Ky është parimi bazë i funksioninimit të çdo ndërmarrje njerëzore, pasi janë vetë njerëzit ata që ngrenë dhe vënë në lëvizje struktura, me qëllim për t’u shërbyer vetë atyre. Pas përvojës së të jetuarit dhe të studiuarit, në Mbretërinë e Bashkuar e Francë, si edhe të punuarit në media në Shqipëri, më rezulton se ndryshimet rrënjësore dhe baza e çdo reforme madhore është vlerësimi dhe investimi tek njeriu.
Qëllimi
Radio-Televizioni Shqiptar (RTSH), ashtu siç parashikohet në ligjin për mediat audiovizuale, nevojitet të ketë shërbime cilësore për të informuar, edukuar dhe argëtuar,duke i shërbyer kështu shoqërisë. Në këtë kuadër, kjo platformë synon të rizgjojë potencialin material dhe të kapitalit njerëzor të RTSH-së, për të përmbushur qëllimin, duke rritur cilësinë për t’iu përgjigjur si kërkesave të publikut ashtu edhe përparimit teknologjik.
Strukturimi i RTSH
Fillimisht nevojitet ngritja e 3 grupeve pune brenda institucionit, që do të merren me; a) vlerësimin e kapitalit njerëzor, b) vlerësimin e kapaciteteve infrastrukturore, c) auditim të brendshëm të financave. Në këtë mënyrë do të ketë një vlerësim empirik të saktë të mundësive që afron RTSH, si edhe një panoramë se ku duhet investuar për të përmirësuar gjëndjen. Veprimtaria e këtyre grupeve të punës do të jetë 1-mujore, duke përpiluar raporte përkatëse, mbi të cilat do të bazohet ristrukturimi dhe menaxhimi i mëtejshëm i RTSH.
- a) Kapitali njerëzor
Vlerësimi i kapitalit njerëzor do të nxjerrë në pah rendimentin e punës të të gjithë të punësuarve në RTSH. Në këtë mënyrë do të mundësohet përcaktimi i personelit në sektorë të ndryshëm për të përmirësuar cilësinë e punës, duke dhënë më shumë rendiment.
- b) Infrastruktura
RTSH ka nevojë për investime në infrastrukturën e saj. Për rrejdhojë një plan i plotë i problematikave do të nxirret nga grupi i punës, dhe në bazë të këtij plani do të ndërhyhet për të përmirësuar infrastrukturën.
- c) Auditi financiar
Auditi financiar i brendshëm do të nxjerrë në pah pikat e forta dhe pikat e dobëta të mënyrës se si janë menaxhuar fondet. Në këtë mënyrë do të ulen shpenzimet e panevojshme.
Ndarja me redaksi
Si në TVSH ashtu edhe në Radio do të futet sistemi i redaksive. Pra do të ketësektorë të specializuar në fusha të ndryshme të informaciondhënies, reportazheve dhe të hulumtimeve. Kështu, programacioni do të funizohet nga veprimtaria e redaksive. Po kështu edhe Departamenti i Aktualitetit do të ketë redaksitë e veta. Redaksitë do të kenë edhe nën-ndarjet e tyre në funksion të nevojave të punës
Redaksitë e Programacionit do të kenë për detyrë hartimin e emisioneve dhe reportazheve. Ato do të jenë:
- Redaksia e Ekonomisë
- Redaksia e Sociales
- Redaksia e Kulturës
- Redaksia e Rajonit
- Redaksia e Botës
- Redaksia e Varietes (që do të merret kryesisht me programe argëstuese)
- Redaksia e Fëmijëve
- Redaksia e Sportit
- Redaksia e Shkencës dhe Teknologjisë
Redaksitë e Lajmeve do të jenë si më poshtë
- Redaksia e Ekonomisë
- Redaksia e Sociales
- Redaksia e Politikës
- Redaskia e Aktualitetit
- Redaksia e Sportit
- Redaksia e Rajonit
- Redaksia e Botës
Gjithashtu Departamenti i Aktualitetit do të integrohet nën varësinë e TVSH dhe të Radios. Në këtë mënyrë do të mundësohet koordinimi më i mirë midis Programacionit dhe Aktualietetit si në TVSH ashtu edhe në Radio. Nga ana tjetër do t’i jepet përparësi në rritjen e numrit të personelit të gazetarëve. Veprimtaria e të gjithë gazetarëve, operatorëve, shoferëve dhe montazhierëve do të të mbikëqyret dhe vlerësohet periodikisht, në mënyrë që produktiviteti dhe krijimtaria e personelit të jetë në përputhje me nevojat e publikut dhe të tregut mediatik. Të gjithë do të dokumentojnë punën e tyre dhe do të hartojnë plane pune javore dhe mujore. Strukturimi dhe mbikëqyrja e veprimtarisë profesionale të personelit të RTSH është një diçka që nuk kërkon shumë fonde, por është e domosdoshme për të bërë nga ndryshimet e vogla e deri tek reformat thelbësore. Po kështu, duke monitoruar dhe nxitur personelin për të menaxhuar punën e vet krijuese, do të kemi edhe një rritje të motivimit për të punuar. Ndërkaq, duke monitoruar ecurinë profesionale të personelit është e lehtë të përcaktosh edhe trajnime të ndryshme që do të ndihmonin në rritjen e rendimentit të punës.
