![Jona Hoxhaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Jona-235x300.jpg)
Jona Hoxhaj
1- Barra
Boll mbajti populli barrën mbi kurriz për t’u ekspozuar ne mediat dhe syrin kritik te botes! “Ekipi i zonjave” I Ministrisë se Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin; ne krye me Znj. Ermonela Felaj, Drejtor Kabineti Znj. Rovena Voda dhe Asistente e Ministrit Znj. Ermina Allushi se bashku me gjithë grupin e tyre te punës, janë shembulli me i keq qe mund t’i jepet shoqërisë për institucionet publike.
Shqiptarët paguajnë nder taksat me te larta ne Europe, me rrogat e tyre nder me te ulëtat ne Ballkan, për te paguar element te caktuar, te mirë menduar paraprakisht dhe askush nuk Iu jep llogari qytetareve për këtë pa përgjegjësi!
Shpenzimet e kësaj Ministrie dhe rrogat qe merren nuk janë te arsyeshme, nuk ka asnjë strategji pozitive afat gjate e as afat shkurtër ne mbrojtje te ekzistencës se Ministrisë!
E vetmja arsye qe mund te aludohet për ekzistencën e kësaj Ministrie, është qe te kemi me shume Ministre femra dhe te rrisim përqindjen e pjesëmarrjes se femrave ne politik bërje dhe vendimmarrje!
Për hir te vërtetës preferoj te mos me bie ne kurriz barra e shpenzimeve dhe për me tepër barra e përgjegjësisë se ekzistencës se një Ministrie pa sens, si qytetare e këtij shteti, sesa te me njohë bota si shtet me “shume” Ministre femra, qe praktikisht nuk bëjnë asgjë!
Por rëndësi ka te kemi tolerance fetare e barazi gjinore ne sy te botes, sipas qeverise ne pushtet, pastaj se qytetaret “vuajnë dënimin” e këtyre politikave mediatike e ekspozuese ata nuk mbajnë përgjegjësi!