
Elena Pici
Thjeshtezim real i procedurave tatimore. Ky eshte nje nga premtimet e qeverise ( mazhorances) aktuale ne vitin 2013 ne kuader te realizimit te objektivit: Farketim i nje partneriteti te ri me biznesin e sipermarrjen. Ky premtim realizohet me venien ne zbatim te sistemit te ri informatik te tatimeve duke filluar nga data 1 Janar 2015. Eshte e paqarte nese sistemi i ri modern me koston 10 milion EUR eshte programuar nga vete specialistet IT tatimore, apo jane kontraktuar eksperte te jashtem ose te huaj.
Ne faqen zyrtare online te tatimeve sqarohet se të gjithë llojet e tatimeve që administrohen nga administrata tatimore qëndrore (Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Drejtoritë e saj Rajonale) do të jenë të përfshira në sistemin e ri informatik. Kjo do të thotë se llojet e detyrimeve të painformatizuara ende, si tatimi mbi të ardhurat i mbajtur në burim, taksat kombetare, tarifat kombëtare dhe taksa e rentës minerare do të jenë pjesë e sistemit të ri informatik. Ato do të deklarohen dhe paguhen si çdo detyrim tjetër tatimor i informatizuar, në afatet e përcaktuara ligjore, deri më datë 20 të cdo muaji për tatimin mbi të ardhurat të mbajtur në burim dhe deri më datë 15 të cdo muaji për taksat kombetare, tarifat kombëtare dhe rentën minerare.
Ne kuader te ketij sistemi te ri, ka ndryshuar edhe procedura e pagesës së detyrimeve tatimore sipas kërkesave të sistemit të ri informatik. Për këtë qëllim, pas datës 1 janar, asnjë pagesë nuk mund të kryhet pa paraqitur në bankë një urdhër pagesë të gjeneruar nga sistemi i ri informatik. Bankat janë të autorizuara që të mos pranojnë asnje pagesë pa dokumentin e mësipërm të urdhër pagesës. Ata janë të autorizuara gjithashtu që pas dates 1 Janar 2015, të mos pranojnë asnjë pagesë me urdhër pagesë të gjeneruar para datës 31 Dhjetor 2014 nga sistemi i vjetër informatik.
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka keshilluar kujdes te vecantë sidomos lidhur me plotësimin e deklaratës “Listëpagesë e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi” si dhe të formularit të të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi, dhe të të larguarve nga puna, ku përvec shënimeve shpjeguese duhet parë me shumë vëmendje edhe dokumenti për kategoritë e punonjësve, gjë që është përcaktuese per saktësine e plotësimit të këtyre deklaratave.
- Erjon Prifti, nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ka sqaruar: “Tashme tatimpaguesit në çdo moment marrin informacion online mbi veprimet që kryhen nga administrata tatimore në llogaritë e tyre. Ata mund të verifikojnë çdo dokument administrativ që prodhohen nga administrata në llogaritë e tyre dhe të njoftohen në rrugë elektronike nga administrata për çdo ndryshim rregulloreje që bëhet e që hyn në fuqi. Gjithashtu, biznesi duke bere pagesën në bankë nuk ka nevojë të pyesë nëse është e konfirmuar, pasi ai mund të shohë çdo gjë përmes dosjes së tij elektronike”.
Nga ana tjeter, invetimi mbeshtetur nga FMN pritet qe gjithashtu te permiresoje punen e vete administrates tatimore dhe do te zvogeloje evazionin fiskal. Tanime vete sistemi kujton punonjesit e administrates tatimore per te inspektuar dhe gjobitur subjekte kur ato nuk plotesojne detyrimet e tyre. Njoftime te tille automatike elektronike, duhet te shmangin cdo rast abuzim ku punonjesit e administrates tatimore toleronin, duke mos kryer me efikasitet detyren e tyre.
Megjithate, ne kete muaj te pare aplikimi, bizneset, sidomos financiaret e tyre ( roli i te cilave eshte bere i domosdoshem tashme edhe per bizneset e vogla) kane hasur vështirësi të mëdha për të komunikuar me administratën tatimore në mënyrë elektronike nëpërmjet sistemit të Bizneset për të realizuar këtë komunikim duhet të kenë versionin e fundit të browserit të internetit, çka nuk mund të përballohet nga një kompjuter “i vjetër”. Së dyti, programi excel që duhet të ngarkohen duhet të jenë versioni i fundit Windows 2010, I cili aktualisht nuk është se, përdoret në masë. Së treti, nëse ngarkoje diçka me versionin e vjetër të dhënat ruheshin, me versionin e ri, nëse nuk ngarkohet mire ose shkëputet interneti pak çaste të gjitha të dhënat zhduken e duhet t’i hedhesh nga e para, sipas ankesave të financierëve. Pra, ky sistem modern indirekt i ka rritur kostot e tij te aplikimit, duke detyruar indirekt bizneset te investojne ne sistemet e tyre gjithashtu.
Sistemi i ri pritet edhe qe te rimbursoje elektronikisht tvsh-ne në të gjithë hallkat, nga kërkesa e biznesit deri në pagesën automatike. Po kështu shumë shpejt përmes tij ndërmarrjet mund të shkarkojnë nga zyra cdo vërtetim tatimor për të cilin mund të kenë nevojë. Nderkohe qe cdo problem teknik eshte premtuar te zgjidhet brenda 48 oresh nga kerkesa online. Megjithate, jo cdo gje ka nisur me kemben e mbare, pasi problemet ne aplikim te sistemit te ri kane detyruar drejtorine e pergjithshme te tatimeve te marr persiper pergjegjesite dhe te shtyj me disa dite afatin e deklarimeve online ne muajin Janar. Urojme qe pengesa te tilla te mos shfaqen me te ardhmen dhe te gjitha pritshmerite e sistemit te ri te plotesohen, duke justifikuar keshtu eshte koston e tij te madhe.
