![Brenton KOTORRI, BA](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/B.-Kotorri-300x300.jpg)
Brenton KOTORRI, BA
1- Në plazh por jo për plazh: ushtarët
Veç pastrimit te plehrave dhe shuarjes së zjarreve pa asnjë element sigurie, problem që e kemi trajtuar edhe në raportet e mëparshme si një abuzim me forcat e armatosura[1], Ministria e Mbrojtjes e ka bërë pushim gjithë gushtin. Kjo për sa i takon aktivitetit publik dhe avancimit të Politikave Publike. Pastrimi i plazheve nga ushtarët është mbështëtur edhe me një VKM me firmën e kryeministrit[2] me 5 milionë lekë të nxjerra prej rezervës së shtetit për pastrimin e plazhit nga ushtria, dhe jo prej ndërmarrjeve të pastrim – gjelbërimit të bashkive përkatëse sikurse do të ishte sjellja normale institucionale. Ende kjo ministri, sikurse edhe shumica e qeverisë, nuk kanë publikuar një program e Kalendar pune. Duke hyrë në 6 muajt e fundit të mandatit politik, mund të konkludojmë se kjo ministri ka dështuar 100% në transparencën ndaj publikut dhe aksesin e qytetarëve në informacion.
2- Stërvitja “No Effort”
Ne fund të muajit shtator u njoftua se do të niste stërvitja “Joint Effort-16”. Kjo stërvitje do të kishte për qëllim koordinimin e Forcave të Armatosura si këmbësoria, marina dhe aviacioni. Ditë pas dite në zhvillimin e kësaj stërvitjeje u lajmëruan prej Ministrisë së Mbrojtjes vizitat e shumta të njerëzve “Të shquar”[3] sikurse i quan ministria, e këtu bëhet fjalë për ministren dhe shefin e shtabit. Kjo styërvitje nuk ka sjellë asnjë zbulim të ri përveç faktit se ushtria jonë mund të komunikojë mes vetes për të realizuar nje operacion të thjeshtë lëvizjeje. Pa asnjë përpjekje, kjo stërvitje tregoi se ushtarët mund ta bëjnë detyrën e tyre.
[1] Ushtria e nis dhe mbyll gushtin me pastrim plehrash dhe shuarje zjarresh
http://www.century21albania.com/property/5288955/duplex-5-1-ne-shitje-dhe-me-qira-ne-qender-tirana
[2] VKM, per nje buxhet per pastrimin e plazheve prej FA
[3] Vizita e njerezve te shquar ne stervitje