Ministria e Intergimit, nga njera ane sherben si nje nderidhese midis objektivave te percaktuara nga Komisioni Europian mbi integrimin e perkethimit te tyre ne ojektiva pune reale per ministrite e linjes ose ne ligje specifike qe adresojne problematika te caktuara dhe nga ana tjeter duhet te sherbej edhe si njefar agjenti monitorues mbi objektivat e siperpermendura, e gjithe kjo pervec rolit qe ka si aktor kryesor ne procesin e negociatave. Per hir te se vertetes, nese pershkrimi i mesiperm duket si shume i gjere dhe i pergjithshem, kjo ndodh sepse pikerisht ky eshte rasti. Sipas nje dokumenti te hartuar ne Qershor 2014 sic eshte PLANI KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EVROPIAN 2014-2020, ne rreth 800 faqet e tij arrime te kuptojme se detyra e kesaj Ministrie eshte po aq gjiganteske sa edhe objektivat e percaktuara ne kete dokument per kete perjudhe kohe, duke filluar nga monitorimi i zbatimit te MSA-se, hartimi i strategjive kombetare e atyre sektoriale per integrimin si dhe bashkepunimi me Ministrite e tjera ne kete aspekt, por edhe prodhimi i raporteve qe detajojne ecurine e procesit. Hartimi i nje strategjie te tille ne vetvete eshte nje pune per t’u duartrokitur, jo vetem per sforcon e madhe te perfshire ne te, por edhe sepse vendos ne perspektive pozicionin ku gjendet Shqiperia ne procesin e integrimit dhe punen qe duhet bere nga kush ne nje harkohor te percaktuar per te levizur ne kete proces. Megjithse te lind dyshimi se cdo Ministri, te ciles do i kerkohej te prodhonte vete statistika per suksesin e saj, do duhej te ndihej fatlume, Ministria e Integrimit s’ka shume fat sepse sic pati ironine te zbulonte Qeveria paraardhese, Komisioni Europian nuk merr parasysh fushata te shfrenuara te izolimit te arritjeve ne numra optimist te dala prej INSTAT-it.
Natyrisht kjo te jep idene per axhenden shume te ngjeshur qe kjo Ministri duhet te kete cdo dite, por nje gje e tille nuk pasqyrohet aspak ne Faqen Zytetare te Ministrise se Integrmit, e cila ne shumicen e seksioneve eshte e ngjeshur me zhargonin e zakonshem militantesk mbi zotimet e qeverise per Integrimin (eshte per te mos u humbur nje fjalim i Kryeministrit mbi Rilindjen te seksioni i Preambulave) apo edhe persa i perket dokumenteve te ndryshme si e siperpermendura Strategji kombetare, Progres Raportet etj. Veprimtaria e perditshme e Ministrise persa i perket muajit Janar, por edhe me pare, reduktohet ne daljet publike apo takimet e ndryshme te Ministres Znj. Gjosha, por nuk ka asgje qe te reflektoj bashkepunimin mbi nisma te caktuara me Ministri te ndryshme, se cfare po punon momentalisht Ministria ne terma konkret apo cfare po behet per te implemetuar strategjite e siperpermendura.
Ne njefare menyre duket se eshte me interaktive Faqja e Facebook-ut e Ministrise, qe te ben te kuptosh qasjen kryesore te qeverise, qe ka te bej me krijimin e imazhit se eshte duke punuar mbi gjithcka apo se fakti qe sjell ne vemendje probleme te caktuara do te thote se keto probleme zgjdhen automatikisht.
Ministen e Integrimit, Znj. Gjosha, e shohim te angzhuar kete muaj duke promovuar nje nisme te quajtur “Jo Korrupsionit”, qe lancon fushaten e raportimit te korrupsionit nepermjet platformes online www.stopkorrupsionit.al, e cila nga njera ane nje nisme per t’u pershendetur dhe nga ana tjeter e koncepton korrupsionin ne terma shume te thjeshte ose me sakte ne termat e vjeter. Nje aspekt pozitiv i kesaj nisme eshte qe cdokush mund te denoncoj tentativa apo akte korrupsioni duke ruajtur te pazbuluar identitetin e vet per te gjithe ata, te cilet i friksohen nje penalizmi te mundshem ne nje menyre apo tjeter nga kalezimi. Por korrupsioni vazhdon e shikohet vetem si nje rrjedhoje e abuzimit te pozicioni nga njerez me pushtet, kresisht nenpunes, te cilet e kane nje pozicion te caktuar dhe deshton te reflektoj faktin se njerezit e thjeshte jane po aq nxites apo bashkefajtor ne praktika te tilla. Kjo platforme nuk reflekton faktin se shumica e qytetareve i perdorin praktikat e ndryshme te korrupsionit nga njera ane per te siguruar “sherbime”, per te cilat normalisht ose nuk perfitojne ose do duhej te investonin per ti patur ose faktin tjeter qe ndonjehere eshte me e lehte t’u jepesh ketyre praktikave se te shkosh nepermjet sistemit te lodhshem te drejtesise, skemave te perfitimit te ndihmes sociale, konkurrimit per nje ved pune etj., ne vendin tone. Gjithashtu duhet theksuar se platforma nuk informon mbi nje procedure te caktuar qe ndiqet mbasi eshte kallezuar rasti i korrupsionit (sepse natyrisht nese e kanalizon thjeshte problemin ne sistemin tone gjyqesor progresi i bere eshte praktikisht pak me teper se 0) dhe akoma me keq, platforma e prezanton vendin tone, sic do te shprehej ish-Kryesministri z. Berisha “Shqiperia ne epoken e internetit” dhe kjo Shqiperi kufizohet rendom ne qytetet e medha, nderkohe qe korrupsioni lulezon ne qytetet e vogla e ne fshatra i favorizuar nga lidhjet e ngushta tribale qe mbizoterojne e ku rendom gershetohet me nepotizmin e klientelizmin. Ky portal nuk eshte zgjidhja, ashtu sic nuk do te mund te jete zgjidhja e per mungesen e meritokracise, hapja e nje portali www.stoppaaftesise.al ku une do radhitja punonjesen e postes, mjekun e lagjes, profesoret, punonjesin e parendesishem te cdo zyre qe “ te percjell” e eshte ruajtes/shtremerues/interpretues i cdo lloj informacjoni qe i duhet trasmetuar qytetarit e qe mund te te mohohet thjeshte sepse ky punonjes eshte “pa qejf” ne nje dite te caktuar apo sepse mendon se nuk po i behet “ respekti” i duhur.