………………………….
Ne kuader te premtimeve te tjera: Heqja e referencave aktuale ne dogana dhe tatime, si dhe Perdorimi i teknologjise se informacionit per te gjitha llojet e tatimeve dhe taksave ne vend, edhe Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka aplikuar disa ndryshime me rendesi. Ne vijim te procedures se thjeshtezuar te zhdoganimit qe u prezantua ne muajin Dhjetor, Dita Nderkombetare e Doganave solli prezantimin e “Kanalit Jeshil”
Sistemi i sofistikuar qe pretendohet te jete ne standartet evropiane, mundëson disa përparësi për komunitetin e biznesit. Ndër to, më kryesorja është ulja e kostove dhe reduktimi i kohës që bizneset kalojnë në doganë, shmangja e çdo barriere administrative, si dhe shmangja e kontaktit fizik mes doganierit dhe biznesit.
Mbyllja e procedurave tashme kryhet shume me shpejt, me nje rol aktiv nga perfaqesuesi i biznesit, qe eshte Agjensia Doganore, duke permbushur keshtu edhe Nenin 2 te Kodit te ri Doganor i cili percakton ruajtjen e ekuilibrit qe dogana duhet te ruaje midis kontrollit doganor lehtesimit te tregtise nga ana tjeter. Kanali jeshil ja disa avantazhe te dukshme per biznesin. Kryesoret jane ulja e kostove, shpejtesia kohore, shmangia e cdo barrier administrative dhe kryesorja shmangia e kontaktit fizik te doganierit me biznesin.
Moduli i selektivitetit te riskut mundeson shmangien totale te kontrollit dokumentar dhe fizik te mallrave. Por, ne kete situate te re mbetet per t’u vene ende ne pikepyetje a kane perfaqesuesit e biznesit etiken e deklarimit real, apo serisht ka vend per abuzime si mungese e kontrollit. Pavaresisht se ne parim ky system supozohet te stimuloje bizneset me rekorde te mira, zbatuese te perpikta te ligjit, me sistemi te zhvilluara IT, te pakta jane garancite qe ne realitet kjo do te ndodhe. Megjithate, padyshim qe me nevojen per te perfituar nga ky system lehtesimi, konkurueshmeria mes bizneseve do te rritet dhe ato do te perpiqen te arrijne standartet te cilat do ti benin perfituese te procedures se Kanalit Jeshil.
……………….
Modeli i zhvillimit ekonomik te Rilindjes nen moton: “ burime te reja ushqejne rritjen ekonomike”. Nje instrument i tille inovati financimi eshte Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA), i cili ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet përkatëse Publike Shqiptare dhe të seleksionuar bashkarisht nga të dyja palët në kuadrin e Programit Italo-Shqiptar të Asistencës për Zhvillim.
Thirrja e trete per propozime u organizua ne fund te mujit Janar me pranine e Ministrit te Financave,Z. Shkelqim Cani, dhe sigurisht me pranine e disa prej perfaqesueseve te tjere kyc te institucioneve publike Shqiptare, te cilat mund te jene aplikante. Projektet përzgjidhen përmes Thirrjeve te tilla për Aplikim, të cilat shpallen në mënyrë periodike. Lejohen të aplikojne Institucionet Publike shqiptare në nivel qendror dhe lokal. Bashkëpunimet ose Partneritetet me NGO Shqiptare dhe/ose Italiane, me Rajonet dhe entet vendore italiane dhe/ose me Organizata Ndërkombëtare (IIOO) për implementim të pjesshëm ose të plotë të projekteve, janë të lejueshme
Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve është data 30 mars 2015. Në përgjigje të dy Thirrjeve të para për periudhën 2013-2014, IADSA ka financuar 25 projekte me një vlerë totale prej 9 milionë Eurosh.
……………………
Pas miratimit te ligjit shume te rendesishem mbi Buxhetin 2015 ne Dhjetorin e vitit te kaluar, nje tjeter projekt ligj qe prek kryesisht Ministrine e Financave, ai per huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë, u miratua me 75 vota pro. Ndryshimet në ligjin e ri synojnë të bëjnë dallimin ligjor dhe për pasojë edhe veprimet konkrete operacionale, midis huave të marra në bazë të marrëveshjeve sovrane (shtete, organizata të rëndësishme ndërkombëtare, etj.) dhe huave të marra në tregjet financiare nga subjekte private. Me këto ndryshime, huamarrja në tregjet financiare nuk do të duhet të ratifikohet sic ishte me pare në parlament, por i jep të drejtë Ministrit të Financave, që brenda limitit vjetor të borxhit të miratuar nga Kuvendi në ligjin për buxhetin, të ndjekë të gjitha procedurat për realizimin e huamarrjes duke synuar uljen e kostos.
Kjo procedurë, pritet te evitoje aksesin ne konfidencialitetin e termave të referencës së kredive per dhe ndikon në uljen e kostos së tyre. Për më tepër, kjo eshte procedura qe ndiqet në shumicën e vendeve të zhvilluara. Megjithate, nje situate e tille ku vetem nje individ vendos, ne kete rast Ministri i Financave, mund te lere vend per hapsira abuzive, duke qene se borxhi eshte i limituar dhe vendimi i ministrit shtyre nga faktore te ndryshem te jashtem, mund te coje ne zgjedhje preferenciale.