![Rezarta CAUSHAJ, MSc](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/R.-Caushaj-300x300.jpg)
Rezarta CAUSHAJ, MSc
- Fondet IPA dhe institucionet monitoruese
Duke qënë se në raportet e mëparshme kemi kritikuar Ministrinë e Integrimit për mungesen e theksuar të informacionit në lidhje me fondet IPA, përgëzojmë punën që është bërë në këtë aspekt së fundmi për të publikuar dokumentacionin në lidhje me Programin e Ndihmës së Parazgjerimit (IPA II) e më saktë:
- Programet Europiane të Ndihmës [1] (publikuar si dokument Ëord i shkarkueshëm më vonë sec pretendohet dhe në mungese të faqjeve ndërlidhëse të secilit program)
- IPA me shumë vende përfituese[2]
- Instrumenti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor[3] (duhet shtuar se lista e granteve/projekteve ndër vite nuk është e shkarkueshme).
Ajo c’ka vërëjmë me keqardhje është se ende nuk ka raporte të Komitetit Monitorues mbi mbarëvajtjen e projekteve, dështimet dhe sukseset e tyre apo cfarë është arritur deri më sot. Në këtë pikë Ministria është mjaftuar vetëm të ndërfus një tjetër dokument, ku shkurtimisht informon se cili është institucioni përgjegjës i monitorimit, si vijon:
”Komiteti Monitorues i IPAs është instrumenti kryesor i monitorimit të programeve/projekteve të BE-së. Pjesëmarrës në këtë Komitet janë përfaqësues të Komisionit Europian, Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ministrisë së Integrimit Europian (KKIPA), ministrive dhe institucioneve të tjera përfituese nga projektet IPA, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare”.
Duhet theksuar se mbledhja e fundit e këtij Komiteti ka qënë më 15 Prill 2015[4], ku Ministri i Integrimit shpalli se numri i projekteve problematike ishte ulur progresivisht. Ky është një pohim që ishte i pavërtetueshëm para një viti dhe vazhdon ende të jetë i tillë për shkak të mungesës së funksionimit të strukturave përkatese. Këto struktura janë të përcaktuara me anë të VKM n.51 të datës 18.06.2015, si më poshtë:
a) Koordinatori Kombëtar i IPA-s (KKIPA), detyrë e ushtruar nga Ministri i Integrimit
b) Zyrtari Kombëtar Autorizues (ZKA);
c) Struktura e menaxhimit përgjegjëse para ZKA-së, e përbërë nga:
- Fondi Kombëtar; dhe
- Zyra mbështetëse e ZKA-së.
ç) Struktura operative, e përbërë nga:
- Drejtoria e Financimeve dhe Kontraktimeve (DFK);
- Strukturat përgjegjëse/njësitë për menaxhimin e programeve IPA II, në ministritë e linjës dhe/ose në institucionet përfituese;
- Zyra mbështetëse e Koordinatorit Kombëtar të IPA-s.
d) Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës së Bashkimit Evropian.
Si rrjedhim i mungesës së raporteve audituese mbi ecurinë e menaxhimit të fondeve dhe projekteve, Komisioni Europian[5] ka kërkuar së fundmi rritjen e kompetencave të Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës së Bashkimit Evropian, e cila funksionon formalisht që prej 2009, por pa asnjë sukses të dukshëm. Në mënyrë që të kryej funksionin e saj ajo duhet të riorganizohet si një institucion i pavarur e për këtë qëllim është propozuar që të jetë direkt në varësi të Kryeministrisë, një masë jo fortë bindëse duke qënë se një garanci të tillë e ofron shumë më mirë Parlamenti apo edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit. Të shpresojmë që diskutimet mbi projektligjin në fjalë të sjellin një formulë sa më eficente në këtë aspekt.
Ajo c’ka është e sigurtë është se fuksionimi i Agjensisë është shumë urgjent duke qënë se, as Ministria e Integrimit, as institcionet paralele të kontrolluara prej saj (të ashtuqujturit Komiteteve monitoruese sektoriale) nuk kanë publikuar raporte të bazuar mbi Dokumentin Strategjik Kombëtar: Instrumenti i Para-Anëtarësimit 2014 -2020[6], i cili përcakton objektivat për secilën fushë dhe në bazë të indikatorëve respektivë të përcaktuar (sado të metë që janë), bën të mundur të llogaritet përmbushja ose jo e tyre.
Në mungesë të raportit Ministria si përgjegjës kryesor ka dështuar në përmbushjen e detyrës së saj për të forcuar efiçencën, efektivitetin, impaktin dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të Asistencës IPA dhe të ofrojë rekomandime për korrigjimet e mundshmë.
- Reforma në Drejtësi
Mesa duket miratimi i Reformës në Drejtësi është diskutuar në datën 19 korrik në Këshilli Kombëtar të Integrimit, por procesiverbali i plotë i takimit mbetet i pa publikuar. Ky është një fakt që refleton një problematik shumë më të gjerë: faktin që reforma në fjalë u diskutua me dyer të mbullyra, më anë të deklaratave të palëve dhe në asnjë moment duke përfshirë qytetarin. Në mënyrë arbitrare diskutimi u përqëndrua te arritja me cdo cmim e konsensusit dhe nuk pati asnjë reflektim nga ana e Ministrisë së Integrimit si institucion në ngarkim të arritjes së stadardeve të anëtarësimit. Përkundrazi, u lëshuan deklaratat e përsëritura: “Në këtë moment mesazhi kryesor duhet të jetë ai që doli edhe nga Komisioni i Ja[7]shtëm sot në mëngjes, nga Komisioneri Hahn dhe shumë eurodeputetë të tjerë, duhet patjetër të gjejnë një zgjidhje konsensuale. Kjo do ti hapte rrugë zhvillimit të vendit, do ti hapte rrugë implementimit të mirë të reformës në drejtësi, dhe mbi të gjitha procesit të integrimit të vendit.”
E njëjta frymë shoqëroi edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku pati thjeshtë akuza të ndërsjellta nga palët se po pengonin Reformën apo u garua se kush kishte mbështetjen e “Ndërkombëtarëve”, deklarata për mediat jashtë mbledhjes dhe mbajtje të qytetarit larg thelbit të debatit. Në asnjë moment nuk pati një reflektim mbi mënyrën se si u politizua procesi, mungesën e trasparencës për reformën, mungesën e fushatave tw informimit të plotë të qytetarëve apo mënyrën dhe limitet e ndërhyrjes së aktorëve ndërkombëtar apo edhe pikepyetjet e ngritura mbi tejkalimin e kompetencave nga ana e Ambasadores së BE, e cila dyshohet se ka përdorur ekspert të programit EURALIUS[8] në Shqhipëri për axhendën e vet në lidhje me reformën, pa u konsultuar me Brukselin.
Kjo do përbëntë një pikëpyetje shumë të madhe për cdo Ministër Integmi dhe një shqetësim legjitim për t’ia paraqitur Komisionit Europian. Një reagim, qoftë edhe deklarativ, do ishte i justifikuar duke qënë se Delegacioni i BE në Shqipëri shërben si një urë lidhëse ne procesin e integrimit, ku tentohen të njihen zhvillimet lokale dhe t’i përshtaten politika të duhura nga ana e BE për t’iu përgjigjur rrethaneve, por edhe si një raportues i paanshëm e objektiv në progresin tonë. Nëse Delegacioni merr vendime jashtë kompetencave, pa ofruar komunikimin e nevojshëm institucional me Komisionin Europian e nëse këto vendime ndikojnë në imazhin e BE si garatues i standardeve demokrative e të mirëqeverisjes, nëse qytetari shqiptar percepton mungesë llogaridhënie midis strukturave përgjegjëse në BE atëherë edhe integrimi i vendit tonë dëmtohet rëndë.
[1] http://www.integrimi.gov.al/al/programi/asistenca-financiare-e-be-se-ipa/programet-europiane
[2] http://www.integrimi.gov.al/al/programi/asistenca-financiare-e-be-se-ipa/ipa-me-shume-vende-perfituese-dhe-wbif/ipa-me-shume-vende-perfituese-2014-2020
[3] http://www.integrimi.gov.al/al/programi/asistenca-financiare-e-be-se-ipa/ipa-me-shume-vende-perfituese-dhe-wbif/instrumenti-i-investimeve-per-ballkanin-perendimor-wbif
[4] http://sot.com.al/politike/mblidhet-komitetit-monitorues-gjosha-kemi-shmangur-projektet-problematike
[5] http://www.monitor.al/fondet-e-ipa-ii-te-se-agjenci-per-monitorimin-kusht-per-alokimin/
[6] http://www.integrimi.gov.al/al/programi/asistenca-financiare-e-be-se-ipa/ipa-kombetare/dokumente-strategjike
[7] http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/lajme/ministrja-gjosha-miratimi-i-reformes-me-konsensus-eshte-domosdoshmeri-per-vendin&page=1
[8] http://exit.al/2016/07/19/loja-me-e-fundit-me-reformen-ne-drejtesi-exit-shpjegon/