A ia vlen te permendim gjithashtu faktin se mesa duket per Ministren Znj. Gjoshe “korrupsioni ….minon vlerat europiane”? Nuk do dija nga te filloja e nga te perfundoja, por do mjaftohesha te ngulmoja se korrupsioni nuk duhet te luftohet vetem sepse eshte nje nga ojektivat e vendosur nga Komisioni Europian per integrim, por se eshte i demshem per qytetaret e ketij vendi, per ekonomine, per meritokracine, per te drejtat e qytetarit dhe sistemin e drejtesise qe duhet t’i garantoj ato e qe, si rrjedhim, minon vlerat e shoqerise sone sepse mbyt zhvillimin e tyre (Nuk besoj Bashkimit Europian do t’i mbetej qejfi sikur t’i proklamonim vlerat si “tonat” duke qene se po investon ne ndihme financiare e ekspertize vetem qe te brendesojme te tilla vlera!!).
Vizita 3- ditore qe filloi ne daten 08.01.15 e Raportuesit per Shqiperine ne PE eshte per t’u permendur meqenese vjen si prelud i nje rezolute qe pritet te miratohet ne lidhje me procesin e hapjes se negociatave per anetaresim te Shqiperise. Kjo eshte nje vizite rutine e nje zyrtari te BE, i cili u takua me te gjitha palet e perfshira ne procesi e integrimit dhe shkembeu mesazhe te koduara te tipit: “Bojkoti i zgjedhjeve nuk eshte opsion” – kreut te opozites Lulezim Basha ( Perkethimi: Partite nuk bejne opozite duke protestuar ne rruge, por duke punuar ne cdo komision e cdo seance parlamentare!) apo nga ana e Ministres, Znj. Gjosha – “Shqiperia do te tregoj vendosmeri per te cuar perpara procesin e integrimit…” (E dijme qe jeni lodhur duke na vleresuar per vullnetin per te bere reforma dhe nuk kemi akoma asgje konkrete per te raportuar!). Nje hap perpara konsiderohet theksimi i rendesise qe duhet vene sipas z. Fleckenstein ne sistemin e drejtesise, kutures politike dhe shoqerise civile, qe do te thote se BE ka reflektuar per qasjen e aplikuar deri tani mbi integrimin, e cila ka qene e perqendruar te aktoret politik dhe ngritja e institucioneve (e si rrjedhim ka qene teresisht e varur prej tyre) dhe ka levizur te aktoret jo politik, duke reflektuar progresin qe vendi ka bere dhe nevojen e zhvillimit e konsolidimit te ketyre institucioneve.
Z.Fleckenstein nuk percaktoi nje date as larg e larg per hapjen e negociatave per anetaresim dhe fakti qe 3 eurodeputet francez kane se fundmi perpiluar nje peticion per ngrirjen e negociatave per shkak te nivelit te korrupsionit e krimit te organizuar, te ben te mendosh se epoka kur BE shperblente thjeshte “vullnetin e mire” te qeverive ka mbaruar dhe kerkohen ndryshime te prekshme, te matshme, te dukshme.
Do t’a permbyll kete raport duke u ndalur te “Objektivat e Integrimit”, tte shpallura ne dt. 19.01.15 nga titullarja e Ministrise se Integrimit, ku jane shpallur si perpresi:
-Rishikimi i Udhërrëfyesit për 5 prioritetet
-Ngritja e Këshillit Kombëtar të Integrimit
-Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Komunikimit për procesin e Integrimit
-Hapjen e negociatave
-Ristrukturimi i të gjitha Drejtorive të Integrimit në Ministritë e linjës
-Takimet bilaterale me vendet partnere të BE-së
Si perfundim, nese do te krahasojme premtimet qe qeveria aktuale beri persa i perket Integrimit ne BE, duke e konsideruar ate nje prioritet absolut, gjykoj se eshte punuar mjaftueshem per te siguruar hartimin e nje strategjive, qe do te sherbej si udherrefyes per fazen tjeter te procesit qe e pret vendin tone, ne kuptimin qe vendos objektiva te detajuar ne cdo fushe dhe percakton nje plan pune per organet perkatese per arritjen e tyre. Ajo c’ka vazhdon te jete ende mangesi eshte fakti se ende nuk jane paraqitur instrumenta per matjen e progresit qe behet ne kete aspekt, jo vetem per nderrmarrjen e reformave, por per te dalluar suksesin ose jo te tyre. Progres Raporti i leshuar nga Komisioni Europian cdo vit mbetet ende indikator mbi ecurine e integrimit.