![Jona Hoxhaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Jona-235x300.jpg)
Jona Hoxhaj
Nuk mjaftuan gjithe “zhurmat” e Z. Felaj gjate vitit, vetem dhe ryshfeti i kishte ngelur!
Kohet e fundit u gezuam qe dhe Ministria Felaj filloi te justifikonte paksa rrogen qe merr duke pasur disa obligime ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, sado qe nuk dyshojme qe vendimet nuk i merrte vet por “luante rolin e telefonit te prishur” ne mes te kryeministrit dhe parlamentit, te pakten emri I saj u lakua ne gazeta e u shfaq neper televizionet e vendit!
Ky sikur ishte nje hap i mire per nje fije shprese per qytetaret se ne vitin 2016 do zgjohej Ministira “e fjetur”, por Z. Felaj na ktheu ne realitet me faktin qe doli ne shesh per marrjen e ryshfetit, pervec se eshte e punesuar por “papune” ajo dhe perfiton nga pozita e saj.
Mesazhi i publikuar se fundmi nga Z. Sali Berisha i derguar nga nje qytetar i cili pervec se potencon faktin se burri i Z. Felaj eshte kidnapuar nga disa bandite per mos kryerje te premtimeve qe keta te fundit i’a dhane ne shkembim te parave., ai kerkon shpetim nga Bardhyl Gjyzeli per gjithe Kucoven pasiqe ai eshte bere tani drejtor i uzines mekanike ne Kucove kurse ne 2011 i ka dhene Z. Felaj 70.000 euro per ta bere kryetar bashkie, ky qytetar pretendon se ai duhet te kete perfituar dhe kete pozite me ryshfete ndaj socialisteve. Gjithashtu ai akuzon Z. Felaj per perfitimin e fuoristrades te cilen e morri ne shkembim te marreveshjeve me nje person qe eshte pronar I plantacioneve te droges. Nese keto jane te verteta dhe Z. Felaj pervec se eshte nje zhvatese e parave publike qenka dhe efekt negative per shtetin tone, atehere mund te konkludohet se ajo nuk eshte kaq “e pazonja” sic ne pretendonim por eshte e keqja e vendin e mira e vetvetes…