![](http://i107.photobucket.com/albums/m290/waldenbags/diplomat/dipl17.jpg)
1. Shprehja me njëfarë fame e Lordit Akton (1834-1902) se pushteti korrupton dhe pushteti absolut
korrupton në mënyrë absolute, në kulturën tonë është bërë shumë e famshme, duke u banalizuar e u
përdorur në kushtet e alarmit nga mundësia e abuzimit me pushtetin e kryeministrave të radhës.
Banalizimi si kollajllëk i të kuptuarit, ka të bëjë me theksimin e nevojës për t’u ruajtur nga pushteti absolut,
duke e neglizhuar (përmes mostheksimit) se sa e vështirë është kjo, nëse prej vetiu çfarëdolloj pushteti
korrupton.
Pra nëse e paraqesim në invers: pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute dhe pushteti çfarëdo
korrupton, kuptojmë se për të luftuar korruptimin absolut, rruga e vetme është t’i bëjmë ballë korrupsionit
normal.
2. Që do të thotë se banalizimi tjetër i së njëjtës thënie, ka të bëjë me supozimin që korruptimi prej
pushtetit përfshin zotëruesit e pushtetit, duke harruar se pushteti është transferim simbolik – konvencional
i fuqisë së shoqërisë, dhe si fuqi i intereson vetëm vetvetja, por duke qenë se është e vetmja fuqi prej së
cilës as nuk e përfytyrojmë të çlirohemi, atëherë interesi i saj për të shumëfishuar veten, na implikon të
gjithëve.
3. Kështu që, duke e lënë mënjanë ideologjinë, e duke u joshur nga sociologjia, për ta diskutuar kuptimin
bazë të shprehjes na duhet të modifikojmë formulimin e saj: pushteti implikon dhe pushteti absolut
implikon në mënyrë absolute.
4. E modifikuar kështu, shprehja fiton vetinë e të qenit e pabanalizueshme. Sepse na zbulon të vërtetën e
përhershme që nëse ka një rrugë të mundshme që varet nga njerëzit, vetëm rezistenca ndaj korruptimit
prej pushtetit normal mund të ndikojë në shmangien e pushtetit absolut dhe korruptimit absolut. Por kjo,
gjithsesi, përveçse është e vështirë, nuk është as e menjëhershme, as e sigurt.
5. Nuk është e menjëhershme, sepse do të duhet që kjo rezistencë të rrokë së paku një a dy breza të një
shoqërie, që të stabilizohet si shprehi popullore dhe e qëndrueshme. Dhe nuk është as e sigurt, pasi
vendosja e pushtetit absolut ka edhe një natyrë aliene: mund të vijë pavarësisht përpjekjeve të një
shoqërie, nga faktorë të paparashikuar të aspektit gjeopolitik, historik apo kulturor.
6. Po ashtu, modifikimi i mësipërm i kësaj shprehjeje, është i pabanalizueshëm, sepse na zbulon të
vërtetën tjetër të trishtueshme, që implikimi prej presionit të fuqisë së pushtetit nuk është përjashtim, por
përbën normën, dhe për pasojë rezistencën ndaj këtij implikimi duhet t’ua kërkojmë vetëm atyre të
paktëve që kanë atributet e duhura për ta përballuar këtë presion dhe jo për t’ia vendosur si imperativ
gjithkujt me sugjerimin utopik se duhet të jetojnë në kushtet e tejkalimit permanent të vetvetes.
7. Duke mos e pikasur qartësinë e kësaj të vërtete, personat që zotërojnë ligjërimin publik në këtë vend
(por jo vetëm) (apo pikërisht për ta mbuluar qartësinë e kësaj të vërtete) dorëzohen vetë ndaj implikimit
korruptues të pushtetit dhe për ta maskuar këtë dorëzim, frustrojnë shumicën invalide që nuk ia ka arritur
ende t’i rezistojë implikimit prej pushtetit.
8. E ushtrojnë këtë dhunti për të frustruar këdo prej gjithkujtve, sepse nuk ushtrojnë atë që është detyra e
tyre e vetme: të pikasin çdo mundësi, të shfrytëzojnë çdo ekuivok, të rrokin çdo ndryshim të papritur të
raportit të forcave, për të fortifikuar shumicën invalide (përmes iniciimit dhe konsolidimit të ligjeve,
normave, institucioneve, tendencave) ndaj fuqisë natyrore të pushtetit për t’i implikuar dhe devijuar.
