Nëse ka një gjë që do justifikonte aksionin e ndezur të qeverisë “E ke paguar faturën tënde të energjisë? Nëse jo atëhere direkt e në burg!”, ishte që të ardhurat të shkonin në vendin e duhur. Të paktën këtë shpresuam të gjithë. Ndoshta strategjia ishte pak e “dhunshme” por menduam se kjo gjë duhej bërë, ata që s’kishin paguar energjinë elektrike duheshin dënuar,edhe nëse për momentin s’kishin bukë të hanin. Tani çfarë ndodh? Sipas një investigimi të Reporter.al, Ministria e Energjisë dhe Industrisë na paska gënjyer të gjithëve. Prej një viti thuhej nëpër media se si rrjedhojë e fushtaës agresive për grumbullimin e pagesave, ajo kishte arkëtuar plot 59.4 miliardë lekë, që tregonin një rritje prej 16,5 miliardë lekësh nga viti I kaluar. Por mjaftoi një Pasqyrë e të Ardhurave dhe Shpenzimeve e OSSHE-së për periudhën operative 2015, që të kuptonim që në fakt të Ardhurat Gjithësej = 54.2 miliardë lekë. 5.2 miliardë lekë më pak se ajo që kishte deklaruar ministri! Edhe rritja e të ardhurave nuk është më 16.5 miliardë lekë por 7 milirdë lekë, dy herë më e vogël! Kjo gjë ngre 3 probleme shumë të mëdhaja: a) Hidhet poshtë strategjia e ndjekur e burgosjes së 2600 personave, sepse mesa shohim rezultatet edhe pas përdorimit të kësaj forme, nuk kanë qenë ato që duhej të ishin. b) Me çfarë të drejte ministria arrin të desinformojë publikun, vetëm e vetëm që të justifikojë taktikat e saj të cilat u konsideruan dhe si shkelje e të drejtave? c) Do mjaftonte nje audit I jashtëm ose një kontroll I thjeshtë për të kuptuar sesi janë manipuluar të dhënat. Pra ministria ose nuk ka pranuar të kontrollohet, ose ka arritur “të blejë” rezultatet që kanë dalë nga kontrolli. Përfundimisht hapet një gropë e madhe të pavërtetash dhe dyshimesh. Është urgjente çështja e kontraktimit të një auditi për të gjitha institucionet. Sepse nëse qenka kaq e thjeshtë, për sa gjëra të tjera ka gënjyer ministria?
1-“Fati i zi” i arit të zi
Paralizimi i ekonomisë botërore si pasojë e uljes sëçmimit të naftës, prek veçanërisht vendin tonë për dy arsye:
- Nafta është produkti që eksportojmë më shumë.
- Nëse çmimi mesatar i naftës së huaj është 30-32 dollarë për fuçi, nafta e eksportuar nga vendi ynë shitet me 20 dollarë.
Ulja e çmimeve rrjedhimisht bën që kompanitë të mos përballojnë dot kostot dhe si pasojë të shkojnë direkt tek zgjidhja më e thjeshtë: pushimi nga puna i punonjësve. Që nga shtatori i vitit 2015, 500 naftëtarë janë dërguar në shtëpi. Ndryshimin e ka ndjerë dhe Bankers Petroleum,i cili ende nuk ka bërë shkurtime, ama një nga ndërmjetësit e tij ,“Phoenix”, ka nisur të hartojë planin e shkurtimeve. Ndërkohë kompania e madhe e nxjerrjes dhe kërkimit tënaftës në vend, Transoil Group, planifikon të pushojë 66% të 150 punonjësve të saj. Duke qenë se shkurtimi i punonjësve në rast krize është strategjia e fundit që ndjek një kompani, kjo gjë reflekton sa e rëndëështë situata. Për më tepër që zonat ku këto kompani veprojnë janë zona në të cilat banorët “mbahen” me industrinë e naftës. Vetëm në Patos Marinëz ka 4000 naftëtarë!
Çështja rëndohet akoma më shumë kur Bankers Petroleum vendos të pezullojë aktivitetin për 6 muajt e ardhshëm, deri në stabilizimin e çmimeve. Edhe Transatlantic Petroleum ka shkurtuar në nivel minimal shpenzimet, pavarësisht se nuk ka zgjedhur të ulë numrin e punonjësve. Më tej, zëdhënës nga të dyja kompanitë kanë thënë se nëse rënia e çmimeve do të vazhdojë dhe për 6-muajt e ardhshëm , atëhere do të mbyllet i gjithë aktiviteti.
E gjithë kjo situatë ngërçi e vendos shtetin shqiptar përballë 3 problemeve:
- Duke qenë se financat nuk e parashikuan dot uljen e çmimit dhe pasojat, qeveria do ta ketë shumë të vështirë përballimin e pasojave në ekonomi. Sa më të papërgatitur të jemi përballë një situate, aq më të larta janë humbjet.
