![Mirilda TILI, BA](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/M.-Tili-300x300.jpg)
Mirilda TILI, BA
- Kur të thënën nga e bëra e ndan humnera
Nëse para disa muajsh APPA deklaroi se Shqiëpria e shprehur në faqen zyrtare të kryeministrisë apo e shprehur nga profili në facebook i vetë kryemisnitrit Edi Rama, është vendi më i mirë për të jetuar, sot, pas më shumë se 5 muajsh ka rënë edhe ritmi i propagandës. Në të tilla kushte jemi duke iu afruar më shumë të vërtetës që vendi ynë tashmë dergjet nga problemet apo zyrat e shtypit do kenë filluar fushatën në terren dhe nuk merren më me portalet. Sido që të jetë e vërteta e fotove dhe lajmeve të prodhuara nga zyrat e shtypit, ajo që mbetet në kujtesën e qytetarëve votues është mos mbajtja e premtimeve. Tashmë e dimë që 300 mijë vendet e punës, edhe me fushatën për të regjistruar dhe futur në skemën e sigurimeve shoqërore të të gjithë të punësuarëve, sërish është një qëllim i largët. Shëndetësia falas e premtuar nga kandidati për kryeminsitër në atë kohë, sot kryemisnitri i vendit, jo vetëm nuk realizohet, por edhe shërbimet utilitare i janë besuar spitaleve private. Edhe në këtë pikë, marrëdhëniet e partneritetit publik- privat ku shërbimi i dializës i besohet një spitali privat dhe po në të shkaktohet një skandal i madh, me rënie zjarri dhe humbje jetë njerëzish[1] dhe askush të mos marrë përgjegjësi, është pjesë e axhendës qeverisëse.
- Vendimet e Këshillit të Ministrave të paplota
Nëse do të vazhdojmë të kontrollojmë firmën e kryeministrit në firmosjen e Vendimeve të Këshillit të Ministrave, sigurisht që do t’ia ndiejmë mungesën. Por megjithatë është një vendim surprizë, ai i datës 22 korrik, e cila njoftonte që e gjithë administrata do të bënte pushim[2]. Vendim i marrë në kohë urgjencë pas miratimit të “Reformës në Drejtësi”. A thua se ishte administrata që punoi për hartimin, më pas arritjen e balancave politike, vonesës prej 18 muajsh të saj dhe në fund miratimin e saj. Megjithatë, e hëna e datës 25 korrik, ishte pushim dhe u njoftua personalisht nga kryeministri Edi Rama në facebook. [3]
Duke qëndruar tek vendimet… nuk është as e largët në kohë dhe as e harruar në kujtesën e shqipëtarëve një video e publikuar që mbartte në të dhunën e një edukatoreje ndaj një fëmije vetëm 3 vjeç. Prej saj nuk pati asnjë kërkesë për ndjesë publike nga institucionet përkatëse. Por ajo që u bë ishte një vendim. Vendim krejtësisht qesharak për nga përmbajtja dhe për sa i përket mundësisë së përmirësimit të situatës. Këshilli i Ministrave në datën 20 korrik ka miratuar një vendim i cili hyn në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare[4]. Vendimi ka të bëjë me standardet e vendosura për kopshtet dhe çerdhet që do të ndërtohen pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Qesharake është fakti që një vendim merret vetëm për kushtet dhe standardet teknike të ndërtimit të kopshteve dhe çerdheve, publike apo private qofshin. Ndërsa ato që tashmë janë ndërtuar dhe funksionojnë si të tillë nuk do të kalojnë në asnjë lloj site. Por më qesharakja që e shoqëron këtë vendim është jo vetëm mungesa e listës së standardeve, që sigurisht duhet të jetë shumë teknike, por edhe fakti që për zbatim janë “institucionet shtetërore”. Lind pyetja, për cilat konkretisht?!
Një tjetër vendim i paplotë është edhe strategjia kombëtare për pronësinë intelektuale.[5] “1. Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Pronësinë Intelektuale 2016-2020, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
- Ngarkohen ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ministri i Kulturës, ministritë, institucionet qëndrore dhe njësitë e qeverisjes vendore, të përmendura në tekstin e kësaj strategjie, për zbatimin e këtij vendimi”- Kjo është ajo çfarë përmban i plotë Vendimi i Këshillit të Ministrave. Ndërkohë nga verifikimi në fletoren zyrtare këto vendime nuk janë publikuar ende dhe rrjedhimisht as dokumenti i bashkangjitur për të sqaruar vendimet e sipër përmendura.
- 3. Tallava me Reformën në Drejtësi
Miratimi i Reformës në Drejtësi, ka lënë pas edhe sfidën e madhe nëse një ditë kjo reformë do të jetë vërtet e tillë. Sikur të mos mjaftonte zvarritja dhe loja me kungulleshka me këtë reformë, duhej të dëgjonim edhe teoritë e zgjedhjeve të parakohëshme apo qeverinë teknike. [6] Ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008 sollën edhe një riformulim të ri dhe të patestuar nga ana e qeverive shqipëtare realizimin e një qeverie teknike apo vendosjen e vendit para zgjedhjeve të parakohëshme. Nenet 104 dhe 105 e sqarojnë kërkesën për votëbesim të kryeministrit apo edhe largimin e tij duke dorëzuar një mocion mosbesimi në parlament nga të paktën një e pesta e deputetëve. Në të tilla kushte, kur mungonin të dyja kushtet për realizimin e neneve të kushtetutës, edhe debati dilte i pavlerë. Por edhe pse “marrëveshja historike” u krye, ligjvënësit tanë, me në krye kreun e qeverisë, janë shumë larg realizimit të saj. Kjo për arsyen e thjeshtë, ende nuk janë miratuar 7 ligjet që shoqërojnë këtë reformë[7]. Nga ana tjetër ndërkombëtarët shprehen se këto ligje duhet të ishin miratuar thuajse menjëhërë pas miratimit të Reformës në Drejtësi. [8]
[1] Zjarri në repartin e dializës në Spitalin Amerikan http://ëëë.oraneës.tv/vendi/zjarri-ne-spital-piromani-lagu-pacientin-me-benzine-dhe-i-vuri-flaken/
[2] Vendimi I vetëm I qeverisë http://ëëë.kryeministria.al/al/neësroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-22-korrik-2016
[3] Statusi në facebook që njofton ditën e arritjes së madhe, pushimit. https://ëëë.facebook.com/edirama.al/?fref=ts
[4] Vendimi i plotë http://ëëë.kryeministria.al/al/neësroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-20-korrik-2016&page=1
[5] Një vendim tjetër i paplotë http://ëëë.kryeministria.al/al/neësroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-22-korrik-2016
[6] A realizohet qeveria teknike http://ëëë.reporter.al/nenet-104-dhe-105-te-kushtetutes-dhe-zgjedhjet-e-parakohshme/
[7] Deklarata e Edi Ramës http://ëëë.oraneës.tv/vendi/rama-thote-se-rezistenca-do-vazhdoje-por-nuk-kane-shans-ta-ndalin/
[8] Presioni i të huajve http://ëëë.oraneës.tv/vendi/ambasadoret-serish-ne-sulm-vettingu-te-miratohet-ne-korrik-te-tjerat-ne-gusht/