Dhe nëse ia dalin ta bëjnë këtë, të mos krenohen, sepse janë duke bërë atë që ua detyron statusi që
pretendojnë: të shpëtojnë shoqërinë nga dhuna e korruptimit akut që vjen nga pushteti absolut dhe të
ndihmojnë pjesën që mbetet të shoqërisë (më të madhes) t’i rezistojnë pushtetit normal.
9. Mundësia e organizimit korporatist të grupeve të shoqërisë për të rregullativizuar marrëdhënien e tyre
me të tërën (me shoqërinë), siç e kemi thënë edhe tjetër herë, është sot një nga alternativat e pakta në
dispozicion, që pjesëtarët e shoqërisë, grupegrupe, t’i shmangen fuqisë korruptuese të pushtetit.
10. Kur lindën për herë të parë në shoqërinë paramoderne, korporatat ishin marrëveshje mes grupeve të
ndryshme me pushtetin, por pushteti nuk ishte palë, por garantues i cilësisë së marrëdhënies mes grupit
të korporatuar dhe shoqërisë. Dhe korporatat funksiononin ngaqë pushteti paramodern, për të garantuar
apo rritur fuqinë e vet, nuk kishte nevojë t’i kontrollonte ato (ky pushtet burimet e legjitimimit të vet nuk i
kishte të ndërlidhura humorin apo mirëqenien e grupeve të ndryshme që e përbënin shoqërinë).
11. Vërtetësia e kësaj konfirmohet nga çfarë ndodhi në moderne, kur pushteti tashmë i kushtëzuar në
legjitimimin e tij prej peshës së grupeve që e përbënin shoqërinë, në mënyrë të natyrshme synoi t’i
vendoste korporatat nën dominimin e vet. Pasojë e kësaj përpjekjeje për dominim janë:
1. marrëdhëniet përherë të tensionuara të pushtetit dhe sindikatave në epokën modern;
2. përfaqësimi i njënjëshëm para publikut i pushtetit dhe korporatave të dijes në kulmin e lulëzimit të
shtetit komb (siç e kemi përmendur edhe një herë tjetër);
3. shkrirja e pushtetit me korporatat në rastin e shteteve moderne tiranikë, si në Italinë e Musolinit,
Spanjën e Frankos dhe Portugalinë e Salazarit.
12. Por sot, në postmoderne, vihet re një rend i ri i gjërave. Sërish pushteti ka burime të tjera legjitimiteti
(kompanitë transnacionale – që pikërisht prej mundësisë për ta zgjedhur publikun e vet nuk kanë fare
bashkënatyrësi me korporatat klasike; dhe masmedian që në kushtet e atomizimit të përgjithshëm, i kanë
zëvendësuar grupet klasike të interesit me grupime jomateriale).
Për pasojë, korporatat si ndërmjetë- suese të vlerës së produktit të grupeve në raport me publiken (tërë
shoqërinë) kanë sot një mundësi e madhe për t’u ripërtërirë dhe për ta garantuar rezistencën dhe
mosimplikimin e pjesëve të tëra të shoqërisë, ndaj fuqisë së vetvetishme implikuese të pushtetit.
13. Vetëm mos harrojmë: ky avantazh i formës korporatiste sot, nuk vjen as nga emancipimi i pushtetit, as
nga dobësimi i tij, por thjesht nga mungesa e interesit të pushtetit për t’i kontrolluar grupet si të tilla.
14. Duket se ka një kontradiktë dhe do të bëhet vërtet një kontradiktë nëse i lëmë kohë të përmbushet:
pra nëse pushteti mund ta neglizhojë ekzistencën e grupeve, sepse përmes masmediave i bën më të
identifikuar individët me praktikat e lojërave ligjërimore, sesa me interesat e një pune të përbashkët dhe
përvoje materiale, atëherë këto grupe më nuk ekzistojnë dhe korporatat janë kështu të pamundshme.
