![Sokol Kondi](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/03/sokol-kondi-300x300.jpg)
Sokol Kondi
1- “Superdrejtoresha” e turizmit, paditet penalisht por ngrihet në dëtyrë
Fillimisht gjatë muajit u mendua se Agjencia Kombëtare e Turizmit solli ndryshime të mëdha në gjirin e saj. Rezultoi se drejtoresha Julinda Dhame u largua nga ky institucion, pas emërimit që u duk se mpri për t’u bërë Drejtoreshë e Përgjithshme në Bashkinë e Tiranës.
Pas kallzimit penal nga KLSH ndaj saj dhe shkeljeve të tjera që APPA ka pasqyruar rregulisht çdo muaj, ky na u duk si njëfarë reflektimi nga ana e qeverisë, dhe menduam se pasi ka marrë parasysh sugjerimin e KLSH-së për ta larguar nga AKT-ja drejtoreshën, e ka bërë realitet një gjë të tillë. Por do të ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Ky “reflektim” i qeverisë jo vetëm që është gjysmak, por kalon në limitet e absurdit. E vërteta është se drëjtoresha jo vetëm që është emëruar në bashki, por madje vazhdon të mbajë edhe postin e saj në AKT.
Pra një “super-drejtoreshë”, për të cilën me sa duket shteti ka nevojë në të gjitha nivelet e tij, si në atë qëndror, ashtu edhe në atë lokal. Një drejtoreshë që i shkakton dëm ekonomik të rëndë shtetit, por që në vend që të ndëshkohet, promovohet. Ky është modeli i shtetit që duam? Po ta kishte marrë vërtet parasysh kallzimin penal të KLSH-së, qeveria dhe ish ministri i saj, sot kryetar i Bashkisë së Tiranës, nuk mund të kishin punësuar në një instutucion të rëndësishëm një nëpunëse të administratës shtetërore që ka shpërdoruar 92 mln lekë sipas KLSH, por që janë mbi 100 mln sipas përllogaritjeve dhe raporteve që APPA kë përcjellë ndër muaj.
Por “Rilindja” ka shkuar përjet çdo parashikimi duke i shtuar një vend ekstra drejtorëshës, në vend që ta ndalojë të ushtrojë çdo funksion publik për shkak të dëmit që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit. Një gjë e tillë verifikohet nga prania e Julinda Dhames në Panairin e Turizimt të Shqipërisë në Paris, ku ajo ka prezantuar vendin tonë së bashku me ministrin Ahmetaj, pasi ka bërë disa dalje publike si drejtoreshë e përgjitshme e Bashkisë së Tiranës.
Në këtë logjikë, në vend që ta ndëshkonte drejtoreshën për keqmenaxhimin e fondeve në AKT, e majta e ka shpërblyer atë, ndoshta për faktin se ka qenë koordinatorja e fushatës së kryeministrit Edi Rama në Vlorë, ku ky i fundit është zgjedhur deputet. Ndërkohë vetë AKT, ka bërë njëfarë reflektimi, pasi ka vënë në zbatim disa rekomandime të KLSH-së për të paditur disa biznese përfituese nga dëmi ekonomik që drejtoresha i shkaktoi shtetit. Bizneseve në fjalë iu kërkohet që të kthejnë pas paratë e përfituara padrejtësisht. Në këtë mënyrë, AKT e ka pranuar që i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit, sikurse ka konstatuar KLSH. Por “katharsisi” i këtij institucioni është gjithsesi gjysmak, derisa drejtësia penale të thotë fjalën e saj.
