
Endrit KAPAJ, LLM
1-Hashash-politika
Ministri I Drejtësisë, në një konferencë para mediave,nër të tjera për situatën e prodhimit dhe trafikut te kanabis deklaroi se; “na duhet të reagojmë ndoshta në një mënyrë më të fortë sesa deri më sot dhe po qe e nevojshme duhet të dalë dhe ushtria.”[1] Kjo deklaratë shkaktoi një fortunë të vërtëtë, veçanërisht në rradhët e mazhorancës, madje duke aluduar deri për shkarkimin e Ministrit, z. Manjani.
Por duket se deklarata e Ministrit të Drejtësisë është një shqetësim I sinqerte I tij. Në kushtet që jemi sot,lufta kundër mbjelljes së lëndëve narkotike, është vërtet shqetësim, pasi Shqipëria, sipas informacioneve jo vetëm publike, por edhe informacioneve që vetë Ministria e Brendshme ka bërë publike nëpërmjet mediave, evidentohen se janë asgjësuar apo ka pasur parcela të mëdha të mbjella nga Veriu i Shqipërisë deri në Jug të saj, nga Lindja në Perëndim të Shqipërisë, pra, është një fenomen që është shtrirë gjerësisht.
Ndërkohe, ka një Strategji Kombëtare kundër drogës të vitit 2012-2016 që është miratuar edhe me Vendim nr. 4013, datë 20.06.2012, të Këshillit të Ministrave. Në këtë strategji janë përfshirë të gjitha masat parandaluese, por nuk është vetëm puna e policisë, janë masat sensibilizuese për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe në përgjithësi të drogave. Këto masa parandaluese, sensibilizuese janë të ndërthurura me masat operacionale në të cilat përfshihen rezultatet që ka arritur sot policia në asgjësimin e bimëve narkotike. Statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregojnë se, deri në prill 2016, për trafik droge, janë të dënuar 335 persona dhe 678 persona të tjerë janë në pritje të gjykimit.
Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë ka sjell pengimin e ecurisë normale të institucionit të Prokurorisë, si organi që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Problematika e krijuar kërkon zgjidhje të menjehërshme nëpërmjet miratimit të një dispozite kushtetuese tranzitore. Në optikën e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo ndërhyrje emergjente në ligjin themeltar duhet t’u japë fuqi dispozitave të mëparshme ligjore, deri në miratimin e paketës së plotë të Rëformës në Drejtësi.
Prokuroria e Përgjithshme konstaton se, në Kushtetutën e re, disa aspekte proceduriale thelbësore, janë të pazbatueshme për shkak të mungesës së bazës ligjore. [2]
Parë në këtë prizëm deklarata e Ministrit, Z. Manjani, nuk duket aq e cuditshme dhe absurd. Ashtu sikurse në luftën ndaj korrupsionitkorrupsionit, edhe ne rastin e luftes ndaj prodhim dhe trafikim te narkotikëve, masat e ndërmarra pervec efikasitetit duhet të përcojnë mesazhin ne publik që ky aktivitet I paligjshëm nuk tolerohet.
2- Problemi I pronësisë së tokës “post-factum” ose “post-mortum”.
Komisioni i Venecias në Sesionin e tij të datës 14-15 tetor miratoi opinionin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqiperisë, mbi cështjen e ligjit të pronave. Sipas Komisionit të Venecias, ligji në përmbajtjen e tij vlerësohet i drejtë dhe proporcional për kushtet e Shqipërisë. [3]
Këto vite, të cilat duhet ti kishin shërbyer deri diku zbutjes të problemit të pronesisë mbi tokën, kanë sjell në formën e ultimatumit gjetjen e një zgjidhje të re, sa më të plotë e të justifikuar legjislativisht të kësaj cështje madhore për shoqërinë shqiptare. Përvec pronarëve të vjetër, kemi subjekte të tjerë që kanë shfrytëzuar amullinë e momentit e zotërojnë objekte e biznese mbi këto toka që nuk kanë akoma pronar të legjitimizuar në asnjë lloj mënyre.
Efektet negative që ka procesi i mos-kthimit të tokës tek pronarët, të gjithë i dimë dhe i vëm re nga veriu në jug, mungesa e investimeve të huaja serioze, zhvillimit të qëndrueshem turistik dhe rural dhe shumë të tjera. Por më shumë duhet të theksoj efektin tek morali shoqëror, moral I shtrembëruar ndjeshëm si pasojë e një padrejtesie mbi të cilën është ngritur I gjithë sistemi ekonomik dhe shoqëror. Problemin e pronësisë së tokës nuk duhet të shikohet më si një problem vetëm ekonomik dhe social por mbi të gjitha si një problem juridik.
Deri në vitin 1998, ish pronarët, apo të shpronësuarit e paligjshëm nga regjimi i “ligjshëm” i diktaturës, duket se kanë marrë diçka. Kushtetuta e re e aprovuar në vitin 1998, në fakt, pohon shume qartazi se ” prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil ” (Neni 41, pika 2). Kjo do të thotë se shteti nuk ka të drejtë të shpërndajë tokën e të tjerëve sipas dëshirës së tij, përjashtuar këtu për interesa publike të përshkruar qartë në legjislacionin shqiptar.(shih ligjin 8561 datë 22. dhjetor 1999, neni 8 pika a ë). Nëse zbatohet Kushtetuta e drejta e pronësisë i përket atij që pronën e ka: ‘të blerë, të dhuruar ose të trashëguar’. E keqja është se edhe pas miratimit te Kushtetutes, veprimet shtetërore kanë shkelur Kushtetutën dhe për këtë asnjë nga institucionet drejtuese të shtetit nuk ka marrë masat e duhura.
[1] Ministri Manjani në konferencë shtypi http://www.drejtesia.gov.al/al/newsroom/lajme/ministri-manjani-ne-konference-shtypi-informon-mbi-ecurine-nje-vjecare-te-punes
[2] Prokuroria e Përgjithshme: Kushtetuta e re ka krijuar ngërç në aktivitetin e institucionit. Kërkohet zgjidhje urgjente me dispozitë http://www.pp.gov.al/web/Njoftime_per_Shtyp_38_1.php#.WBB64OV97ct
[3] Ligji per pronat, shprehet Komisioni i Venecias: Ligji eshte i drejte.