Trajnime
Ndryshimet e mëdha në epokën e informacionit, kërkojnë që të jemi të përditësuar për teknologjinë dhe teknikat më të përparuara. Trajnimet e personelit do të zënë një vend të rëndësishëm për të qënë në lartësinë e duhur profesionale. Kështu trajnimet do përfshijnë:
- Teknikat e hulumtimit të infomacionit
- Teknologjia në media
- Gjuhët e huaja
Për trajnimet do të ketë bashkëpunime më të ngushta dhe më të shpeshta si me organizata vendase ashtu edhe me organizata ndërkombëtare
Marrëdhëniet me jashtë
RTSH do të thellojë marrëdhëniet me institucione homologe të vendeve të tjera. Këto marëdhënie do të jenë në kuadër të shkëmbimeve të ndërsjellta në fusha të ndryshme, përfituese për të gjitha palët.
Akademia e RTSH
Për të pasur një institucion që punon me rendiment të lartë, nevojitet investimi në politikat zhvillimore, sjellja e ideve të reja dhe formimi i brezit të ri. Prandaj nevojitet themelimi i një akademie, e cila do të ketë detyrat e mëposhtme:
- Hartimi i strategjisë së trajnimeve për personelin
- Punë kërkimore mbi risitë më të fundit në fushën e teknologjisë dhe hulumtimit të informacionit për median
- Zhviilimi i anketave dhe sonadazheve në publik, për të pasur të dhëna mbi të cilat do të ndërtohen politika e mëtejshme zhvillimore të institucionit
- Bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë për të përgatirtur brezi e ri të gazetarëve.
Marketingu
Nëse rritet shikueshmëria, rriten edhe reklamat. Plani i marketingut fillon që në rritjen e nivelit te cilësisë të transmetimit dhe të asaj që transmetohet. Gjithashtu gazetarët do të nxiten të sjellin reklama në RTSH, duke u dhënë atyre një përqindje nëse ato transmetohen. (e gjitha kjo brenda kudrit ligjor)
Arkivi
Urgjentisht të ngrihet një grup i posaçëm pune, i cili do të bëjë vlerësimin e kësaj pasurie kombëtare të paçmueshme. Në bazë të rezultateve do të hartohen në urgjencë strategjia dhe plani i veprimit për të shpëtuar arkivin e RTSH.
PROGRAMACIONI/ RIGJALLËRIMI I DINAMIKËS SË FUQIVE PRODHUESE
Edukues, frymëzues dhe argëtues! Këto do të jenë kolonat bazë të programeve të RTSH. Redaksitë do të jenë fabrika idesh, të cilat do të shfrytëzojnë mbi të gjitha kapitalin njerëzor, për të transmetuar programe që do të rrënjosen thellë në veprimtarinë e përditshme të qyetarëve shqiptarë. Dhe mbi të gjitha, që prekin përditshmërinë dhe traditën e shqiptarëve dhe që shfrytëzojnë krijimtarinë tonë ndër vite.
