![](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Blerina-Lalla.jpg)
Blerina Llalla
1-Progres dhe vetëm progres
Nëse do të shohim me vëmendje veprimtarinë e Ministrisë për Inovacioni dhe Administratën Publike do të mendonim se këtu punohet kryesisht me grafikun një muaj për inovacionin e teknologjinë dhe një muaj për administratën publike. Një muaj fokusi këtej e një muaj andej.
Meqenëse jemi tek administrate duhet të kujtojmë se që prej ardhjen në detyrë Ministrja Harito ka vënë theksin në reformën administrative sipas kërkesave dhe standardeve europiane, reforma që ka nisur e s’ka të sosur. Flitet, flitet e përflitet. Takime, bisedime, deklarata, raportime, suksese, promovime, progres etj., por ku ndodhemi në realitet?
Edhe gjatë këtij muaji vihet re qetësia në këtë ministri. Nga publikimet e bëra në faqen zyrtare mësojmë se janë kryer 3 aktivitete zyrtare publike siç janë:
Shqipëria dhe Komisioni Europian diskutojnë progresin e reformës në administratë.
Prezantimi i Projektit Mbështetje për reformën e Shërbimit Civil në Shqipëri
Marrëveshje për bashkëfinancimin e Qendrës së Shërbimeve Publike.
Pra gjatë këtij muaji është zhvilluar takimi i pestë i Grupit Special për reformën e Administratës Publike nga ku përfaqësuesit shqiptarë dhe të KE-së kanë diskutuar rreh progresit të reformës në administratë. Gjatë këtij takimi Znj. Michella Matuella sjell në kujtesë se reforma e AP është një nga shtyllat kryesore të procesit të anëtarësimit ne BE.
Ndërsa Ministrja Harito shprehet se: “Reforma e Administratës Publike është një ndër përparësitë e qeverisë shqiptare, sepse ne jemi shumë të ndërgjegjshëm për faktin se çdo reformë që ndërmarrin, çdo veprim, çdo vullnet politik që nuk mbështetet në një administratë publike të qëndrueshme dhe profesionale do të jetë jetëshkurtër. Forcimi dhe profesionalizimi i administratës publike është i domosdoshëm për progresin e vendit dhe ashtu si në vende të tjera të zhvilluara, administrata publike duhet të garantojë vazhdimësinë dhe profesionalizmin e shtetit”.
Më tej ka vijuar me një përmbledhje të arritjeve të deritanishme lidhur me reformën duke u fokusuar tek ndryshimet legjislative, miratimi i reformës gjithëpërfshirëse të AP, ndryshimet në metodat e rekrutimit për shërbimin civil, funksionalitetin e sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore etj.
Referuar këtyre të dhënave kuptojmë që progresi mbetet ende në planin horizontal, që do të thotë, kryesisht vetëm në kuadrin teorik, filozofik dhe jo praktik. Kjo pasi nuk flitet me shifra dhe statistika konkrete apo raporte të mirëfillta por në parim dhe në teori. Çdokush do t’i përshëndeste dhe vlerësonte nismat, programet dhe strategjitë në funksion të përmirësimit të shërbimeve administrative dhe punësimit sipas standardeve të BE-së, por fakti është se shumica e qytetarëve mbeten ende skeptikë në lidhje me transparencën e proceseve selektive apo aplikimit të politikave të punësimit dhe rritjes së performancës në AP shqiptare. Vazhdimisht flitet për reforma dhe stabilitet por ende nuk ka garanci.
Prandaj sipas kontestimeve nga vetë qytetarët situate mbetet ende problematike pasi kemi një rritje të nivelit të papunësisë në vend dhe tkurrjen përpara fenomeneve si ai: “militantizëm”. Kështu që referuar konstatimeve progresi dhe reforma ne AP mbetet një sfidë e hapur dhe problematikat aktuale mbeten raportimet mbi mos menaxhimin e mirë të proceseve kompetitive, si dhe mungesa e transparencës nga ana institucionale nëpërmjet procedimeve online çka sjell një re dyshimi mbi lulëzimin apo mos luftimin e duhur të fenomeneve si korrupsioni dhe respektimin e meritokracise.
2-Trajnime për Administratën
Një tjetër projekt prej 1.8 milion dollarësh është ai i Mbështetjes për reformën e Shërbimit Civil në Shqipëri i cili synon të sjellë vendin më afër me standardet Europiane. Projekti synon të mbështesë zbatimin e Ligjit të ri për shërbimin civil (LSHC) dhe legjislacionit të ri për procedurat administrative në përputhje me kërkesat e BE. Projekti fokusohet në forcimin e kapaciteteve menaxhuese të shërbimit civil duke zhvilluar trajnime të trajnuesve dhe ekspertëve si dhe trajnime të nëpunësve civilë mbi procedurat e reja që burojnë nga zbatimi i legjislacionit të ri për shërbimin civil dhe procedurat administrative.
Këto janë projekte të vlefshme për rritjen e kapaciteteve të AP dhe investime të cilat nuk duhet t’i humbasim, por sfida e vërtetë mbetet në aplikimin e tyre në praktike dhe në luftën ndaj burokracisë për të na siguruar një shërbim sa më efikas në kohë po aq sa edhe praktik.
Referenca: