Mirilda TILI
1-Shumë zhurmë për asgjë.
“ U mbars mali dhe polli një mi”- kështu do të perifrazoja të gjithë punën e Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike për dy muajt e parë të vitit. Kjo ministri përgjatë kësaj periudhe ka bërë publikime aktivitetesh në mënyrë periodike.E thënë në terma gazetareskë, kanë pasur gjithmonë mundësi të jenë prezentë në kronika lajmesh apo edhe publikime portalesh.Aktivitet i rëndësishëm mund të konsiderohej mbledhja e 4 ministrive dhe e disa dhjetra drejtorive në kuadër të ditës ndërkombëtare të “Internetit të sigurt” (Safer Internet Day). “Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, me mbështetjen e UNICEF kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon rritjen e efikasitetit të ndërveprimit institucional në funksion të sigurisë online për fëmijët. Marrëveshja ka për qëllim rritjen dhe promovimin e sigurisë online të fëmijëve ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna, shfrytëzimi, abuzimi, rreziqet dhe kërcënimet që vijnë nga përdorimi i internetit në Shqipëri”.Deri në këtë pikë nuk ka asnjë gjë të keqe, madje, është një nismë shumë e mirë. Ajo për të cilën ne kemi vërejtjet tona është fakti që nga e gjithë kjo marrëveshje nuk është thënë asnjë gjë konkrete se si do të realizohet, cilat janë detyrat e secilit dikaster, cilat do të jenë masat konkrete dhe penalizimet për abuzuesit. Dhe sikur të mos mbarojë me kaq, ajo për të cilën kemi shqetësim edhe më të madh, është numri shumë i kufizuar i atyre që do tju hyjë në punë ky projekt. Kjo sepse realiteti në vend na ka treguar qartë që jotë gjithë fëmijët janë të rrezikuar nga kibernetika. Kjo sepse jo të gjithë e kanë mundësinë të përdorin internetin. Madje shumë e shumë shkolla në vend nuk kanë as laboratorë normal me provëza kimie apo gjethe për lëndën e biologjisë. Në ato shkolla mungojnë kompiuterat për të zhvilluar mësimin normalisht. Por … duke e lënë pas këtë realitet që ngjyrat e letërsisë do të shkruanin perla, në realitet ky projekt është i pazbardhur nga detajet. Eksperiencaka treguar se sa më shumë dikastere të përfshihen aq më shumë zhurmë ka dhe aq më pak punë bëhet. Do të përmendim fushatën sensibilizuese të vitit 2011, për të hequr fëmijët nga rruga. U bë një projekt “gjigand”.Edhe qytetarët penalizoheshin ligjërisht në momentin që përballeshin më një fëmijë që lypte dhe nuk e denonconin.Media oshëtinte nga të katërta anët për zgjidhjen e këtij problemi.Sot, pas 5 vitesh, asnjë fëmijë nuk ka dalë nga rruga dhe është rehabilituar si pasojë e atij projekti.
2-Sugjerime:
Në rastin më të mirë që kjo ministri, së bashku me homologet e veta, nëse e ka marrë shumë seriozisht mbrojtjen e fëmijëve, atëherë le të investojë në sigurimin e programeve filtruese që prindërit t’i instalojnë në kompjuterat e tyre dhe ky është një përfitim mëi drejtpërdrejtë. Ndërsa përata të tjerë që kompjuterit i’a kanë dëgjuar vetëm emrin nga televizori, t’ju siguhen laboratore ku të zhvillojnë mësim normalisht.
3-Çfarë lamë pa thënë?
Për periudhën 2 mujore, lamë pas edhe akktivitete të tjera ku MinistrjaZnj. Milena Harito ka marrë pjesë dhe ka mabjtur edhe fjalën e radhës.Por ajo që ne nuk do e anashkalojmë është raport – analiza e vitit 2015. Në të gjithë raportin është bërë një lojë fjalësh përsa i përket të punësuarve në administratën publike. Edhe kësaj here faji është i shqiptarëve të papunë që nuk janë të aftë të kryejnë detyra të caktuara. Nga 1006 vende pune, të shpallura vakant nga DAP, vetëm 650 arritën të plotësoheshin. Nëse jemi vetëm shumë pak vigjilentë do të kuptojmë se 100 mijë vendet e punës që do të hapeshin, jo vetëm që nuk janë në plan, por as ato 1 mijë të shpallurat është një shifër që nuk do të shohë realizim.
Duhet theksuar se Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike ka paur si dëgjues të gjitha institucionet e varësisë, Departamenti i Administratës Publike (DAP), Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), Agjencia Kombëtare e Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), Agjencia Kombëtare për Sigurisë Kompjuterike (ALCIRT) dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE). Dhe përveç kësaj ka një zyrë shtypi shumë të mirë e cila është e gatshme të shkruajë çdo ditë, mjafton që në web të ketë “informacion të ri” paçka se asnjë gjë nuk pasqyrohet në të.
Referenca: