëzim” të një kalaje shekullore, me një projekt të pamiratuar nga KKR në kuptimin e një procedure të ligjshme, të ketë shkelur ndonjë ligj.
Ne leximin e vendimeve mesazhi që jepet është :
Administrata publike mund të shkelë ligjin dhe të keqadministrojë vlerat publike pasi me një interpretim të shtrembër të ligjeve fiton e paligjshmja; jo profesionalizmi; shitja e vlerave.
SKANDALOZE!
Gjykata e cila duhet të ofrojë një shërbim cilësor në mbrojtje të të drejtave Kushtetuese, duke garantuar paanësinë dhe pavarësinë e saj në vendimarrje provon edhe një herë që përligj paligjshmërinë me vendimet e saj.
Në vendimin e saj Gjykata keqinterpreton ligjin, prek dhe cënon rëndë interesin publik, kur në vetvete qëllimi i gjyqësorit është vënia në mbrotje e këtij interesi.
Mirëpo Ministria e Kulturës,
që respekton ligjet dhe parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve ku pushtetit gjyqësor i jepet e drejta të ushtrojë kontroll e vigjeloje mbi veprimtarinë e administratës publike,
nuk mund të rrijë indiferente dhe të mos verë në dijeni qytetarët dhe organet kontrolluese të veprimeve të gjyqesorit që vlerat dhe pasuria kombëtare, trashëgimia kulturore po cënohen PAPERGJEGJSHMERISHT.[5]
[1] Faqja zyrtare e MK, Sesioni i Lajmeve http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme&page=2
[2]Faqja zyrtare e MK, Shpallja e Fituesve të fondit të përkthimit letrar http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/shpallja-e-fituesve-te-fondit-te-perkthimit-letrar-nga-gjuha-shqipe-ne-gjuhe-te-huaj&page=2
[3] Faqja zyrtare e MK, marreveshja për Ligjin e ri të Trashëgimisë Kulturore http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/marreveshje-midis-ministrise-te-kultures-dhe-aadf-per-ligjin-e-ri-te-trashegimise-kulturore&page=1
[4] Gazeta Panorama- Gjyqi i Kalasë së Lezhës http://www.panorama.com.al/humbja-e-gjyqit-per-kalane-e-lezhes-ministria-e-neglizhoi-juristi-nuk-u-paraqit-fare/
Gazeta Dita- Gjyqi I Kalasë së Lezhës
http://www.gazetadita.al/kalaja-e-lezhes-forumi-i-trashegimise-kulturore-kritikon-kumbaron/
[5] Proflili Zyrtar Fb- MK- Mirela Kumbaro https://www.facebook.com/mirela.kumbaro/posts/10210131006733048