![Blerina LLALLA, MSc](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/B.-Llalla-300x300.jpg)
Blerina LLALLA, MSc
Ligji për të drejtën e autorit në fuqi
Muajt tetor për Ministrinë e Kulturës vijnë me një sërë aktivitetesh dhe veprimtarish[1] nga ku na vjen dhe nje prej lajmeve më të rendësishme për hyrjen në fuqi te ligjit për të drejtën e autorit miratuar në kuvendin e Shqipërisë më 31 Mars 2016.
Ligji pritet të shënojë një ndryshim të rëndësishëm në mbrojtjen e të Drejtës së Autorit. Sipas të gjithë përmbajtjes Ligji i ri mbron dhe garanton një kategori vulnerabël që është ajo e krijuesve që asnjëherë s’kane përfituar mbrojtjen e merituar dhe njohjen me të drejta të plota të së drejtës së vet të pronësisë intelektuale. Ky ligj u njeh, mbron dhe garanton autorëve, mjedis të sigurtë dhe mundësi për të përfituar nga puna e veprave të tyre.
Sipas edhe publikimit në faqen zyrtare të MK mësojmë se ka filluar miratimi i akteve nënligjore të këtij ligji, të cilat pritet të japin efektet e para pozitive drejt standartizimit të tregut shqiptar me atë evropian. Edhe ky proces u është nënshtruar konsultimeve të gjera me grupet e interesuara. Gjithashtu pritet që ky proces i miratimit të akteve përfundon në fillim të muajit nëntor.
Ligji i ri për herë të parë pozicionon qartë palët në fushën e administrimit të të drejtave, ku autori do të ketë mundësi përfitimi nëpërmjet skemave të reja që janë parashikuar. Një tjetër garanci që buron nga ky ligj është rregullimi i marrëdhënieve të përfaqësimit agjenci – autor duke siguruar transparencë e llogaridhënie nga agjencitë për krijuesit dhe institucionet publike. Ky ligj tashmë pritet të mbrojë autorin përballë veprimeve arbitrare të shkelësve dhe i jep mundësinë të shpërblehet për punën e tij krijuese.[2]
Për herë të pare:
– krijohet sporteli unik, i cili krijon lehtësi për subjektet përdorues dhe i shërben formalizimit të tregut intelektual.
– kemi rregullime të nevojshme të thjeshta dhe të qarta për organin procedues, gjykatës dhe adresimin e problematikave në lidhje me masat paraprake, sigurimin e provave dhe zgjidhjen efikase të rasteve gjyqësore;
– vendosen kufinjve sa duhet të shpenzojnë agjencitë për të qenë eficentë dhe transparentë. Kështu shpërblimet e merituara të autorëve nuk shkojnë për asgjë tjetër përveçse në emër të tyre.
– rriten dhe forcohen sanksionet për shkelësit dhe abuzuesit me të drejta pasurore të autorëve;
– vendosen tarifat për shpërblim të drejtë, të cilat do të jenë të publikuara dhe të qarta për këdo.[3]
Duke vleresuar të gjithë këtë nismë dhe këtë reform ligjorë të munguar në një kohë relativisht të gjatë në vendin tonë, shpresojmë të arrijmë të shohim efiçencen e këtij ligji teksa ushtron fuqitë e tij, pasi sikurse e kemi prezente në kulturën tonë politike, administrative dhe shoqërore e kështu me radhë, ne vendin tonë nuk kanë munguar ligjet e mira por vullneti dhe dëshira e mirë për ti zbatuar ato. Urojmë që kësaj here të gjithë krijuesit dhe artistët të kenë përfitime konkrete dhe të jenë të mbrojtur përballë çdo situate që do të cenonte integritetin e krijimtarisë së tyre dhe vetë identitetin e tyre.
Thirrja:” Mendoni për Autorin!” – është shumë konkrete dhe aktuale në realitetin tonë po aq sa edhe vetë sfida e të gjitha institucioneve kopetetnte në përmbushjen e këtij misioni.[4]
Projekti i Kinemasë Shqiptare dhe “Mediterranea 18”
Një tjetër lajm si një mundësi e mirë për të konservuar pasurinë e trashëguar nga kinemaja e së kaluarës është ai i projektit të organizimit të seksioneve të punëtorisë “Arkiva në Lëvizje”, sesionet ë para të të cilit nisën gjatë muajit tetor.[5] Projekti në fjalë i Kinemasë Shqiptare (ACP) ka pasur mbështetje zyrtare dhe pritet të zhvillojë punëtori rajonale trajnimi në Ballkanin Përëndimor për profsionistët e arkivave audiovizive.[6]
Gjithashtu gjatë këtij muaji mësuam për nismën e radhës nga ku gjatë vitit në vijim pritte të mbahet Bienalja e Artistëve të rinj (mbi 200) nga Mesdheu dhe Europa, përkatësisht në qytetet e Tiranës dhe Durrësit do të mbahen aktivitetet e parashikuara.
Sipas Drejtuesit artistik të kësaj Bienaleje, z.D. Zeneli koncepti i saj do të jetë: “Shtëpia’’ e Bienales së ardhshme ‘’Mediterranea 18’’ do të bazohet në 4 elementë: Historia, duke u nisur nga historitë personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës. Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjetojmë. Ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriut për të qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tij fizike apo imagjinare. Dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjeve dhe pamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkim të shtëpisë së ëndrrave”.
Bienalja e mesdheut shërben si një platformë ku artistët dalin jashtë rutinës së tyre dhe i bashkohen një dialogu ndërkulturor mes ‘’shtëpive’’- qoftë ato fizike, virtuale, shpirtërore apo imagjinare.[7]
[1] Faqja e MK- sesioni Lajmeve http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme
[2] Faq. Shqiperia.com https://www.shqiperia.com/Te-drejtat-e-autorit-tashme-te-mbrojtura-me-ligj.39068/
[3]Gazeta Shekulli http://www.shekulli.com.al/p.php?id=385376
[4] Faqja e MK- sesioni Lajmeve : http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/te-drejtat-e-autorit-ligji-qe-mbron-autoret-ligji-qe-mbron-krijimtarine&page=1
[5]Ballkanweb Filmat e Kinostudios: http://www.balkanweb.com/gazetashqiptare/filmat-e-kinostudios-qe-rrezikojne-demtimin-e-pakthyeshem/
[6] Faqja e MK- sesioni Lajmeve : http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/projekti-i-kinemase-shqiptare-ne-aqshf-filmi-bashkon-ballkanin-perendimor-ne-tirane&page=1
[7] Faqja e MK- sesioni Lajmeve : http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/shqiperia-hap-dyert-per-mediterranea-18-per-here-te-pare-bienalja-e-artisteve-te-rinj-te-mesdheut-dhe-europes-zhvillohet-mes-durresit-e-tiranes&page=1