Rezarta Caushaj
Integrimi në ngërç
Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, që kishte si qëllim identifikimin e strategjisë që do të ndiqte Ministria e Integrimit mbi 5 prioritet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian, por edhe për zbatimin e rekomandimeve të Progres raportit të fundit.
Nga procesverbali[1], që gjendet bashkangjitur, është u bë e qartë që jo vetëm është me vonesë në hapjen e një diskutimi mbi hapat që do të ndërmerren për 6-mujorin, por edhe që mungesa e një ndërveprimi midis Ministrisë dhe aktorëve të përfshirë tregon se sa të ndikuara janë ato nga zhvillimet politike.
Ministria në raportimin e saj thekson se ka bërë një analizë të raportit, që e ka ndarë në dhjetor 2016 me organizatat e shoqërisë civile me qëllimin për të mbledhur të gjitha propozimet, rekomandimet dhe kritikat e tyre, e gjitha kjo e bërë transparente në Faqen e Ministrisë. Ndryshe nga çfarë pretendon Ministria, në Faqen e saj është i publikuar një lajm i shkurtër mbi takimin, pa asnjë zgjerim mbi pikat kryesore të diskutuara apo edhe cilat kanë qenë propozimet konkrete të shoqërisë civile[2], që përbënin edhe qëllimin e mbajtjes së tij.
Momenti më i rëndësishëm, njëkohësisht tregues se si puna për integrimin ka ngelur ne vend në institucionet përgjegjëse, është moment ku përfaqësuesja e Ministrisë pretendon se ka dërguar pranë Parlamentit një material mbi strategjinë e hapjes së negociatave së bashku me raportin e fundit 3 mujor, por kundërshtohet nga Kryetarja e Këshillit të Integrimit, e cila thekson se asnjë dokument i tillë nuk ka mbërritur as në Këshill e as në Komision. Situata nuk ndihmohet nga fakti se përfaqësuesi i Ministrisë, që pretendon se dokumenti është publik (nuk është në fakt!) nuk di të thotë shkurtimisht se në çfarë konsiston strategjia në fjalë.
Për me tepër i gjithë raportimi në Këshill nga ana e Ministrisë duket si një lojë fjalësh, ku nga njëra anë pretendohet se ministritë koordinuese të 5 prioriteteve kyçe kanë marr masa konkrete për t’i adresuar ato e nga ana tjetër, hapat konkrete kanë të bëjnë me takime të pre supozuara ndërinstitucionale me anë të të cilave është tentuar të evidentohen mënyrat se si do të adresohen.
- Perspektiva e Bashkimit Europian
Në vazhdën e raportit të fundit të APPA-s mbi humbjen e besueshmërisë së përfaqësueseve të BE në vendin tonë, ka pasur një përgjigje të vaktë nga këta të fundit mbi protestën e opozitës. Bashkimi Europian duket i pafuqishëm për të pasur një qëndrim të matur mbi krizën politike dhe madje në mënyrë indirekte ka ndikuar në krijimin e saj, me pamundësinë për t’u paraqitur e paanshme.
Duket se reagimet publike të zyrtarëve publik janë të pakoordinuara, të shkëputura nga realiteti dhe pa asnjë strategji të vërtetë. Mund të kujtojmë reagimet e Znj. Mogherini[3] e Z. Hahn, të cilat, përveçse shprehnin keqardhje për mos regjistrimin e partive opozitare, e quanin protestën si një sulm ndaj ligjit të Vettingut. Nëse e analizojmë këtë deklaratë nga pikëpamja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, është qartësisht e anshme dhe e vakët, në sensin që është deklarata e zakonshme mbi sundimin e ligjit dhe funksionimit të institucioneve, pa asnjë referencë mbi gjendjen aktuale të vendit.
Në muajin prill ishte pikërisht një diplomat europian, i cili do ndikonte në thellimin e krizës politike, kur u akuzua nga Kryetari I PBDNJ, Z. Dule[4], se në një takim me disa parti opozitare kishte propozuar braktisjen e protestës dhe pjesëmarrjen në zgjedhje. Me mungesën e Partisë Demokratike aludohej se roli i këtyre partive do të rritej artificialisht, për të krijuar një opozitë po aq artificial si rrjedhim. Kjo akuzë nuk është adresuar ende, megjithëse do të përbënte një skandal të pandreqshëm në çdo vend europian.
Një tjetër rast për t’u përmendur është ai i raportuesit për Shqipërinë, Z.Fleckenstein[5], I cili fillimisht do të deklaronte: “Dialogu duhet të ndodhë në Parlament. Unë nuk po negocioj për protestën.” Ironikisht, Z. Fleckestein u caktua si një nga negociatorët për zgjidhjen e krizës, së bashku me zv/Presidentin e Partive Popullore Evropiane, David McAllister.
Negociata në fjalë është e destinuar për të dështuar[6] për të gjitha arsyet që përmendëm më sipër, që ndoshta i shtohet edhe fakti se BE nuk ka treguar kujdes në zgjedhjen e negociatorëve, një prej të cilëve ka qenë i paragjykuar ndaj opozitës që prej fillimit.
[1] Procesverbali I mbledhjes së datës 09.002.2017 të Këshillit Kombëtar të Integrimit https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/10/9-shkurt-2017-KIE.pdf
[2] Faqja Zyrtare e Ministrsë së Integrimit
http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/lajme/takimi-konsultues-me-shoqerine-civile-mbi-raportin-e-vitit-2016-te-komisionit-europian-per-shqiperine
[3] http://www.exit.al/2017/04/14/be-e-pafuqishme-veshtron-teksa-ballkani-zhytet-ne-krize/
[4] http://opinion.al/denoncimi-i-dules-dhe-kriza-e-nderkombetareve/
[5] http://www.exit.al/2017/04/25/a-eshte-knut-fleckenstein-negociator-i-besueshem/
[6] http:/www.panorama.com.al/deshtojne-negociatat-rama-nuk-pranon-kushtin-e-opozites-basha-largohet/