![Ergisa BEJKOLLARI, BA](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/E.-Bejkollari-300x300.jpg)
Ergisa BEJKOLLARI, BA
1- TAP: Çfarë u bë gabim në marrëveshjen që duhet të sillte përfitime kolosale
Në korrik të vitit 2016, APPA ngriti dy shqetësime kryesore që lidheshin me projektin e gazsjellësit TAP përgjegjësia e të cilave binte drejpërsëdrejti mbi Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, e cila nënkontraktoi kompanitë përfaqësuese si AbKons, Infodim etj.[1]
Fillimisht u paraqit kërkesa e 27 organizatave europiane për për mosfinancimin e projektit nga ana e BERZH. Më pas, ajo që prekte drejtpërsëdrejti shqiptarët ishte çështja e kompensimit. Sipas banorëve, por edhe sipas Anna Roggenbuck-koordinatore fushe pranë BERZH, 80 familjet që jetojnë në 38 komunat ku kalon gazsjellësi, kanë deklaruar se janë kompensuar në mënyrë të padrejtë.[2] Por nëse pas ankesave të vazhdueshme të banorëve,[3] ministria nuk ndërmorri asnjë hap, analiza e fundit e bërë nga Jenik Radon (asistent profesor, Columbia University, Nju Jork, SHBA), zhvlerëson marrëveshjen e qeverisë për TAP bazuar në këto pika:
1- Kryeministri Rama deklaroi në korrik të vitit 2015 se të ardhurat direkte nga gazsjellësi do ishin 1 miliardë euro në 20 vite. Ndërkohë Radon del në konkluzionin se të ardhurat direkte (kryesisht nga taksat) do jenë 5 milionë në vit, pra sipas llogaritjeve 100 milionë në 20 vite![4]
2- Nga ana tjetër z.Gjiknuri tha në muajin prill 2016[5] se se do të krijoheshin rreth 2 mijë vende pune! Një shifër gati surreale, duke marrë parasysh që bëhet fjalë për një plan afatmesëm, i cili vazhdon deri në vitin 2021, atëhere kur fillon veprimtarinë gazjellësi. Në përfundim të projektit vendet e punës do shkurtohen dukshëm.
3- Ashtu siç vihet re nga marrëveshja e publikuar në fletoren zyrtare në prill të vitit 2013[6], midis kushteve dhe përfitimeve që Shqipëria si një vend në rolin e tranzitit duhet të ketë, nuk rezulton asnjë taksë tranzitimi. Të vetmet të ardhura direkte janë ato të përmendura më sipër. Sipas Radon, ndonëse Greqia e ka aplikuarr këtë taksë, qeveria shqiptare nuk ka këmbëngulur mjaftueshëm gjatë negocimeve duke mos vendosur taksën e tranzitimit.
Ajo që pritet në vijim nga Gazsjellësi Tap dhe që janë proklamuar nga ministri Gjiknuri si përfitimet e një “Projekti të rëndësisë kombëtare”, janë: të investojë shumën prej 2.000.000 euro në një program përmirësimi të aftësive të ndërmarrjeve dhe të fuqisë punëtore shqiptare për të rritur mundësitë e tyre për të përfituar nga zbatimi i Projektit në Shqipëri; të investojë shumën prej 5.000.000 euro për të përmirësuar kushtet e jetesës në komunitetet përreth: Biodiversitetin dhe pyjet në zonë dhe përreth mjediseve të banimit më të prekura nga projekt.
Në përfundim, duhet të themi se në rastin e vendit tonë kostot kundrejt përfitimeve do jenë shumë herë më të larta. Ato janë kosto reale të tilla si: konflikte të mundshme midis firmës investitore dhe banorëve të cilët në njëfarë mënyre janë të detyruar ta shesin pronën e tyre, pasoja mjedisore si dhe sfidat që vinë me rreziqet e transportit të lëndëve. [7]TAP deri më tani është konsideruar si një nga marrëveshjet më fitimprurëse pasi janë përmendur vetëm investimet që kompania është e detyruar të bëjë, por nuk janë përmendur asnjëherë kostot dhe çfarë mund të ishte bërë më mirë në përcaktimin e kushteve të marrëveshjes.
2- Turizëm në errësirë: Forma jo dhe aq e re, por ekstreme, që ofron Shqipëria
Me mbylljen zyrtare të sezonit veror bëhet dhe një rezyme e asaj çfarë shkoi mirë dhe asaj çfarë shkoi keq, për të disatin vit radhazi. Njëri nga faktorët, që ka penalizuar gjithmonë turizmin vendas në zonat bregdetare, ka qenë dhe ktë vit ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike.
Edhe Shoqata Shqiptare e Turizmit, tre muaj më parë, renditi tetë rreziqet që preknin sërish turizmin duke përfshirë këtu dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.[8]
Mirëpo pavarësisht premtimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë për të mos lejuar ndërprerjen e energjisë një vit më parë, asgjë nuk rezultoi siç u premtua. Operatorët vendas të turizmit në zonat bregdetare kanë ngritur shqetësimin e mungesës së energjisë elektrike, që si rrjedhojë ka sjellë dhe mungesë të ujit të pijshëm. Sipas pronarëve të bizneseve, pushuesit vijnë dhe largohen menjëherë sapo konstatojnë mungesën e shërbimit. Ata tregojnë se sapo përballen me mungesë të ujit dhe energjisë elektrike, pushuesit shkojnë drejt zonave të tjera bregdetare.[9]
Një problematikë e tillë njihet prej kohësh, por duket se gjetja e një zgjidhjeje është gati e pamundur. Në përfundim të katër-vjeçarit në pushtet, MEI nuk ka ndërmarrë asnjë hap serioz apo iniciativë të rëndësishme në shmangjen e ndërprerjes së energjisë sidomos gjatë sezonit veror.
[1] Listë e kontraktorëve dhe nënkontraktorëve të TAP, http://www.tap-ag.al/rreth-nesh/kontraktoret-dhe-nenkontraktoret-tane
[2] APPA, raport muaji korrik, https://appa.brentonkotorri.com/raport-korrik-2016-ministria-e-energjise-dhe-industrise/
[3] http://www.reporter.al/kredia-1-5-miliarde-euro-organizatat-mjedisore-kundershtojne-financimin-e-gazsjellesit-tap/
[4] Artikull, Balkan Ëeb http://www.balkanweb.com/site/corovode-nisin-punimet-per-gazsjellesin-tap-rama-shumefishon-te-ardhurat-per-ekonomine-shqiptare-1-mld-euro-ne-20-vite/
[5] Artikull, gazeta Shqip, http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/04/19/rama-duhet-te-perfitojme-sa-vendet-fqinje-negociata-me-tap/
[6]Botim i Fletores Zyrtare, http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2013/PDF-2013/61-2013.pdf
[7]Artikull, Jenik Radon, http://www.energycharter.org/fileadmin/DocumentsMedia/Events/20160713-IME_Tirana_JRadon_Article.pdf
[8] Artikull, Fax.al, http://fax.al/read/news/4366827/12069488/turizmi-ne-rrezik-8-shqetesimet-nga-te-cilat-mund-te-deshtoje-sezoni
[9]Artikull, Shqipëria ime, http://shqiperiaime.al/2016/06/28/97269/