Blerina LLALLA është një artiste e re. Ajo është diplomuar nga Universiteti i Arteve të Bukura në Tiranë për pikturë. Më pas ka ndjekur studimet master në Fashion Design nga Instituto Superiore di Design (ISD), Napoli, Itali. Pas kthimit në Shqipëri, Blerina është përfshirë në sektorin e shoqërisë civile dhe ka qenë pjesë e disa trajnimeve dhe konferencave. Ajo ka ndjekur dy praktika, pranë Rrjetit të Studentëve Shqiptarë nëpër botë As@n dhe në departamentin e arsimit, kulturës dhe marrëdhënieve me jashtë në Këshillin Rajonal të Elbasanit. Në të njëjtën kohë ka bashkëpunuar me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare si vullnetare, anëtare bordi dhe koordinatore projektesh. Këto projekte kanë patur në fokus aktivizmin rinor, trashëgiminë kulturore, promovimin artistik dhe menaxhimin e burimeve natyrore mbi çështjet e qëndrueshmërisë. Prej disa kohësh tashmë punon si koordinatore projektesh në një prej departamenteve të shtetit shqiptar. Si një qytetare e motivuar, e interesuar për çështjet politike, sociale dhe publike ajo ka ndjekur kurse të tjera mbi diplomacinë dhe politikën. Blerina vazhdimisht punon me prijekte dhe programe të ndryshme socio-kulturore, që kanë për qëllim të ekspozojnë dhe zgjidhin problemet me të cilat përballen të rinjtë shqiptar.