
Blerina LLALLA, MSc
Muajt gusht dhe shtator për Ministrinë e Kulturës vijnë me një sërë aktivitetesh artistiko-kulturore, festivale muzikore, aktivitetete promovuese për artiste të profileve të ndryshme, kjo sipas edhe vetë sezonit në të cilin dominon turizmi në vendin tonë.[1] Të gjitha këto aktivitete dhe veprimtari nën organizimin e institucioneve të vartësisë sipas projekteve dhe profileve përkatëse. Njëkohësisht nuk kanë munguar gjatë muajit gusht dhe ftesa për ndërgjegjësim ndaj muzeve si ai i Marubit në Shkodër. Një propozim në lidhje me rritjen e numrit të vizitorëve sipas dhe programit te djelave të çdo fundmuaji ku hyrja është falas, pse të mos mendonim shtimin e ketyre ditëve të lira të cilat mund të ishin në favor edhe të atyre që mund të mos kenë mundësi të vizitojnë në ditën e shnuar në kalendar. Njëkohësisht mund të nxiste dhe rritjen e numrit të vizitorëve lokal, duke pasur çdo fundjavë një ditë apo një orar të caktuar për vizita të lira, kjo jo vetëm në muzeun e siperpërmendur por edhe në muzetë e tjera në të gjithë vendin tonë, për të nxitur dhe vemendjen ndaj kulturës tek një masë më e gjerë qytetare, me focus jo vetëm turistët rastësorë apo ata të organizuar nga jashtë.
Shembje, rikonstruksion dhe marrëveshje në emër të kulturës
Ndërsa muaji shtator për MK fillon me publikimin e projektit për rehabilitimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, si dhe ndërtimit të qendrës së artit Skena e Re.[2] Projekti arrin shifrat e rreth 8. 6 milion euro, si dhe njëkohësisht ka nxitur një debat të gjerë ndërmjet artistëve dhe Ministrisë së Kulturës e cila për këtë organizoi një dëgjesë publike për të diskutuar drejtpërsëdrejti më çdo të interesuar rreth projektit. Të ndryshme ishin replikat mbi kushtet aktuale dhe të vijimit të punës përgjatë punimeve në funksion të rikonstruksionit të TKOB. Artistët ngritën shqetësime konkrete duke cilësuar dhe mungesën e sallave të provave apo përgatitjes para daljes në skenë.[3] Por sikurse jemi mësuar në çdo rast vlen teza te prishim për të ndërtuar dhe te tregojmë fotot e pjesëve më të degraduara të çdo godine për të hiperbolizuar problemin, për të zhvendosur vemendjen nga aksi kryesor dhe për te siguruar vazhdimësine e përmirësimit të çdo kushti duke prishur për të ndërtuar, sikurse do të ishtë dhe nuk do të mjaftonte rasti i sheshit qendror “Skenderbej” i cili sikur të mos mjaftonte në dhjetë vitët e fundit është transformuar tre herë. Cdo rast flasim për investime shumë-milionëshe nëpër godina e fasada shtëtërore ndërkohë që përballemi me shumë problem të tjera ekzistencialiste nga qytetari më I thjeshtë deri tek artisti më i shquar, por ajo që shohim rendom, është të prishim për të ndërtuar (edhe pse mund të jetë e vetmja mënyrë për rindërtim) dhe ajo që mungon është sensi i historisë së vazhdimësisë, ky ndoshta i afektuar dhe nga kompleksiteti i komplekseve të modeleve të lidershipit shqiptar. Por ajo që mund të themi përpos shumë debateve të cilat mbeten kryesisht konstruktive është mendimi se edhe në këtët rast do të bëhej një investim në funksion të artistëve, te cilët mund të kenë nevoja akoma më të mëdha se sa vetëm një skenë, sepsë arti nuk njeh kufij, ndaj mund të themi se nuk mund të limitohet vetem me projekte për mure e tulla.
Ndërkohe ky muaj vijon me firmosjen e marreveshjeve të bashkëpunimit në sferën e kulturës ndërmjet MK dhe Rajonit të Puglias në Itali, si dhe asaj më diplomatike me Kinën.[4] Por një tjetër projet i një rendësie të veçantë mbetet ai i Restaurimit të Pazarit të Gjirokastrës tashmë një pasuri boterore e trashegimise kulturore. Një projekt i cili financohet nga Fondi Amerikan i Zhvillimit (AADF).[5] Për nga rendesia dhe rrugetimi histotik i këtij qyteti mund të themi se projekti i kesaj natyre do të ishte i vlefshëm për ruajtjen dhe rijetëzimin e kësaj qëndrë historike e cila arrin ndër numrat më të lartë të vizitoreve të turizmit kulturor në vendin tonë, sikurse ekzistonte nevoja për një rifreskim dhe rikonceptim të orgaznizimit të vetë pazarit duke marrë në konsideratë dhe zhvillimet e viteve të fundit, si dhe nevoja infrastrukturore. Pas kalimit të peripecive dhe rreziqeve të herëpas-hershme sipas edhe nderhyrjeve nga UNESCO shpresojme që ky projet të realizohet me sukses ne cilësi dhe ne ruajtjen e atyre vlerave historike, vizive, kulturore e keshtu me radhe.[6]
[1] Faqja e MK- sesioni Lajmeve http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme&page=3&page=4
[2] Faqja e MK- sesioni Lajmeve http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/qeveria-shqiptare-prezanton-dy-nga-projektet-me-te-medha-ne-fushen-e-artit-dhe-kultures-rehabilitimi-i-teatrit-kombetar-te-operas-dhe-baletit-dhe-ansamblit-popullor-dhe-ndertimi-i-qendres-se-artit-skena-e-re&page=2
[3] Teatri Kombetar do tw shembet a do tw behen kulla http://time.ikub.al/16-09-09-Foto-Brenda-bodrumeve-horror-te-Teatrit-te-Operas/Teatri-Kombetar-do-te-shembet-a-do-te-behen-kulla-848717.aspx
[4] Faqja e MK- sesioni Lajmeve http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/shqiperia-dhe-kina-e-shohin-kulturen-si-nje-potencial-te-rendesishem-bashkepunimi-jo-vetem-per-artin-por-edhe-per-zhvillimin-e-qendrueshem&page=1
[5]Faqja e MK- sesioni Lajmeve http://www.pasqyre.al/te-gjitha/nis-projekti-i-pazarit-te-gjirokastres-si-i-mbijetoi-zhberjes-qyteti/
[6]Faqja e MK- sesioni Lajmeve http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/pazari-i-gjirokastres-projekti-i-rilindjes-urbane-nis-restaurimi&page=1