15. Mirëpo përbërës thelbësor të përvojave njerëzore si territorialiteti, bijtë, dështimi i mistershëm, janë
ende në këmbë dhe sa ato nuk kanë rënë, ka ende kohë që edhe përmes tyre të ndërmerret një revansh
kundër lojërave ligjërimore, përmes ripërtëritjes së përvojave të përbashkëta si: solidariteti, mirënjohja,
sadisfaksioni, identifikimi, që shërbejnë si bazë për çdo praktikë normale korporatiste.
16. Mirëpo, ripërtëritja e këtyre përvojave ushqehet vetëm nga mbajtja gjallë apo ringjallja e një atributi
thelbësor të kohezionit në korporatë: kënaqësia e punës, dhuntia përmbushëse e saj, e cila nga ana e saj
bëhet e mundshme nga marrëdhënia manuale (lexo: intime) me produktin e punës dhe nga marrëdhënia
e drejtpërdrejtë me konsumuesin e këtij produkti.
17. Dhe që të dyja këto marrëdhënie sot janë në një krizë që nuk i duket fundi dhe, siç e thamë, në
kompanitë tradicionale këto marrëdhënie janë thjesht të pamundura (prandaj edhe sindikatat nuk janë
vijuese të korporatave, por zëvendësuese kuturu të funksionit të tyre). (Dhe në këtë kuptim për një pjesë
të madhe grupesh të ashtuidentifikueshëm – si grupe pra, propozimi për korporatizëm është utopi).
E megjithatë për ç’mbetet, korporatizmi shfaqet si rruga e vetme, sidomos për sipërmarrjet me kapital
familjar dhe për profesionet produkti i punës së të cilëve është i paverifikueshëm, i pakonvertueshëm në
vlerë tregu, sepse bartës a pësues të drejtpërdrejtë të punës së tyre janë qeniet njerëzore (madje për
këtë arsye bie fort në sy mungesa e të vetmes formë të natyrshme organizimi: korporatizmi).
18. E kemi fjalën posaçërisht për tri grupime profesionistësh: juristët, mjekët, profesorët, të cilët si
kontaktues të drejtpërdrejtë përmes punës së tyre me qeniet njerë- zore, janë të vetmit që mund të
interferojnë dhe ndikojnë në marrëdhënien jetike të pushtetit me publikun e për pasojë që do duhet ta
ndiejnë më fort tensionin e fuqisë së natyrshme implikuese – korruptuese të pushtetit.
Por, siç thamë, përmes masmediave pushteti ia ka dalë që marrëdhënien më publikun ta pavarësojë nga
çfarëdo përvoje natyrore përmes përvojave atomizuese të lojërave ligjërimore dhe sa kohë juristët,
mjekët, profesorët nuk rrezikojnë hiperfuqinë e lojërave ligjërimore brendapërbrenda tërësisë së
përvojave njerëzore, pushteti është i çinteresuar për punën e tyre.
19. Në të kundërt, pra nëse pushteti do të ndiente kërcënim prej këtyre grupeve, atëherë presioni i tij dhe
fuqia implikuese do të ishin të tilla, saqë pa lavdi sigurisht, por edhe pa turp (për të pasur realisht arsye
për turp, se është në natyrën e gjërave që pushteti të përulë pothuajse gjithçka e gjithkënd qendër e të
cilave është ai vetë) këto grupe do të korruptoheshin prej tij me mundësi shumë të vogla reagimi.
20. Ajo çfarë ka ndodhur në këtë vend dhe praktikisht pothuajse në çdo vend, me marrëdhëniet mes
pushtetit dhe drejtë- sisë, është prova e kësaj që thamë. Në të vërtetë, jo nga shqetësimi se mos drejtë-
sia me ligjërimin dhe praktikën e saj fiton zemrat e njerëzve duke neutralizuar lojërat ligjërimore, por nga
frika më e madhe se drejtësia i amputon nga marrëdhënia me publikun, ushtruesit e pushtetit fuqinë
implikuese e orientuan me intensitet të lartë, pikërisht te trupa e punonjësve të drejtësisë.