- Në kësi rastesh, kur kompanitë shihen si shumë riskoze, është shumë i vështirë, gati i pamundur financimiiI tyre për shlyerjen e shpenzimeve, pagave etj.
- Fuqia jonë kryesore është pikërisht nafta, e cila kontribuon në Prodhimin e Brendshëm Bruto me 3%. Kontributi do ishte akoma mëi lartë nëse për vitin 2014 ato do të kishin deklaruar Tatim Fitimin. Kështu që paralizimi I tregtisë së saj ka efekte veçanërisht të rënda për ekonominë shqiptare.
2-“Jelekë shpëtimi” dhe për industrinë minerare…
Sektori i kromit dhe i minierave të llogaritura sëbashku përbëjnë 0.7% të të ardhurave. Numri i të punësuarve në vitin 2013 ka qenë 3800 (0.3% e forcës punëtore të regjistruar) dhe në vitin 2014, 4300 të punësuar, shifër e cila përbën 0.4% të fuqisë punëtore gjithsej të regjistruar. Shifra që gjithsesi konsiderohen të papërfillshme. Aq edhe më tëpaëprfillshme do bëhen me krizën e naftës dhe problemet me të cilat po përballet sektori minerar.
- Shumë burokracira! Edhe nëse një subjekti I jepet leja për zhvillimin e aktivitetit minerar, do ketë patjetër përplasje me pushtetin lokal. Mungesa e koordinimit dhe bashkëpunimit midis këtij të fundit dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, vonon nisjen e aktivitetit deri në një vit. Si rrjedhojë, shpeshherë, subjektit i është hequr leja.
- Një tjetër pengesë për t’u kaluar është dhe dalja nga Fondi Pyjor, proçedurë që po ashtu kërkon kohë, ndonëjherë edhe vitë të tëra. Pra pasi ka kaluar gati gjysma e mandatit, ministritë kujtohen pikërisht tani se ka një mungesë komunikimi dhe bashkëpunimi midis tyre, duke lënë përgjysëm kushedi sa e sa sipërmarrje.
- Qëndrojmë sërish tek lënda drusore por këtë herë si një element i nevojshëm në proçesin e nxjerrjes së minerareve. Lënda drusore e nevojshme në këtë sektor duhet të jetë e njomë, pra e sapoprerë, kësisoj përjashtohet mundësia që ajo të importohet. E vetmja zgjidhje është të shftytëzohen burimet vendase, të cilat edhe pa u përdorur për këtë qëllim, sërish janë tëpamjaftushme. Por, nëse zgjidhet kjo alternativë do duhet nënkotraktimi i disa kompanive për monitorimin e proçesit të prerjes dhe transportimit të drurëve atje ku duhet. Çështja është: Sa besim kemi ne që këto kompani nuk do i tej-shfrytezojnë burimet drusore edhe për interesa të tyre personale?
3 çështjet e mësipërme duket se do zgjidhen me komunikim midis institucioneve të përfshira, gjë e cila duhej parashikuar dhe zgjidhur që në fillim. Sipas revistës Monitor, dhjetëra miniera kromi u mbyllën në janarnë zonën e Martaneshit, për shkak se nuk përballonin dot uljen e çmimeve dhe rentën e përcaktuar.U desh të ndodhte mbyllja e tyre, që rrjedhimisht solli dhe nxjerrjen nga puna të të punësuarve, që qeveria të niste përpjekjet për zvogëlimin e rentës.
Propozohet që llogaritja e saj të bëhet në përqindje dhe jo fikse, duke qenë se çmimet ndryshojnë vazhdimisht. Pra me uljen e çmimeve do ulet dhe detyrimi që paguesit I kanë shtetit. Njëkohësisht, po mendohet që të ketë dhe një ulje të përiqndjes me 2%.
Megjithatë, përpos dy situatave të zymta kemi dhe dy lajme relativisht të mira.
- Bankers Petroleum pezulloi arbirtrazhin ndaj qeverisë, si rrjedhojë e negociatave dypalëshe. U vendos që pas një auditimi nga prestigjozja PriceWater House, të dilet në një përfundim pas 4-muajsh.
- U sqarua dhe përcaktua skema e shfrytëzimit të potencialit të Drinit të Zi. Më e mundshmja është ajo e ndërtimit të dy HEC-eve: Katund i Ri dhe Skavica. Ku kjo e fundit u mendua të administrohej nga vetë KESH-i.
Referenca:
http://www.monitor.al/minierat-ne-pritje-te-paketes-se-shpetimit-2/
http://www.monitor.al/zbardhet-nentoka/
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=320279&ref=ml
http://www.monitor.al/ekonomine-tone-rrezikon-ta-lere-karburanti-2/