1- BOLL!
Kush nuk punon, nuk gabon; thotë populli!
Prandaj dhe ne nuk kemi çfarë të themi për Ministrinë e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e për Ministren Felaj në krye të kësaj Ministrie! Nuk gabon asnjëherë, nuk ke si e kritikon. Nuk punon asgjë, vihet theksi, duke e quajtur “Ministri KOT” dhe sërish asgjë nuk ndryshon, sepse e rëndësishme është që ajo nuk gabon. Kritikat vinë nga gazetarët e analistët sepse “ata këtë punë kanë”, kur nuk kanë “ku të kapen”, rëndësi ka qe ajo nuk gabon!
MMP-ja nuk është asgjë më shumë se institucion për shfrytëzimin e taksave të shqiptarëve dhe strofull e akomodimit të njerëzve, që duhet të jenë pjesë e administratës publike dhe ministrive!
Është shumë e çuditshme! Si ka mundësi që për muaj të tërë emri i një Ministreje nuk lakohet në asnjë gazetë, portal e televizion! As për të keq e as për të mirë, është totalisht e eklipsuar nga mospuna e saj!
Po ky populli jonë pse nuk reagon për këto delikte të rënda të shfrytëzimit të parasë publike nga Qeveria?!