![Gerion Treska](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/10984949_314752732056499_761909916_n1-295x300.jpg)
Gerion Treska
1- Nafta që na “nxorri bojën”
Ashtu sikurse disa nga llojet e bizneseve në Shqipëri, edhe nafta është një biznes thellësisht i politizuar. Kjo nuk është një gjetje e APPAs por një pohim me plot bindje bazuar në precedentët historik të këtij lloj biznesi me politikanë dhe funksionarë të lartë, dhe gjithçka përfundon më shuma kolosale miliona euro të cilat shkojnë në xhepat e kush e di se kujt politikani apo biznesmeni. Ajo që sërish e vërteton këtë skenar është nafta “virgin” e episodit të fillimit të muajit Dhjetor ku funskionarë të doganave shqipëtare u arrestuan sepse nuk kishin bërë punën e tyre siç duhej. Marrëveshje dhe lëvizje fallso të miliona litrave naftë e cila nuk mund të shpërndahet në treg për shkak të nevojës për përpunim që ka në kompani jashtë Shqipërisë, hipoteza që kjo naftë “virgin” është përzier dhe shpërndarë në treg duke sjellë dëm ekonomik për arkën e shtetit si dhe makinat e qytetarëve, të sjell veç trishtim dhe panik.
Trombat e qeverisë bien fort në luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiscal duke burgosur e ushtruar presion mbi shitësit ambulant, bizneset me kryesisht të vetpunësuar që megjithëse në të zezë kurrë nuk arrijnë të kalojnë shifrat e kontrabandës së naftës që kryhet në Shqipëri. Patjetër që këta të fundit janë të lidhur me pushtetin përderisa nuk zbardhen nga “tanët” (organet përkatëse shqiptare) por nga një agjenci e huaj e kontraktuar për të na “nxjerrë bojën” e cila zbuloi këtë aferë falsiteti.
Askush nuk mbajti përgjegjësi për këtë megjithëse në media u shkrua hollësit në detaje çdo pjesë e skenarit. Askush nuk guxoi të pranojë se nafta e cila duhet të trasportohej nga rezervuarët e Mëzezit në Ballsh nuk mbërriti kurrë, ose edhe nëse mbërriti thjesht “avulloi”. Askush nuk mban mend nga inspektorët që kanë vulosur praninë e kësaj nafte në rezervuarët e Ballshit por që çuditërisht nuk u gjend as edhe një pikë nga Crown Agents. Për shifra të tilla nuk mbahet përgjegjësi, nuk ka as deklarata pork a lufte për kuponin e atij që shet në kjoska dhe ambulantëve që shesin domate e kastraveca.
2- Ç’u bë me CEZ?
Shpëtuan qytetarët shqipëtar nga një super rrjetë e komplikuar mes CEZ, OSHEE dhe DIAs e kjo jo vetëm sepse borxhi monetar por edhe ai I pisllëkut të qepur me pe lakmie pushtetarësh që nga qeveria e mëparëshme u bart dhe shkoi deri në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë deri në pikën ku zgjidhja “paqësore” ishte e pashmangshme.
Më në fund pas tre vitesh sfilitja e presionit të 135 milion Eurove që kërcënonin dëmin ndaj Shqipërisë përfundoi duke I hequr të paktën një stress më pak qytetarëve shqiptar. Provat e njëpasnjëshme treguan edhe një herë kapjen e politikës me biznesin dhe lidhjet e ngushta të funskionarëve e qeveritarëve për përfitime vetiake duke vënë “me shpatulla pas murit” këtë herë një biznesmen I cili kishte kurdisur disa pazare të njëpasnjëshme me biznese dhe politikanë të lartë. Më 13 dhjetor 2014, avokati i Shqipërisë deklaroi para gjykatës se nënshtetësja amerikane Rebecca Gaskin Gain si përfaqësuese ligjore e kompanisë DIA të regjistruar në BVI ka arritur një “marrëveshje konfidenciale” me palën mbrojtëse për t’u tërhequr nga pretendimi në arbitrazh. Marrëveshje kjo e cila e vazhdon karakterin mistik të kësaj rrjete aferash duke mos u deklaruar asnjëherë se çfarë përmbante por duke u mjaftuar vetëm me shprehjen e arritjes së “marrëveshjes me dyer të mbyllura”. Sqarime të mëtejshme mbi këtë nuk u dhanë megjithëse palët duken më së shumti të kënaqura gjithnjë në kurriz të popullit shqiptar.
Referenca:
http://ëëë.reporter.al/nafta-ulet-cmimi-shtohen-taksat/
http://ëëë.reporter.al/marreveshja-konfidenciale-qe-i-dha-fund-arbitrazhit-cez-dia/
http://ëëë.reporter.al/maja-e-ajsbergut-hetimet-per-naften-virgin-zbulojne-shtet-disfunksional/
http://ëëë.reporter.al/kontrabanda-me-naften-virgin-vijon-me-miliona-euro-deme/