1- Pa nam e nishan
Gjatë muajit gusht, Ministri Bledar Çuçi, nuk është dukur publikisht, as në media, as në faqen zyrtare te ministrisë përkatëse, dhe as në rrjetet sociale. Portali stopkorrupsionit.al, nuk ka publikuar këtë muaj as raportin statistikor të rastit. Po sigurisht që asnjë përfaqësues tjetër i kësaj ministrie, e cila, këtë muaj nuk ishte vetëm pa portofol, por edhe pa arsye ekzistence. Ky pushim i zgjatur vjen në një kohë kur Ministria, gjendet e papërgatitur për tranzicionin administrativ vendor. Kjo ministri, në vend që të përgatiste gjithë infrastrukturën ligjore dhe strukturore, gjithçka ka bërë, ka qenë të dhënit rekomandime. Deri në miratimin e strukturave përfundimtare në çdo bashki do të operojnë me ato provizore. Struktura provizore do të testohet, një grup pune do caktojë strukturën që do të jetë funksionale në 2016. Rekomandohet bashkimi i paketave fiskale të ish-komunave, duke krijuar një paketë të vetme. Për ato njësi që nuk kishin miratuar buxhetin e vitit 2015 janë vënë në dispozicion buxhetet e vitit 2014, me të cilat operohej nga këto njësi. Që në muajin e kaluar, APPA ka dhënë rekomandimin që kjo ministri të shndërrohet në një agjenci, duke mbajtur në analizë, detyrën që ka, dhe natyrën e misionit të vet provizor. Në logjikën tonë, funksionon shumë herë më mirë një agjenci me buxhet të vogël që punon në dobi të vendit, sesa një ministri që bëhet barrë e taksave tona.
Referenca:
Faqja Zyrtare e ministrisë
http://www.ceshtjetvendore.gov.al/al/newsroom/lajme
Faqja ne Facebook
https://www.facebook.com/pages/Ministri-p%C3%ABr-%C3%87%C3%ABshtjet-Vendore/406088576187907?fref=ts