1- Rilindja e diskutueshme e qyteteve, si bëhet mbikëqyrja?
Projekti i Rilindjes së Qyteteve është trajtuar dhe ri trajtuar nga APPA, jo vetëm sepse përbën një nga projektet më të reklamuara të Ministrisë së Zhvillimit Urban, jo vetëm sepse është një nga projektet kryesore të rindërtimit të hapësirave urbane me interes kombëtar, por sepse duhet të ishte në të njëjtën kohë një pasqyrë e aftësive administrative të strukturave vendore, kooperimit me strukturat kombëtare si dhe procesit të decentralizimit në tërësi. Problem në këtë aspekt qëndron fakti se Ministria e Zhvillimit Urban nuk ka asnjë dokument, asnjë referencë ndaj një dokumenti që të pasqyrojë minimalisht se si behët bashkërendimi I kompetencave midis strukturave vendore, të cilat kanë fituar në aplikimin për projekte për rimodelimin e hapësirave urbane pranë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban, e cila monitoron zbatimin e këtyre projekteve.
Për me tepër nuk është e qartë se cilat janë ato struktura brenda Ministrisë, të cilat merren me mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e këtyre projekteve. Megjithëse në Faqen e Ministrisë gjendet një lajmërim mbi përfundimin e ristrukturimit të Urës së Gorricës në Berat, nuk ka asnjë referencë mbi mbarëvajtjen e procesit të punimeve dhe nga një pikëpamje institucionale, vendosja e një fotoje, që nuk është e qartë është version I ndërtuar me kompjuter apo një pamje reale e Urës së përfunduar nuk kualifikohet. Në fakt me një kërkim të thjeshtë për fillimin e projektit në fjalë ekziston një kronike e TV Ora News që daton më 22/09/2014 dhe ku sipas tabelës së projektit (në fund të raportit gjendet linku përkatës) ky i fundit fillon në gusht 2014 dhe supozohet do të zgjas 5 muaj, ndërkohë që lajmërimi I Ministrisë vjen një vit më vonë. A është faji i Ministrisë së Zhvillimit Urban, strukturave vendore apo firmës së kontraktuar për restaurimin e Urës tej zgjatja e projektit? Përse Ministria nuk përcakton një datë fillimi dhe një datë mbarimi për projektet? Përse Ministria nuk zbaton penalitete ndaj përgjegjësve për tejzgajtjen e afateve? Në një kohë që informacioni është lehtësisht i aksesueshëm në kohë dhe hapësire, a duhet që një qytetar që jeton në Tiranë të shkojë në Gjirokastër që të marr informacionin minimal mbi projektin për restaurimin e qytetit?
Duhet theksuar se në shumë raste për projektet e ndërtimeve tabelat përkatëse nuk vendosen sipas standardit në fillim të projektit, një tjetër rasti më flagrant janë ristrukturimet që po vazhdojnë pranë Ministrisë së Brendshme, ku tabela është vendosur këtë muaj, rreth 6 muaj pas fillimit të punimeve dhe ku supozohet se kohëzgjatja është 144 ditë, por që kjo do pre supozonte se ky I fundit do kishte mbaruar në një kohë që punimet vazhdojnë. Një super projekt si ai i Lungomares në Vlorë, ndonëse I pajisur me disa tabela, nuk ka një periudhë të specifikuar se kur fillon dhe kur mbaron I gjithë projekti dhe deri më tani është e specifikuar vetëm faza e parë e punimeve që ka konsistuar në hedhjen e rërës, ka filluar në muajin janar dhe supozohet duhet të përfundojë në gusht, pas një faze 8-mujore punimesh, por që nga situate në terren ende nuk ka përfunduar. Një tjetër aspekt shumë i debatueshëm mbi këtë fazë të parë është edhe buxheti i alokuar prej 179.928.000, i cili është një fond marramendës për mbushjen e bregdetit më rërë. Natyrisht fondi total i Lungomares nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar dhe as data e mbarimit të tij, detaje që nuk duken shqetësuese për një institucion që pretendon seriozitet siç është Ministria e Zhvillimit Urban. Urojmë që Ministria të vendos një standard minimal mbikëqyrje mbi projektet urbane që po zbatohen, si publikimi i informacionit ose i një linku që përmban informacionin e plotë mbi projektet dhe rezultatet e mbikëqyrjes nga ana e strukturave të posaçme të brendshme të saj, përkundër pseudo-mbikëqyrjeve me motive politike të bëra nga drejtues institucionesh pa kompetenca në këtë aspekt.
2- Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale.
Cilat janë Zonat Informale?
ALUIZNI për vetë nga emërtimi është një nga institucionet kryesore që operon ën Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe që duhet theksuar se është marr aktivisht me problemin e regjistrimit të ndërtimeve informale dhe sipas qasjes se qeverisë aktuale edhe integrimit të tyre. Po cilat janë zonat informale në vendin tonë? Natyrisht, në bazë të qasjes, para se të flasim për integrimin e zonave informale, ën radhë të parë duhet të behet identifikimi i tyre dhe planifikimi ose strategjia e integrimit me zonat formale. Në Faqen e ALUIZNIT ka një seksion të emërtuar ZONAT INFORMALE, por në të cilën informacioni mungon. Për më tepër ky seksion është modeluar nën të ashtuquajturin Program i Transparencës, i mandatuar për çdo institucion nga Ligji “Për të drejtën e Informimit”, I cili ironkisht në këtë rast “Ka për qëllim garantimin e njohjes së publikut me informacion, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe të formimit të pikëpamjeve për gjendjen e shtetit e të shoqërisë”. Themi ironiket pasi edhe seksioni i statistikave i përket periudhës Janar – Nëntor 2014 dhe as MZHU dhe as ALUIZNI nuk kanë një CV të personelit sipas detyrimit kushtetues.
Referenca:
http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/neësroom/lajme/parku-qendror-i-qytetit-te-elbasanit
http://www.parlament.al/ëeb/pub/aneksi_3_buxheti_19606_1.pdf
http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/neësroom/lajme/ura-e-gorices-berat-e-restauruar
http://www.oranews.tv/videogaleri/restaurohet-ura-e-gorices-ne-berat-objekti-monument-kulture/
http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/51596
http://www.aluizni.gov.al/raportestatistika/