Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, erdhi pas zgjedhjeve të 2013-ës si një ridimensionim i Ministrisë së dikurshme të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Që prej nisjes së funksionimit të vet, kjo ministri e drejtuar nga Erion Veliaj deklaroi se do të realizonte ndryshimet më të mëdha të para ndonjëherë në sektorin e shërbimeve sociale. Kryesisht në punësim, shërbim social, dhe në realitetin rinor. Gjatë muajit janar të këtij viti, kjo ministri ka vazhduar një sërë politikash të nisura që prej vitit të kaluar. Një prej problemeve më të mëdha të kësaj ministrie për muajin janar u evidentua prej mediave si një shkelje ligjore konkrete. Duke qenë se MMSR planifikon të ndërrojë godinën e saj, në godinën ku pritet të shkojë, nisi që prej fundit të dhjetorit një shtesë godine e cila shkonte përkundër udhëzimit të kryeministrit për të moslejuar asnjë ndërtim pa leje. Nga dokumentet ligjore, leja e ndërtimit, ka si datë 27 janarin dhe poshtë firmën e kryeministrit. Kështu, pa u ndalur tek fakti që
kryeministri po favorizon përkundër fjalës dhe urdhrit të vet MMSR-në, duhet të kuptojmë qartë shkeljene hapur të ligjit. Por mesaduket, askush ndër institucionet që përfaqësojnë shtetin, nuk ka ndërmend që ta ndjekë këtë çështje më tej në vazhdim.
Duhet theksuar gjithashtu se në programin e Rilindjes shënohet që 1 në 3 fëmijë në Shqipëri, jeton në një familje të varfër dhe 2 në 3 të rinj janë të papunë. Ende, edhe pse ka kaluar një e treta e mandatit qeverisës, nuk ka asnjë raport që të tregojë gjendjen aktuale të këtyre statistikave, apo në rastin më të mirë të progresit që do të kishte.
Për t’u ndalur më tej tëk punësimi, në kuadër të premitmeve elektorale të programit të Partisë
Socialiste të Shqipërisë, si dhe zotimit në vizionin e MMSR, ende nuk ka një raport transparent
për hapjen e derimëtanishme të vendeve të reja të punës. Gjatë fundit të vitit të kaluar, ministri
Veliaj deklaroi se janë punësuar 80 000 persona. Sidoqoftë kjo statistikë nuk na tregon nëse këto
vende ishin hapur për herë të parë. Kjo shifër nuk na tregon as nëse këto vende pune janë shtesë
ndaj vendeve të punës aktuale, apo kanë ndodhur krahas shkurtimeve të vendeve të tjera të punës
në administratë. Skenar ky i cili do të përbënte një mashtrim të madh përmes ligjërimit publik. Në
publikimin zyrtar të INSTAT rreth forcës së punës në vend, shkalla e papunësisë mes të rinjve
nga mosha 15 deri në 29 vjeç, llogaritet rreth 33%. Që do të thotë se situata do të duhej të kishte
ndryshuar me sloganin “tanimë vetëm 1 në 3 të rinj është i papunë” dhe dukshëm, ky ndryshim do të duhej të ishte pasqyruar edhe në realitet. Kësisoj ministria do të kishte realizuar në një të tretën e mandatit gjysmën e punës mirëpo këtu duhet të ndalemi pak dhe të shohim metodologjinë e grumbullimit të këtyre statistikave. Në metodologji, INSTAT sqaron se “Të punësuar janë konsideruar personat që kanë kryer një punë qoftë dhe një orë kundrejt një page ose përfitimi gjatë javës së referencës. Java e referencës është java kalendarike nga e hëna në të dielë para datës së intervistës.”. gjithashtu, “Janë konsideruar si të punësuar edhe personat që marrin pagë për trajnimin gjatë punës, si dhe personat që kanë munguar përkohësisht në punën e tyre gjatë javës së referencës për arsye: (1) leje lindje, sëmundje lëndim apo paaftësi e përkoshme dhe presin të kthehen në punë, në shkollim/trainim të lidhur direkt me punën aktuale; (2) të punësuarit me pagë që kanë munguar në punë për arsye të tjera nga të mësipërmet për të cilët (a) kohëzgjatja e mungesës është tre muaj ose më pak dhe personi nuk është punëtor sezonal ose (b) personi merr 50 përqind ose më shumë të pagës; (3) të vetëpunësuarit që kanë ndërmend të rikthehen në biznesin/fermën/praktikën profesionale; (4) punëtoret pa pagesë që presin të kthehen në punë në tre muaj ose më pak. Personat të cilët punojnë në fermën e tyre të vogël, të cilët nuk shesin produktet e tyre, por prodhojnë vetëm për vetëkonsum, janë konsideruar të punësuar.” Kjo do të thotë se janë përjashtuar nga statistikat të gjithë “…studentët … dhe … të papunët e dekurajuar …”. Që do të thotë se pjesa e mbetur nga 30% e të papunëve, nuk janë në fakt të punësuar, por studentë, ose të dekurajuar. Dhe këtë na e vërteton serish vetë INSTAT kur thotë se nga të gjithë personat ‘ekonomikisht-jo-aktivë’ vetëm 63% e tyre janë nxënës ose student, pra gjithsesi 30%-ëshi tjetër thjesht nuk vetë-deklarohet si i papunë, pork jo nuk do të thotë se është i punësuar.
Realiteti rreth punësimit rinor dhe punësimit në përgjithësi mbetet ende i paqartë, edhe po të lemë jashtë analize frymën e përgjithshme që e konsideron papunësinë në shqipëri edhe si më të lartë. Për të mbajtur ndërmend premtimin e qeverisë aktuale, mjafton të kujtojmë se derimë tani do të duhej të ishin hapur 100 000 vende të reja pune. (te qendrueshme supozohet).