2- Ligji i ri i turizmit
Muaji shtator solli edhe miratimin në parlament të ligjit të ri për turizmin. Ky ligj përmban disa risi edhe elementë pozitivë. Për shembull parashikon krijimin e një agjencie që do të akreditojë vendosjen e yjeve përkatëse për hotelet. Do të legalizojë agkencitë dhe guidat turistike, përmes kushtesh të posaçme. Kjo dhe shumë nene të tjera duket se e përmirësojnë ligjin për turizmin, pasi vënë në diskutim edhe kërkesën për një lehtësim fizkal për këtë sektor, për ta bërë më të konkurrueshëm në raport me vendet fqinje. Sidoqoftë, do mbetet për t’u parë zbatimi i tij, çka ka qenë gjithmojnë ajo që i ka penguar ligjet në përgjithësi në Shqipëri, më shumë se sa përpilimi apo miratimi i tyre.
3- Show ministerial në kohë situate jo fort të mirë ekonomike
Në një kohë kur të dhënat e fundit nga Instat flasin për një përkeqësim kostan dhe të vazhdueshëm të bilancit tregtar, kur arritjet në ekonomi konsiderohen vetëm gjobat dhe sekuestrot dhe ku për rritjen ekonomike për frymë, apo punësimin është vështirë të flitet me tone optimiste, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, ka vijuar shfaqjen e tij të zakonshme mediatike, e përbërë kryesisht nag akuzat për qeverinë e mëparshme dhe premtime për arritjet që do të kryejë kjo qeveri. Në fakt, për rezultate të deritanishme edhe vetë ministri e ka patur me sa duket të vështirë të flasë.
Ai ka përmendur faktin se 900 deri 1000 biznese të reja kanë nisur të regjistrohen në QKR, mirëpo kjo nuk ka një korelacion direkt me përmirësimin e klimës së biznesit apo zhvillimin ekonomik, të paktën në periudhën afatshkurtër. Në raportin e fundit të gjendjes të së punësuarve, Instat vazhdon të paraqesë 109 mijë të punësuarit, të cilët i përmend shpesh edhe qeveria, por pa bërë të ditur në asnjë rast se në cilët sektorë janë punësuar. Por tashmë është e qartë për këdo se bëhet fjalë thjesht për një formalizim të sistemit të punësimit, më shumë se sa për vende të reja pune të hapura rishtazi.
Sikur të mos mjaftonin mosarritjet ekonomike që kemi raportuar çdo muaj, ministri, në vend që të përveshë mëngët dhe të japë më të mirën për përmirësimin e situatës, përkundrazi, ka hequr dorë nga kompetencat e tij dhe ka dhuruar një tjetër show duke dalë në terren për të iunspektuar aksionin për formalizimin e biznesit. Duke qenë se bëhet fjalë për kontrolle tatimore, ato i takojnë ministrisë së Financave, kështu prania dhe shoë falas i ministrit në këtë rast, ishte njësoj si sjellja e disa bizneseve të caktuara qëlëshojnë fatura jo’tatimore, në Shqipëri, pra e “abuzive”.
Sipas Instat në muajin korrik eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 2,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 7,6 % në krahasim me Qershor 2015. Importet e mallrave në muajin Korrik 2015 arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 6,5 % në krahasim me Qershor 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 23,0 % krahasuar me Korrik 2014 dhe 20,3 % në krahasim me Qershor 2015. Janë këta tregues që duhet ta bëjnë ministrin të reflektojë dhe jo kuponat tatimorë, që janë çështje e financave.
Referenca:
http://www.mapo.al/2015/09/akt-kerkon-parate-e-shperdoruara-nga-drejtoresha
http://www.monitor.al/mf-ne-8-muaj-27-5-milione-leke-gjoba-subjekteve-te-lojerave-te-fatit/
http://www.monitor.al/ekonomia-ne-sekuestro-2/
http://www.ekonomia.gov.al/al/neësroom/lajme
http://www.instat.gov.al/media/301891/anketa_tremujore_e_forcave_te_punes__t1_-_2015.pdf
http://www.instat.gov.al/media/308257/tregtia_e_jashtme_korrik_2015.pdf
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=309494#k3
http://www.parlament.al/ëeb/PROJEKTLIGJ_P_R_TURIZMIN_19738_1.php