Siç thamë, këta të fundit e kanë pësuar këtë implikim, ata janë fajtorë, por faji i tyre është i justifikueshëm:
aftësia implikuese e pushtetit është natyrale dhe po ashtu nevoja e shoqërisë për një pushtet hierarkik –
organizativ është në mënyrë natyrale, më gjatë e papërballueshme se nevoja për drejtësi.(Dhe ky është
një justifikim për mosndëshkimin prej tyre të pushtetit dhe jo për dëmtimin e të pafajshmëve.)
21. Dhe në momentin si tani kur paradoksalisht pushteti premton t’i çlirojë juristët nga presioni i vet
implikues, zgjidhja për këtë grup është korporatizmi (drejtësia është e paverifikueshme, nuk është send,
por ndërveprim i lartë shpirtëror dhe kulturor mes palëve), që mund të realizohet përmes rivendosjes së
kontaktit të drejtpërdrejtë me pushtetin, përmes përfshirjes së jurisë civile në gjyq dhe njëherazi përmes
kontrollit të punës së juristëve nga një trupë kombëtare personash jo juristë, por me rekorde drejtësie në
ushtrimin e veprimtarisë së tyre (cilado qoftë) publike.
22. Me mjekësinë është akoma më e thjeshtë: ata realisht kanë qenë në punën e tyre jashtë presionit
akut të pushtetit dhe mund të thuhet që pushteti i ka korruptuar mjekët jo duke ushtruar presion implikues,
por përkundrazi, duke i lënë pa asnjë presion. Dhe edhe korruptimi i mjekëve është njëherazi i
palavdishëm dhe joturpërues: disproporcioni mes natyrës së produktit të punës së tyre dhe shpërblimit
është thjesht poshtërues (të kërkosh që mjeku të shërbejë vetëm me shpërblimin e kohës së punës, por
jo me shpërblimin e produktit konkret të punës te qeniet konkrete njerëzore, do të thotë të kërkosh që ai
të pranojë se pacientët janë padronët e tij dhe ai skllavi i tyre).
(Dhe ky është një justifikim për pranimin e pagesës prej tyre kur kryejnë punën dhe jo për mosofrimin
apriori të shërbimit nëse nuk paguhen imediatisht.)
23. Ndaj, mosimplikimi prej fuqisë së natyrshme korruptuese prej pushtetit, duhet ta përdorim për një
organizim korporatist, përmes vendosjes së kontaktit të drejtpërdrejtë me pushtetin: të legalizohet detyrimi
(nga i cili përjashtohen të mjerët) i pagesës ekstra të mjekëve për çdo rast dhe me tarifa të kontrolluara,
prej pacientëve (sepse shëndeti dhe shërbimi vërtet nuk janë sende por çlirimi nga vuajtjet është një
mundësi – edhe mund të mos ndodhë – dhe jo një e drejtë).
24. Dhe grupi i fundit, profesorët universitarë, nëse ata janë të korruptuar siç organikisht një pjesë e mirë
e tyre janë, ky korruptim nuk gjykohet njësoj si i juristëve apo mjekëve: korruptimi i profesorëve është
njëherazi pa lavdi dhe turpërues. Sepse ndryshe nga juristët, këto 25 vjet, profesorët nuk e patën
asnjëherë presionin e tmerrshëm implikues të pushtetit; dhe po ashtu ndryshe nga mjekët (në raport me
të cilët kanë madje pothuajse dyfishin e pagës), nuk mund të paguhen ekstra për produktin e punës së
tyre, sepse “shërimi” nga padituria është që në krye pothuajse një utopi – mund të mos ndodhë kurrë, e
për pasojë profesori ontologjikisht ka zgjedhur të jetë profesor duke pranuar si të natyrshme që mund të
mbetet i pashpërblyer( për më tepër që ai që vuan nga sëmundja e injorancës mund të kalojë një jetë të
gjatë e të qetë, pa iu rrezikuar asfare jeta nga kjo “sëmundje”).
25. Ajo pra që e kemi thënë me kohë: zgjidhje e vetme për profesorët e universiteteve është organizimi
korporatist (dhe si rrugë kontakti të drejtpërdrejt me publikun, do të ishte matja e vlerës së punës së tyre-
sepse dituria nuk është send – me masën e edukimit të qenieve njerëzore që u japin mësim)