REVOLUCIONARIZIMI I INFORMACIONDHËNIES
Sot gazetaria dhe media nuk janë në krizë për shkak të përparimit teknologjik dhe rrjeteve sociale, por për faktin se janë larguar së tepërmi nga publiku dhe nuk ka një analizë të informacionit që përçohet, në mënyrë që t’i vlejë publiku
Lajmet
Do të thoja se edicioni informativ i RTSH zë 50% të rëndësisë së këtij institucioni. Lajmet do të jenë më të prekshme për publikun dhe do të futet fryma e debatit kontruktiv dhe të përcjelljes së problematikave nëpërmjet reportazheve në çdo skaj të vendit. Lajmet do të ndërtohen në bazë të Parimeve Editoriale të Transmetuesve Publik, EBU.
Debati
Nê edicioni informative do të futet në konceptimin e një kronike të mirëfilltë
Këndvështrimi i qeverisë
Këndvështrimi i opozitës
Këndvështrimi i specialistëve
Këndvështrimi i publikut
Do të synohet dhênia e informacionit të përqendruar të bazuar mbi argumente, i cili është i vlefshëm për publikun në nxitjen e mendimit zhvillimore dhe në të njëjtën kohë informues me ritme kohore të pranueshme
Studimi
Në lajme do të punohet kryesisht me tema informative ose duke shkuar përtej lajmit të ditës. Nga gazetarët e redaksive përkatëse do të pritet një hulumtim i detajuar i çështjeve të ndryshme të shtrirë si në kohê ashtu edhe në hapësirë. Të gjithë gazetarët do të paraqesin plane pune periodike, të cilat do të jenë të ngjashme me mini-teza analitike
Ngritja e gazetarit
Gazatarët do të nxiten të krijonë shpirtin e analizës dhe do të kthehen në analistë të mirëfilltë për sektorin e tyre. Gjithashtu gazetarëve do t’u mundësohen më shumë lëvizje nëpër Shqipëri dhe jashtë saj. Gazetarit do t’i kërkohet llogari me rreptësinë më të madhe të raportimit nëse dërgohet jashtë Tiranës (qoftë brenda Shqipërisë, qoftë jashtë saj). 3 herë në javë një gazetar duhet të ketë lajme të vetat, pra jo të hapura. Drejtori i Departamentit të Lajmeve, do të mbrojë gazetarët në të gjitha rrethanat kundrejt çdo lloj kundërvënie.
Emisione informative
Elita e gazetarëve në çdo redaksi do të ketë një emision të vetin rreth 30 min, i cili do të jetë infromativ dhe duhet me doemos të prodhojë lajm të vlefshëm për publikun. Gazetari do të jetë menaxheri i punës së vet dhe pritet të angazhohet fizikisht dhe mendërisht për të promovuar veprimtarinë e vet, ashtu sikundër edhe RTSH për gazetarët, duke krijuar kështu dinamikën e rezonancës së rritjes së cilësisë në informaciondhënie
Shpërblimet
Përpos rrogës, gazetarët e informacionit do të shpërblehen:
- kur konceptojnë kronike speciale të standardeve më të mira ndërkombëtare
- kur kryejnë një kronikë dhe ka reagim të fuqishëm qytetar në kuadrin zhvillimor
- për emisionin informativ
- për punë me rendiment jashtë orarit zyrtar të punës
Ndëshkimi
Një gazetar apo kushdo personel i RTSH qe e sheh vendin e vet në institucion thjesht “për të marrë atë rrogë dhe për të mbushur normën” është i dëmshëm për zhvillimin e qendrueshëm dhe medoemos duhet të zëvëndësohet, pasi edhe vetë nuk do që të jetë në këtë institucion.
Teknologjia
Departamenti i Aktualiteti do të ketë një faqe zyrtare në rrjetet sociale më të mëdha, i cili do të përditësohet me veprimtarinë departamentit. Do të ngrihet një faqe web, e cila do të ketë informacionin më të fundit, kronikat e ndryshme me “player” të vetë RTSH, si edhe analiza të gazetarëve.
Me anë të teknologjisë do të mundësohet lidhja në kohë reale me publikun. Në faqen web do të jepet edhe mundësia për të komunikuar me publikun dhe për të nxjerrë një vlerësim nga publiku në bazë të veprimtarisë së tyre në kêtë faqe.
Infrastruktura e lajmeve
Me patjetër kryerja e përditësimit dhe rrjetëzimit e kompjuterëve të departamentit.
TVSH lajme
Projekt madhor me dixhitalizimin është vënie në dispozicion edhe një kanal të posaçëm vetëm informativ për RTSH.