![Mirilda TILI, BA](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/M.-Tili-300x300.jpg)
Mirilda TILI, BA
1.Meqë gushti është pushim edhe kryeministria prodhon lajme rozë.
Është mëse normale që admnistrata, bazuar tek Kodi i Punës, të bëjë pushimet. Kjo është krejtësisht normale edhe për Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Por brenda gjendjes të të qenit “normale”, imazhi i kryeminsitrit si një qytetar i thjeshtë, duket si një tallje publike e të gjithë qytetarëve. Dhe çfarë ka këtu për tu cilesuar tallje?! Së pari, në fotot e publikuara nga vetë ai, si një kryeministër pa pretendime, që zgjedh të pushojë në plazhe publike apo edhe të drekojë dhe darkojë në restorante[1] ku ka prezencë të lartë të klientëve është e pabesueshme. Kjo për faktin e thjeshtë, që asnjë kryministër i vendit tonë nuk denjon të frekuentojë mjedise publike. Dihet prej të gjithëve se vendet ku shkojnë ata mbyllen për popullin e thjeshtë. Dhe e dyta, edhe nëse do të ishte e vërtetë, atëherë do të kishim një shkelje të ligjit. Kjo sepse Garda e Republikës e ka për detyrë të sigurojë mbrojtje për qeveritarët, dhe sidomos për ata të nivelit të lartë drejtues. Pra lind pyetja, kemi të bëjmë me një mani të panevojshme të shitjes së imazhit të kryeministrit apo me një shkelje të ligjit të Gardës së Republikës?
- Kur paguhen Forcat e Armatosura për të qenë pastrues.
Pa dashur të diskutojmë cilësinë e institucionit të Forcave të Armatosura në vend, kjo sepse nuk jam një njohëse e mirë e fushës, të paktën di me siguri, se Forcat e Armatosura nuk janë për të pastruar rrugët. Ky është një shërbim që paguhet nga taksat tona dhe ka drejtori të përcaktuara për këtë punë. Por që Forcat e Armatosura, në kohë paqeje dhe qetësie, pra jo në kushtet e emergjencës civile, të punojnë si pastrues rrugësh, kjo është e patolerueshme. Kjo merr nuancat e një skandali edhe më të madh, kur në mbledhjen e qeverisë të dats 4 gusht, merret vendimi për një shtesë fondi në Ministrinë e Mbrojtjes[2] . Shprehimisht vendimi është kështu: “Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, t’i shtohet fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për Komandën Mbështetëse, për mbulimin e shpenzimeve të strukturave të Forcave të Armatosura, të angazhuara për pastrimin e disa akseve rrugore dhe zonave bregdetare për sezonin turistik veror, për vitin 2016, në mbështetje të organeve të pushtetit vendor.
- Fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
- Ministria e Mbrojtjes (Komanda Mbështetëse), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe organet e pushtetit vendor, të përcaktojnë akset rrugore dhe zonat bregdetare që do të pastrohen, kohën, mjetet dhe personelin e Forcave të Armatosura që do të angazhohet.
- Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
- Bumerang me vetëveten
Debati për importin e plehërave dhe riciklimin e tyre në vend, nuk mund ta lemë jashtë diskutimit të këtij raporti[3]. Kjo jo vetëm sepse është një temë që ka vendosur qytetarët[4] përallë qeverisë por edhe pse vetë Kryeministri Edi Rama, ka rënë në kundërshti me veten. Debati ka qenë i ashpër dhe aspak konstruktiv. Vendimi i parë i qeverisë Rama për të bllokuar importin e plerave në vitin 2013, gjatë këtij muaji shtator konsiderohet si vendimi që do të jetë në favor të ekonomisë shqiptare. Madje në faqen e kryeministrisë thuhet se është fuqizim i industrisë që gjeneron 150 milionë euro në ekonominë e vendit[5]. Ndërkohë që kryeministri, Edi Rama, po bën vetë një fushatë “sensibilizuese” për këtë industri në profilin e vet në facebook[6]. Në këtë pikë nuk do të komentojmë nivelin e bisedave me qytetarët apo edhe kthimin e përgjigjeve me metodën “copy – paste”. Ashtu sikundër do të bëjmë sikur nuk kemi dëgjuar dhe parë gjë mbi nivelin e komminikimit të kryeminsitrit Edi Rama me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ky fjalori përveç arrogant, ka qenë edhe shumë fyes.
[1] Foto e bërë „rastësisht“ në një restorant në jug të vendit http://neësbomb.al/index.php/aktualitet/item/18037-edi-rama-dhe-bashkeshortja-darke-ne-jale-kalojne-pushimet-ne-jug-foto
[2] Vendimi i Këshillit të Ministrave për Forcat e Armatosura http://ëëë.kryeministria.al/al/neësroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-4-gusht-2016&page=1
[3] Kundërshtimi qytetar http://exit.al/2016/09/27/kryeministri-i-plehrave/
[4] Protesta qytetare http://ëëë.standard.al/2016/09/22/importi-i-plerave-vijon-protesta-para-parlamentit/
[5] Reklama në faqen e kryemisntrisë http://ëëë.kryeministria.al/al/neësroom/lajme/fuqizim-industrise-qe-gjeneron-150-milione-euro-plus-ne-ekonomi
[6] Statuset https://ëëë.facebook.com/edirama.al/?fref=ts