Mirilda TILI
Duhej të ishte një shënjestër e gabuar, pra, një vezë e drejtuar për nga kryeminsitri i vendit, Edi Rama, dhe më pas të përfundonte tek Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që të mund t’i dëgjonim t’i përmendej emri zonjës Ermonela Felaj. Në këtë fillim viti të ri, edhe pse kaluan 60 ditë kalendarike, nuk e kemi parë as më zë e as më figurë këtë ministre dhe sigurisht as atë që ajo përfaqëson. Përkundër kësaj, edhe pse më zë të lartë apo jo, publikish apo nëpër tavolina kafenesh themi që kemi një qeveri që është në tratativa të të bërit marketing dhe përdoruese e “denjë” e teknologjisë, ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin nuk i funksionon web site-i i tij.
Nëse çdo qytetar i këtij vendi, përqëndruar tek e drejta për informim, do të shprehë dëshirën legjitime të marrë vesh se ç’bëhet në këtë ministri, nuk do të gjejë asnjë lloj informacioni.
http://www.marredhenietmeparlamentin.gov.al/kyweb site, që normalisht duhet të publikonte çdo aktvitet të kësaj ministrie nuk funksion.
A duhet të kuptojmë nga kjo që, meqënëse kjo ministri nuk ka çfarë bën dhe si rrjedhojë një web site, i cili pasqyron aktivitet nuk ka për çfarë të duhet?Mos ndoshta duhet të rritheksohet kërkesa dhe të merret parasysh ashtu sikundër duhet, që kjo ministri të mbyllet.
Në të gjithë hetimin dy mujor që kemi bërë në emër të zonjës Felaj, e vetmja “shenjë jete” përveç vendit të zënë në rreshtin e kabinetit qeverisës të ishte një vezë që pati një tjetër shënjestër dhe një tjetër vendodhje. Në media është përmendur vetëm një herë.
Minsitren Felaj e kap gabimisht një vezë e opozitës.
Me gjithë kërshërinë që patëm dhe dëshirën e mirë që të shihnim se çfarë ka bërë kjo ministri në këtë fillim viti, apo se cilat janë detyrat e shtëpisë për 2016-ën, ne “hetuam” edhe profilin personal në Facebook.
Wow një surprizë e madhe, fotoja e prrofilit lajmëron që në Partinë Socialistë, ka filluar fushata për anëtarësime. Ja për këtë, meqe nuk e dinim, na e lajmëroi ministrja, se në fakt për këtë paguhet, meqë vetëështë pa portofol.
“Një ministër Shteti është një ministër që i atribuohet një titull honorifik, që mban parasysh personalitetin e tij ose vlerat e tij përfaqësuese. Një ministër i deleguar vendoset drejtpërsëdrejti nën autoritetin e Kryeministrit për të kryer një mision të veçantë. Një ministër pa portofol nuk është në krye të një ministrie, por ka titull ministri dhe bën pjesë në qeveri. Një ministër i plotfuqishëm është një person diplomatik, i rangut menjëherë mbas ambasadorëve”- e meqë qenka vetëm honorifik, këtë misnitri më mië ta myllin dhe t’ja shprehin mirënjohjen ministres në një tjëtër formë.
Referenca:
http://www.marredhenietmeparlamentin.gov.al
https://www.facebook.com/ermonela.felaj
http://shtetiëeb.org/2012/09/07/funksionet-dhe-struktura-e-qeverise/