
Adela Danaj, MScnde
Staf i kualifikuar, politikë-bërës të përgjegjshëm dhe punë serioze: Kërkesat minimale për të siguruar mirë-funksionimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri
Gjatë muajit Tetor ndodhi një tjetër ngjarje e rëndë në dyert e spitaleve shqiptare. Një nënë e re humbi jetën si pasojë e neglizhencës së mjekëve. Kjo të paktën pretendohet nga familjarët e saj. [1] Sipas një interviste të dhënë nga vëllai i të ndjerës, pacientja humbi jetën në ambjentet e maternitetit Koço Glozheni në momentin që do të sillte në jetë foshnjën e saj si rezultat i mos funksionimit të sistemit shëndetësor. E pyetur në lidhje me këtë ngjarje ish-drejtoresha e Koço Glozheni ka pohuar se pretendimet e familjarëve nuk qëndrojnë pasi urgjenca e maternitetit ka qenë e hapur dhe e gatshme për të dhënë ndihmën e parë. [2] Megjithatë, pas akuzave të ngritura prej tij në polici, ish-drejtoresha e maternitetit në fjalë u shkarkua nga detyra[3]. Megjithatë, nuk ka ende asnjë prononcim prej saj, i vetmi lajm që qarkulloi flet për shkarkimin nga detyra me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë me motivacionin e keq menaxhimit.
E parë në këtë këndvështrim, duket sikur ministri e gjeti fajtorin e dënoi për gabimin (duke e shkarkuar nga detyra) dhe vazhdoi i qetë punën e tij të përditshme. Ndërkohë, është ngritur zëri disa herë në lidhje me deformimin që ka pësuar sistemi shëndetësor në Shqipëri, por ende nuk shohim asnjë përmirësim. Rasti që po sjellim në këtë raport nuk ka si qëllim në vetvete gjetjen e përgjegjësve, as të inkurajojë ministrin për shkarkimin nga detyra të ish drejtoreshes Moisiu, por të nënvizojë dhe një herë situatën e përgjithshme në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor në tërësi. Largimi nga detyra e një profesioniste, e cila për vite me rradhë ka drejtuar një institucion dhe zëvendësimi i saj me një tjetër mjek, nuk është zgjidhja që ne presim. Në terma afatgjatë, zëvendësimi i drejtuesëve nuk siguron asnjë lloj garancie për sukses apo mirë menaxhim, siç pretendon ministri.
Në rast se është e vështirë të arrish te zgjidhja e menjëhershmë, atëherë duhet me patjetër të marrësh në konsideratë sistemin. Sa e lehtë është ta thuash, po aq e vështirë është dhe të reagosh, por që “puzzle” të marrë formë duhen parë me kujdes të gjitha hallkat e tij. Në një sistem shëndetësor që gjithmonë e më shumë hidhen dyshime apo ku gjthmonë e më shumë ndodhin ngjarje të rënda, duhet ndërhyrë me urgjencë. Nuk jemi dakord me shkarkimin e ministrit apo shkarkimin e drejtuesëve të institucioneve, historia dhe praktika na ka mësuar se jo gjithmonë kjo është zgjidhja, por vetë drejtuesit të ulen e të shqyrtojnë çdo mundësi për përmirësim. Në ëtë fazë, të paktën na duhet përpjekja ose minimumi, disa shenja që tregojnë se përpjekje serioze po ndërmerren nga përgjegjësit. Staf i kualifikuar, politikë-bërës të përgjegjshëm dhe punë serioze, janë tre themellet kryesore në të cilat duhet të mbështetet sistemi shëndetëso Shqiptar. Për sa kohë të tre këto element mungojnë, ne apo të gjithë pacinetët duhet të vazhdojmë ende të qëndrojnë me “sytë në qiell”, duke shpresuar në Zot apo fat.
- “Zemërgjerësia” e Kryeministrit dhe “paranoja” e opozitës.
Gjatë muajit Prill të vitit 2014, u prezantua për herë të parë skema e mbulimit shëndetësor falas për grupmoshat nga 45-60 vjeç. [4] Sipas parashikimeve të qeverisë në një vit, do të përfitonin të paktën 900 persona nga ky shërbim. Prej viti 2014 e deri më tani, opozita ka akuzuar disa herë qeverinë dhe në veçanti Ministrinë e Shëndetësisë, se kjo skemë jo vetëm që nuk do të funksiononte, por mbi të gjitha ishtë një skemë e pastër mashtrimi, e cila favorizonte miqtë e afërt të pozitës për të përfituar vlera të mëdha materiale dhe monetare. Duke ditur paraprakisht, rolin dhe funksionin e opozitës, por dhe duke njohur lojrat politike në kontekstin shqiptar, shpesh është e vështirë të marrësh seriozisht si pozitën ashtu dhe opozitën. Megjithatë, kjo skemë u vu sërish në qendër të akuzave të opozitës, ku kjo e fundit pati një reagim të menjëhershëm ndaj ndryshimeve që do të ndodhin në këtë planin e ngritur për të siguruar shërbime mjekësore falas[5]. Sipas Kryeminsitrit të vendit, grup mosha që do të përfitojë tani nga mbulimi shëndetësor falas do të jetë nga 35-70 vjeç.
Në fakt, kryeministri nuk ka dhënë asnjë argument përse ndodhi kjo rritje e fashës së grupmoshës. Qëllimi në vetvete mund të jetë i mirë, qytetarët që përfitojnë të jenë më të shumë në numër, por shqetësimi ynë është: A ka mjaftueshëm kapacitet material sistemi shëndetësor Shqiptar për të mbuluar të gjitha shërbimet që ofron falas? Në rast se hedhim sytë nga ngjarjet që ndodhin çdo dite brenda dyerve të spitaleve, përgjigja është e menjëhershme, jo. Atëherë, përse kjo zemërgjerësi? Pastaj, a ka kryer Ministria e Shëndetësisë, ndonjë hulumtim për të parë se sa ka shkuar numri i personave qe kanë përfituar nga kjo skemë? Nëse po, ka një studim të kësaj natyre dhe nëse përgjigja nga hulumtimi ka dhënë rezultate të mira, atëherë le të behet kjo lëvizje e re në skemë. Por, për sa kohë nuk kemi asnjë raport zyrtar, asnjë shifër që tregon se sa individë përfituan, se sa të kënaqur mbetën dhe sa sa lehtë apo vështirë sistemi i përballoi, bën mirë që ti “vëmë veshin” opozitës dhe të mbajmë gjendjen e “alertit”.
[1] Gazeta Panorama. Tetor 2016. http://ëëë.panorama.com.al/vdekja-e-shtatzenes-ne-maternitet-vellai-doreheqjen-duhet-ta-jape-ministri-beqaj/
[2] Koha Jone. Tetor. 2016 http://ëëë.kohajone.com/2016/09/16/vdekja-ne-maternitet-rubena-moisiu-jemi-hapur-24-ore/
[3] Ora Neës. Tetor 2016. http://ëëë.oraneës.tv/vendi/largohet-drejtoresha-moisiu-ne-krye-te-maternitetit-arben-rrugia/
[4] Shqiptarja.com. Prill 2014. http://shqiptarja.com/shendetesi/2712/mbulimi-shendetesor-falas-nga-sigurimet-per-grupmoshen-40-65-vjec-208145.html
[5] Top-Channel. Tetor 2016. http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=338671